Luan Baçi: Oltion Caku, kot e ke, nuk më tremb dot, as ti, as shefat e tu, as administrata jote e korruptuar

1390
Sigal

Hajduti Oltion Caku, Drejtori i Tatimeve në Fier, ka vite që vjen çdo ditë nga Tirana në Fier, vjedh paratë e taksapaguesve fierakë, bën presione, ve gjoba, vazhdon grabitjen e bizneseve.

Menjëherë reagoi pas publikimit që unë bëra, disa ditë më parë të një sms të ardhur te unë, për vjedhjet e tyre dhe lëvizjet, që priten të bëhen në drejtorinë e tatimeve, ku hajduti ” Refugjat” Oltion Caku do të ikë te Vipat në Tiranë dhe një tjetër hajdut “Refugjat” do të vijë në Fier, që nga Tirana, por këtë radhë, ky e ka edhe familjen në Amerikë

Nuk më TREMBNI dot O, OLTION CAKU, as ti dhe as shefat e tu të korruptuar dhe hajdutë.

Pasi bëri tentativat e shumta duke më dërguar njerëz dhe sinjale, bashkëpunimi, që të bëhesha i korruptuar politikisht duke mos folur, për hajdutllëqet tuaja, tani DËRGON SINJALIN e gjobës, kontrollit, presionit dhe shantazhit.

Nuk mjaftohesh, me gjoba, kontrolle dhe shantazhe, te kompania, por vazhdon të bësh presione edhe te biznesi i vogël familjar i bashkëshortes time në Fier.

Vazhdo hajdut të kontrollosh, të bësh presion, meqënëse ke kontrolluar me dhjetra herë, keni gjobitur disa herë, ju dhe institucione të tjera, dhe kompania ka treguar me gjyq se kemi pasur të drejtë, vazhdo të luftosh nga karrigia e drejtorit hajdut, për mbijetesën tënde të korruptuar.

FRIKË ? Unë ? Jo, të garantoj!

TI HAJDUT ORDINER DUHET TË KESH SHUMË FRIKË, DUHET TË KESH VËRTETË SHUMË.

Është shumë afër dita, të garantoj, që do të hapen letrat, janë të shumtë ata që kanë denoncuar për presionet, dhe lekët që merr, punojnë dhe aty te ty, zonja dhe zotërinj të ndershëm, pavarësisht se janë të majtë, por janë të ndershëm dhe parimorë, por normal, kanë frikë nga hakmarrja jote dhe nuk flasin hapur.
Ti je kthyer në një përbindësh, i fortë me para, i fortë me pushtet, nuk është e lehtë, të vish nga Elbasani çdo ditë, të vjedhësh me arrogancë dhe askush nuk të thotë dot një fjalë.

Kam dëgjuar se edhe “Deputetët” rilindas të Fierit, kur të marrin në telefon të thonë:
“Shef na fal për shqetësimin, se e dimë që ke shume punë…” etj…e jo më të kontestojnë sjelljen, apo praninë tënde të padrejtë këtu.

UNË JAM KËTU, DO TË NDJEK NGA AFËR, NUK DO TË NDALOJ, NUK DO TË STEPEM, PAVARËSISHT LUFTËS TËNDE NGA KARRIGIA E DREJTORIT HAJDUT.

Ti do të ikësh në Tiranë, se e mbarove misionin këtu, tani do “monitorosh” vipat.

Njoftimi tendecioz që ke dërguar, nuk është i pari, por këtë herë reagove shumë shpejt, je bërë shumë nervoz, dhe del vërtetë shumë zbuluar, por të siguroj që do dështosh, si gjithmonë.

MË MIRË HAJDE VETË, SE NJIHEMI DHE NGA AFËR, sa herë e ke kërkuar këtë, do të ngelet merak.

E DI QË KE FRIKË, por unë do të thoja, ti nuk duhet të kesh frikë, ti duhet të kesh SHUMË FRIKË
Është mirë kur trembesh se nuk vazhdon të shtosh zullumet, se që je për në burg kjo as që diskutohet.

JEMI NË PRITJE TË ARDHJES TËNDE, “I NDERUAR” HAJDUT OLTION CAKU.