Kim Mehmeti: Le të lutemi për vëllezërit tanë kosovarë

407
Sigal

“Sa fatkeq duhet të jetë një popull, si vëllezërit tanë në Kosovë, që janë në duart e një Presidenti dhe të disa pleqve të LDK-së të cilët edhe tani, kur rrezikohet jeta e qytetarëve, ata merren me interesat e tyre personale. Andaj le të lutemi për vëllezërit tanë kosovarë të cilët krahas betejës ndaj virusit Covid-19 janë përballur edhe me jonjerëzoren të përmasave më monstruoze të disa burrështetasve të vet. Dhe pas daljes nga kjo krizë, kosovarët do duhet të gjejnë edhe ilaçin kundër harresës e të mbajnë mend se cilët ishin politikanët e dalë nga ‘Strofulli i Gjarprit” që sot u bëjnë thirrje qytetarëve të mos i përfillen vendimet qeveritare?! E tmerrshme dhe aq monstruoze sa e ke të pamundur ta kuptosh se si mund të shkojë deri këtu destruktiviteti politik e njerëzor!?”