Kastriot Myftaraj/Simbolika e xhamisë me katër minare në Tiranë

1095
Sigal

Kur pas përfundimit të luftës në Bosnjë-Herzegovinë, në Sarajevë do të ndërtohej një xhami e madhe e financuar nga Arabia Saudite, entuziastët në fillim kërkuan që ajo të ishte një xhami me katër minare, e denjë për të qenë xhami mbretërore, meqënëse do të sponsorohej nga Mbreti Fahd. Por autoritetet ndërkombëtare që qeverisnin Bosnjë-Herzegovinën në atë kohë ndërhynë për të ftohur mendjen e autoriteteve bosnjake dhe të sauditëve. Një xhami me katër minare është një xhami e ashtuquajtur sulltanore, dhe të cilën e ndërtonin sulltanët që arrinin ndonjë sukses të madh në Xhihad, në luftën e shenjtë islamike për pushtimin e tokave joislamike. Në kryeqytetin otoman Stamboll, gjatë periudhës imperiale otomane u ndërtua vetëm një xhami me katër minare Xhamia Sulejmanie, të cilën e ndërtoi Sulltan Sulejman Kanunliu (i njohur në Perëndim si i Madhërishëm), pushtuesi i Beogradit (që atëherë ishte një fortesë hungareze), Budës (kryeqytetit hungarez), dhe sulltani që mësyu dy herë Vienën. Xhamia me më tepër minare, e ndërtuar në kohën otomane në Stamboll, në 1616, ajo e Ahmedit I, e cila ka gjashtë minare, është rezultat i një keqkuptimi: Ahmedi I mendonte se ai ishte sulltani që do të arrinte sukses në mësymjen në Perëndim, atje ku dështoi Sulejmani i Madhërishëm.

      Në Sarajevë nuk kishte pasur një xhami me katër minare në kohën otomane. Ndërtimi i një xhamie të tillë atje, në Bosnjë-Herzegovinën e sapodalë nga lufta, do të thoshte që Sarajeva kqyrej si avanpost i Xhihadit, çka ishte ajo që serbët, e një kohë edhe kroatët e patën thënë me të madhe. Një xhami me katër minare mbreti saudit kishte ndërtuar në kryeqytetin e Pakistanit,Islamabad, që shihej si një avanpost i Xhihadit për shkak të konfliktit të Pakistanit me Indinë për Kashmirin. Prandaj u hoq dorë nga projekti fillestar i ndërtimit të xhamisë së madhe të Sarajevës me katër minare dhe Xhamia e Mbretit Fahd në Sarajevë u ndërtua me vetëm një minare.

      As në Shqipëri, duke kuptuar me këtë fjalë krejt trevat shqiptare, nuk ka pasur një xhami me katër minare në periudhën otomane. Bashkësia Islame e Shqipërisë, siç është emërtimi zyrtar i asaj që në media njihet si Komuniteti Musliman, prej vitesh ka kërkuar me të madhe ndërtimin e një xhamie të re në qendër të Tiranës, duke përdorur për këtë dy argumente: Së pari, pas vitit 1990 muslimanëve nuk u ishte dhënë e drejta që të ndërtonin një tempull të tyre në qendër të Tiranës, ashtu siç ishte bërë me dy bashkësitë e tjera fetare të krishtere, ortodokse dhe katolike. Këtu harrohej fakti se muslimanët, për shkak se Islami kishte qenë religjion zyrtar në shtetin otoman, patën mundur të ndërtonin një xhami në qendër të Tiranës, atë që është e sot, gjë që nuk patën mundësi ta bëjnë dy bashkësitë e tjera religjioze, ato të krishtere, ortodokse dhe katolike. Së dyti, u pretendua se muslimanët nuk kanë vend se ku të falen dhe detyrohen të rrinë edhe në trotuar gjatë kryerjes së riteve. Në të vërtetë, xhamitë e qytetit të Tiranës, që janë më tepër se tridhjetë janë mëse të mjaftueshme për të strehuar praktikuesit e fesë islame, nëse ata do të kryenin ritet në xhaminë që është në lagjen e tyre. Por ditëve të premte, praktikuesit e Islamit, udhëzoheshin që të shkonin tek Xhamia e Ethem beut në qendër të Tiranës, dhe xhamitë e tjera të qytetit të Tiranës mbeteshin gjysmë bosh.

      Nejse, u dha leja për të ndërtuar një xhami të re në qendër të Tiranës. Tash që u dha leja për ndërtimin e xhamisë u bë e qartë se Komuniteti Musliman na paska kërkuar dhe iu dha e drejta që të ndërtojë një xhami me katër minare! Xhamia që nisi të ndërtohet nuk është kopje e Xhamisë së Sulltan Bajazitit II, siç është thënë në shtyp. Xhamia e Bajazitit II në Stamboll i ka vetëm dy minare. Sa për ngjashmërinë në kupolat ajo është karakteristikë e të gjitha xhamive sulltanore. Xhamia e re e Tiranës është më tepër e ngjashme me Xhaminë e Sulltan Sulejmanit të Madhërishëm. Është e qartë se Komuniteti Musliman nuk paska dashur të ndërtojë një objekt kulti që do të shërbente për përmbushjen e nevojave për kryerjen e ritualeve, por paska dashur të ndërtojë një tempull të Xhihadit! Përse duhen katër minare? Xhamia me minaren më të lartë në botë, Xhamia e Mbretit Hasan II në Marok, ka vetëm një minare. Një minare është e mjaftueshme për të mbajtur megafonët nga të cilët thirret ezani i dixhitalizuar. Në çdo minare vendosin më shumë se një megafon, nga një për çdo kahje të horizontit. Kështu që në katër minaret do të ketë gjashtëmbëdhjetë megafonë që do të thërresin ezanin në arabisht!!!

      Xhamia me katër minare që thërresin ezanin në arabisht nuk ka kuptim tjetër veç atij se Tirana shihet si një avanpost i Xhihadit. Kjo është një gjë evidente dhe e pamohueshme. Dhe këtë gjë nuk janë duke e bërë një grup radikalësh brenda Komunitetit Musliman, por drejtuesit zyrtarë të Komunitetit Musliman Shqiptar, në bashkëpunim me Qeverinë dhe Bashkinë e Tiranës. Katër minaret e xhamisë së re të Tiranës japin kumtin se kur të krijohet situata e favorshme në Shqipëri do të nisë Xhihadi, lufta e shenjtë islamike për vendosjen e Shqipërisë nën sundimin islam, sipas traditës së Haxhi Qamilit. Katër minaret janë si katër shtiza të flamujve të Xhihadit. Katër minaret e xhamisë janë një simbol që i inkurajon muslimanët praktikues, si dhe ata që janë ngurues, duke u thënë se ne e mbajmë lart flamurin e Xhihadit dhe sapo të vijë dita do të lëshojmë kushtrimin e Xhihadit.

      Është shumë interesante se ka një agjendë të përbashkët mes bashkësive islame në Tiranë dhe Prishtinë për të ngritur arkitekturën e Xhihadit në kryeqytetet respektive shqiptare.Parapak kohësh në Prishtinë nisi ndërtimi i xhamisë së madhe të re, e cila gjithashtu do të ketë katër minare, pra do të jetë një monument i Xhihadit. Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava mori pjesë në ceremoninë për nisjen e ndërtimit të xhamisë së re në Tiranë. Kujt i shërben kjo simbolikë e Xhihadit e ngritur në dy kryeqytetet shqiptare? Sigurisht jo interesit nacional shqiptar. Të dy krerët e bashkësive islame shqiptare, asaj të Shqipërisë dhe të Kosovës, i uruan kreut të muslimanëve shqiptarë në Maqedoni, i cili gjithashtu ishte i pranishëm në ceremoninë e mbajtur në Tiranë, që së shpejti edhe Tetova të kishte një xhami me katër minare. Kështu përmbushet trekëndëshi arkitekturor xhihadik në hapësirën shqiptare.

      Leja për ndërtimin e xhamisë së re në Tiranë u dha në emër të parimeve të bashkëjetesës religjioze, harmonisë dhe tolerancës, por praktikisht ajo që u bë është se u dha leje për një fortesë të Xhihadit. Tashmë u vërtetua teza ime e kahershme se është e kotë dhe e rrezikshme të tolerohet çfardo forme e Islamit në Shqipëri, qoftë ai edhe i ashtuquajtur i moderuar, siç supozohet të jetë Islami i ndjekur nga Komuniteti Musliman në Shqipëri, se krerët e ashtuquajtur të moderuar të Komunitetit Musliman e keqpërdorin tolerancën duke e shndërruar në një ekspedient të Xhihadit. Ne të gjithë i kemi parë të huajt që kalojnë në qendër të Tiranës dhe ndalen për të fotografuar dhe filmuar Xhaminë e Ethem beut sidomos në kohën që prej minares së saj thirret ezani në arabisht. Mund të imagjinohet se të huajt që vijnë në Tiranë do ta bëjnë këtë gjë shumë më tepër tek xhamia e re me katër minare. Xhamia me katër minaret e larta, duam s’ duam, do të bëhet emblema e qytetit të Tiranës.

      Nëse vendosim kompasin në qendër të Tiranës, te monumenti i Skënderbeut, dhe bëjmë një rreth me rreze jo më tepër se treçerek kilometri, atëherë brenda këtij rrethi do të kemi katër xhami (Xhaminë e Ethem Beut, Xhaminë e Dine Hoxhës në fillim të Rrugës së Kavajës, Xhaminë e Kokonozit-Tregut të Ri, si dhe Xhaminë e re). Këto katër xhami do të kenë shtatë minare. Shtoju këtyre edhe një tyrbe islamike që gjendet brenda këtij rrethi, dhe që ka devijuar shëmtueshëm arkitekturën e një ndërtese të bukur, si dhe Teqen e Sheh Pazarit prapa Pallatit të Kulturës, e cila gjithashtu gjendet brenda rrethit. Brenda rrethit gjendet edhe selia e Komunitetit Musliman. Kjo do të thotë se brenda këtij rrethi të qendrës së Tiranës ka shtatë objekte kulti islamike me shtatë minare! Një kryeqytet me shtatë minare në qendrën e tij të ngushtë është një qytet me profil islamik. Ky ishte dhe një nga qëllimet e atyre që projektuan dhe po ndërtojnë një xhami me katër minaret në qendër të Tiranës, që t’ i japin kryeqytetit të Shqipërisë një profil turko-arab.

      Askush, qoftë ky qeveritar vendor apo qendror nuk e ka mandatin, nuk e ka tagrin për t’ i dhënë kryeqytetit të Shqipërisë një profil turko-islamik. Rreth nëntë dekada  më parë, kryeministri i Shqipërisë Ahmet Zogu shembi shumë xhami në Tiranë, që t’ i largonte kryeqytetit dukjen e një qyteti oriental islamik. Natyrisht se këtë gjë mund ta bënte kryeministri musliman, Ahmet Zogu, dhe jo kryeministri i krishterë, Fan Noli, se kjo do të nxiste konflikte religjioze. Për një pjesë të madhe të shtresës së mesme dhe të lartë të Tiranës ndërtimi i xhamisë së re me arkitekturë xhihadike dhe profilizimi turko-arab i qendrës së Tiranës nuk janë më tepër se një lloj ekzotike turko-arabe, e cila shkakton bezdi vërtet, por që nuk duhet marrë seriozisht, dhe të luftosh me të është njëjtë si lufta që bënte Don Kishoti kundër mullinjve të erës, të cilët i shikonte si gjigandë frikësues. Koha do ta tregojë se sa gabim e kanë këta njerëz.

      Këtu është me vend një krahasim. Në vitet 1941-1942, në Shqipëri erdhi duke prosperuar shtresa e mesme dhe e lartë falë investimeve që bëri Italia në Shqipëri për interesat e veta. Me paratë e fituara, shqiptarët e shtresës së mesme dhe të larta ndërtuan shtëpi, dyqane, hotele etj., çka do të thotë se supozohej që të qenë të shqetësuar mbi të ardhmen e vendit se kjo lidhej me fatin e pasurisë së tyre. Këta njerëz e shikonin si një ekzotikë politike lëvizjen komuniste që erdhi duke marrë hov në Shqipëri në atë kohë. Atyre u dukej krejt e pamundur që një grusht komunistësh të merrnin pushtetin në Shqipëri, në emër të antifashizmit. Por me krijimin e një situate të favorshme ndërkombëtare që ishte kapitullimi i Italisë fashiste, lëvizja komuniste erdhi duke u rritur edhe më tepër dhe në vakuumin e krijuar nga largimi i gjermanëve nuk e pati të vështirë të merrte pushtetin, sipas ligjit historik se një pakicë që përdor dhunë ekstreme triumfon ndaj shumicës apatike. Pastaj dihet se çfarë ndodhi, shtresa e mesme dhe e lartë në Shqipëri u shpronësua dhe u përndoq nga diktatura komuniste. E njëjta gjë mund t’ i ndodhë edhe shtresës së mesme dhe asaj të lartë, të sotme të Tiranës, sado e habitshme që t’ i duket. Në një situatë të caktuar ajo mund të gjendet nën diktatin e një regjimi islamik në Shqipëri, që do ta shpronësojë atë për të fituar mbështetjen e të varfërve, ashtu siç bënte Haxhi Qamili dikur me bejlerët dhe tregtarët. Do të ishte naivitet i pafalshëm për qytetarët e Tiranës që të vazhdojnë jetën e tyre nën hijen e katër minarëve të xhamisë së re, sikur nuk ka ndodhur gjë tjetër përveçse një ndryshimi të bezdisshëm. Në të vërtetë ka ndodhur një ndryshim i madh: Tashmë ata jetojnë nën “Shpatën e Damokleut” të Xhihadit.

      Në 20 prill 2013, me nisjen e ndërtimit të xhamisë së re me katër minare në Tiranë, praktikisht u shpall Xhihadi, lufta e shenjtë islamike nga asfare më pak se vetë kryetari i Komunitetit Musliman të Shqipërisë, Haxhi Selim Muça, në prani të kryeministrit dhe të kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Tashmë u bë e qartë se rrezik për rendin kushtetues në Shqipëri nuk janë një grusht radikalësh islamikë, meshkuj me mjekra vehabite dhe femra me shami dhe ferexhe, por rrezik janë të gjithë ushtruesit e Islamit në Shqipëri. Është detyra e institucioneve që kanë përgjegjësi për mbrojtjen e rendit kushtetues në Shqipëri që të ndërhynë për të ndaluar ndërtimin e këtij monumenti të Xhihadit që është xhamia e re e Tiranës. Dhe nëse institucionet përkatëse nuk e bëjnë këtë, është atëherë kanë të drejtë ta bëjnë shqiptarët e përgjegjshëm. Nëse dikush në shekullin VII ka qenë aq i zgjuar sa t’ i mobilizojë të tjerët, duke pwrfshirw edhe kriminelët, duke u ofruar si plaçkë pasurinë e grupimeve te shenjuara, duke arritur rezultate befasuese, këtë gjë dinë ta bëjnë mirë edhe të tjerë në shekullin XXI, dhe pastaj të shohim se çfarë do të ndodhë.

       Ndërtimi i Xhamisë së Madhe në Tiranë është bërë i mundur falë bashkëpunimit të oborreve mbretërore arabe të Gjirit Persik dhe të qendrave perëndimore të botës së off-shore, ku qarkullojnë paratë e ardhura nga shitja e naftës. Falë këtij bashkëpunimi, ardhja e parave arabe në Shqipëri ka nisur që të shtohet ndjeshëm pas një ndalimi që iu bë vite më parë. Për lidhjen mes projektit  për arabizimin e Shqipërisë dhe interesave të botës së off-shore do të shkruaj përsëri më vonë. Është indinjuese që qytetarët shqiptarë të cilët kanë para në off-shore-t nuk mund t’ i sjellin ato, ndërsa paratë e oborreve mbretërore arabe hynë në Shqipëri nga off-shoret si ndihma humanitare, apo sponsorime për objekte kulti, arsimore etj. Unë kam përshtypjen por edhe faktet e mjaftueshme për të thënë se agjencitë ligjzbatuese në Shqipëri nuk e kontrollojnë më fluksin e parave arabe dhe turke që hyn në Shqipëri për të sponsoruar agjendën e turko-arabizimit të Shqipërisë.

      Nëse do të kqyret me kujdes burimet e këtij fluksi do të zbulohen gjëra nga më paradoksalet, për të cilat historia na jep mësime që duhen mbajtur parasysh. I tillë është rasti i “bamirësit” musliman Hajredin Hoxha, i njohur si Dine Hoxha, me emrin e të cilit njihet xhamia që është në fillim të Rrugës së Kavajës në Tiranë, për shkak se ai dhuroi truallin për ndërtimin e saj në vitet tridhjetë të shekullit të kaluar. Studiuesi shqiptar nga Kosova, Halim Purellku, vitin e kaluar ka botuar një libër, për të cilin ka përdorur ndër të tjera edhe të dhëna të nxjerra nga arkivat e Beogradit. Në këtë libër jepen fakte se Dine Hoxha ishte agjent i paguar i Beogradit. Sipas arkivave serbe Dine Hoxha ka marrë para dhe armë nga serbët në disa raste. (Halim Purellku, “Zona e pushtimit jugosllav në Shqipëri: 1918-1921”, Qendra e Studimeve Albanologjike, Instituti i Historisë, Tiranë 2012, f. 118-120) Halim Purellku jep edhe referencat e plotë nga arkivat e Beogradit në serbisht. Referencat që dhashë më lart janë vetëm disa prej atyre që jep Halim Purellku. Në 1920, kur dibranët i dhanë ultimatum duke e kërcënuar me asgjësim, Dine Hoxha bëri sikur i shkëputi lidhjet me serbët, por koha tregoi se kjo nuk kishte qenë e vërtetë. Është sa ironike aq edhe domethënëse që xhamia e njohur si më radikale islamike në Shqipëri, çka është ajo e Rrugës së Kavajës, është vepër e një agjenti serb! Kështu i donte dhe i do demonologjia e Serbisë shqiptarët, radikalë islamikë, ashtu që serbët t’ ia paraqesin shqiptarët Europës si rrezik të madh. Dine Hoxhës tashmë i kanë bërë edhe një këngë lavdëruese, por që nën dritën e të dhënave arkivore fiton një konotacion sarkastik: “O kush është Dinia gjithkush e di e/Burrë i mençur zemërstuhi e”.  Tashmë gjithkush e di se cili është Dine Hoxha: agjent i Serbisë, falë pareve të së cilës u tregua bamirës dhe na la në mes të Tiranës xhaminë radikale.

      Disa vite më parë gjykatat shqiptare me kërkesën e Prokurorisë vendosën që të konfiskojnë pronat e një arabi ndaj të cilit nuk kishte asnjë vendim gjyqësor të formës të prerë me të cilin të ishte dënuar si terrorist, apo financues i terrorizmit, por që thjesht ishte në listën e zezë të OKB-së si sponsorues i terrorizmit. Tashmë ne kemi një dispozitë në Kodin Penal në bazë të së cilës konfiskohen pronat që kanë në Shqipëri personat që e kanë emrin në këtë listë, pavarësisht se nuk janë dënuar me vendime gjyqësore. Në këtë pikë nuk mund të mos bëhet pyetja: Kur ne veprojmë kështu në dobi të sigurisë së vendeve të tjera që janë shumë larg nesh, çfarë duhet të bëjmë kur është fjala për sigurinë tonë? Me këtë dua të them që Prokuroria e Përgjithshme ka detyrim që të konfiskojë Xhaminë e Dine Hoxhës si e ardhur burime financiare të lidhura me terrorizmin çfarë ishte bashkëpunimi i Dine Hoxhës me shërbimet e fshehta serbe për destabilizimin e Shqipërisë. Prokurorisë së Përgjithshme së shpejti do t’ i vihet në disponim një dosje e plotë me faktet që e bëjnë të nevojshme këtë gjë, si dhe me bazën ligjore. Tani, ose Prokuroria e Përgjithshme do të bëjë punën e saj, ose të rrijë mënjanë dhe të shikojë se si e bëjnë të tjerët punën që supozohet ta bëjë ajo.

       Në 100 vjetorin e vdekjes së Haxhi Qamilit (ai është vrarë në qershor 1915) në Tiranë do të kemi një xhami sulltanore me katër minaret, ashtu siç ia donte zemra Haxhi Qamilit. Kështu, ata që po e ndërtojnë këtë xhami, do të kenë mundësi t’ i thonë Haxhi Qamilit, që bërtiste dikur me të vetët “Dum Babën” (Sulltanin): “Çohu Babë se ta prumë Babën”. Baba të cilin kërkonte Haxhi Qamili ishte Sulltan Mehmet Reshati V, i cili ishte në fron në kohën e rebelimit të Haxhi Qamilit. Ky ishte dhe sulltani i fundit otoman që sundoi në trojet shqiptare dhe i fundit që i vizitoi ato. Ndërmjet praktikuesve muslimanë në Tiranë po qarkullojnë zëra se xhamia e re do të quhet Xhamia e Mehmet Reshatit V, në nder të sulltanit të fundit që sundoi në trevat shqiptare. Natyrisht se kjo nuk do të bëhet zyrtarisht që në fillim, por nuk mund të mos bëhet pyetja se përse xhamia e re nuk ka një emër zyrtar. Emërtimi Xhamia e Namazgjasë ka të bëjë me vendndodhjen e saj, por nuk është emërtim zyrtar. Arkitektura xhihadike sulltanore e xhamisë me katër minare të krijon bindjen se çështja e emrit nuk është një legjendë urbane, por ka një të vërtetë në këto fjalë që qarkullojnë. Nuk e di se sa i kanë ardhur në vesh SHISH-it këto zëra, por kam përshtypjen se drejtuesit të sotëm të tij i vjen keq që xhamia e re ka vetëm katër minaret, dhe jo gjashtë sa ajo e Sulltan Ahmetit I.

      Që Tirana të ketë një xhami me katër minare, duke ndjekur shembullin e keq të Prishtinës, në një kohë që Sarajeva nuk e ka ende një të tillë, kjo është me të vërtetë një tregues që ilustron se cili është paralelogrami i projektimit të forcës në bashkësinë e muslimanëve praktikues në Shqipëri. Është një tregues se, si radikalët, ashtu dhe “të moderuarit” janë brinjë të të njëjtit parallelogram të forcës, që e projekton forcën në një fushatë të ardhshme të Xhihadit, kur të jetë krijuar situata e favorshme ndërkombëtare. Kur Tirana të ketë një xhami me katër minare, ezani i thirrur në arabisht nga megafonët e këtyre minareve, do të ketë një kumt të qartë, pavarësisht se cili do të jetë kuptimi i fjalëve në arabisht. Kuptimi i këtij kumti do të jetë: Ta marrin vesh të gjithë që ky qytet, ky vend është yni, është islamik! Dëgjoni e shikoni! (Shikoni qendrën e Tiranës me katër xhami, shtatë minare e një tyrbe). Kjo i përket kohës kur ata që e japin këtë kumt nuk e ndjejnë veten të fortë sa për të bërë atë që bëri Haxhi Qamili? Dhe kur ta ndjejnë veten aq të fortë….