Llukan Saqellari/ Merr nga dhitë e bën zabitë

852
Sigal

Opinioni im vjen nga krahina e Zagorisë që dikur ka pas qenë një zonjë e rendë. Zagoria e Mihal Haritos e Çajupit e Aristidh Rucit e shumë burrave me zë mbarë kombëtar. Sot, e rrezuar për tokë!
***

1…Një bashkëfshatari im vjen nga qyteti dhe do të ndërtojë shtëpi në vendlindje, në truallin e babait. Jo- thotë Kryeplaku, nuk lejohet, kështu janë ligjet. Dhe më tej: Jam Jorgo Ndrekua, i biri i Dhames që më ka rënë koka këtu në Hoshtevë, e di gjithë mëhalla, pyeti. Më njohin dhe gurët e rrugëve.
Nuk e priste këtë përgjigje. Erdhi gjithë gëzim bile kish marrë edhe një çadër ta ngrinte në kopsht e të bënte gjumë të rehatshëm.
Ashtu, i demoralizuar, shkoi në Komunë, e pas shumë mundimesh, i lodhur nga rruga që bëri në këmbë se dikur ka pasur autobus…takoi Kryetarin e madh.
– Ja, zoti Kryetar, dokumentet e pronësisë të 1946, vendi është boshë, më lejo të ngre një copë kasolle…me shpenzimet e mia….Priste që Kryetari t’i thoshte: “Mirëserdhe, ne njerëz duam, ta gjallërojmë  Zagorinë  e boshatisur dhe do të të gjendem pranë”… Por, ja bëri zgjyrë, ja bëri sterrë!… “Presim një ligj nga Qeveria të autorizojë komunat të shes prona….e, kur të dalë ligji do jesh i pari që ta blesh…!

-Të blej truallin e babait?….Jo, kurrë! Më mallkon babai nga varri e më thotë: “Kaq i humbur qenke bërë more djalë sa të blesh tokën tënde dy herë!
***
2…  Në mes të fshatit një kope me 300 dhi. Erë e keqe e plehut, miza, mushkonja… Gjendje e padurueshme… Edhe në kohët e para nuk ishte kështu. Kryeplaku që ka kopenë e tij brenda vijës së verdhë, thotë: “Nuk ka ligj që kopeja të mos rrijë brenda fshatit!
Veç erës së keqe të plehut, tani në verë, në rrugët e fshatit, krijohet prej bagëtisë një pluhur i madh që i futet banorëve në mushkëri…në banesa…në rroba…dhe çobani megjithëse ka rrugë tjetër për të kaluar sillet si feudal. Nuk ka faj, është zënë gjin i ri! Togu i plehut, pesë metro nga banesat, vret dy herë. Një herë banorët e fshatit, që shumica janë të moshuar e azmatikë dhe më keq akoma, ditën në drekë, në sytë e pushtetarëve, merrte udhën për te bimët e drogës për të bërë të tjera vrasje, më fatale! Rrugët janë katandisur keq e mos më keq nga këmbët e bagëtive.
Kryetari Komunës përsërit mungesën e ligjeve! Po Këshilli i Komunës, “Parlamenti i Krahinës” nuk nxjerr dot rregullore të brendshme? Qëmoti edhe fshatrat kishin ligjet e pashkruara të tyret. Ankesa të përsëritura. Ankesa kolektive, në emër të lagjes në Drejtorinë e Shëndetësisë e të Mjedisit Gjirokastër, por asnjë zgjidhje në bazë të ligjeve. Përsëri ankesa në Ministrinë e Shëndetësisë dhe të ..Mjedisit… Na drejtojnë për zgjidhje te Kryetari Komunës. Por.., fol në derën e shurdhit sa të lodhesh!
***

Kështu do të gjallërohen krahinat kodrinore – malore, me tradita patriotike e të pasura me monumente kulture? Kështu do ta bëjmë Zagorinë turistike, që meriton të bëhet? Me këtë pushtet vendor do të rilindi Zagoria! Drejtues që nuk njohin ligjet. Aspak të trajnuar në këtë fushë, megjithëse harxhohen shumë para për zijafete të kota. Turp që në shekullin 21 “t’i marrësh nga dhitë e t’i besh zabitë”!

pensionist