Lavdosh Ferruni: Sot mblidhet Aleanca për mbrojtjen e Gjirit të Vlorës. Të gjithë në këmbë për të përzënë TEC-in kanceroz të Bangladeshit

258
Sigal

Për të shpëtuar Vlorën nga TEC-i pushtues i Bangladeshit sot do të mblidhet në 09:30 grupi nismëtar i riorganizimit të Aleancës për mbrojtjen e gjirit të Vlorës. Grupi do të diskutojë për të gjitha rreziqet, që i kanosen zonës nga TEC-I, ndërsa do të bëhet edhe një analizë e veprimeve që mund të ndërmerren për të ndaluar këtë katastrofë mjedisore, që pritet të ndodhë në Vlorë. Ambientalisti Lavdosh Ferruni njofton se sot në orën 11:00 do zhvillohet një konferencë shtypi. Në njoftimin e bërë publik Ferruni shprehet: “Do ngrihet Vlora e do ja ndërrojmë drejtimin TEC-it të Bangladeshit”! Në një shkrim të publikuar nga Gazeta ‘Telegraf’ një ditë më parë Ferruni gjithashtu deklaronte: “Qeveria po e zbaton strategjinë e koorporatave të naftës verbërisht që ta kapin Vlorën qetësisht. Hapi i parë i kapjes vjen me anë të TEC-it të Bangladeshit, që aktualisht po rimorkiohet për t’u ngulur në Gji të Vlorës dhe që djeg rreth 600 ton mazut çdo ditë për 2 vjet rresht. Zbulohet se kompania italiane Renco paska histori të lidhjes me mafian italiane, raste të provuara rrushfeti në Afrikë etj.” Ambientalisti Lavdosh Ferruni është gjithashtu nismëtar i lëvizjes kundër Petroliferës si dhe një sërë akuzash të tjera në mbrojtje të natyrës shqiptare.