Jozefina Traboini/ Fyle  e Barroso te ne u lanë, e u  lyen…

583
Sigal

Nuk erdhi  ndonjëherë ndonjë  i deleguar  nga Europa të bëjë  një  falënderim   për  luftën  kundër  komunizmit  shqiptar

* Juriste

Sa  do të  doja  që  të  kishim  edhe  ne  shqiptarët  një  ditë  festive , atë  të  rënies  së  komunizmit, por që  të  jemi  të  gjithë   bashkë , e  jo  vetëm   njëra  palë.   Shikoni   vendet   që  mbartin  dhe   duan  kulturë   demokratike.  Më  ka bërë  shumë   përshtypje   vizita  e  Presidentit   Nishani  në  Poloni.  Një  ditë  shumë  e  shënuar  për  Polakët  rënia  e  komunizmit … Festë  dhe  kujtesë  e respektuar  për  të  rënët e këtij  regjimi  gjakatar  që  kaploi  lindjen  dhe  vendet  e saj.  Kur?  Do të ndodhi  që  këtu  në  vendin  tonë??  Ndonjë  njëri  i  rëndësishëm  si  politika  botërore, si  udhëheqës   të  mëdhenj   të  shteteve  të  mëdha   si  Obama, Merkel, Ren, Fyle Barrosso  iku,  por edhe  etj.,   etj.,  të  festojnë  me  ne, rënien  e këtij  komunizmi  gjakderdhës  që pësoi  populli  ynë,  respektin  e thellë  të  munguar  për  njerëzit  e rënë e flijuar për  të… Kam  dilema  të forta?? Por  nuk  po hezitoj  dhe  po  e shkruaj,  se  vendi  ynë  ka shumë  e shumë  dashnorë (inamorato)  me të. Pra me komunizmin  dhe pleboin  e  tyre,  xhaxhi  Enverin. Në  do kush  të  punojë  dhe  të jetë  idhull i  shkrimit,  duhet  të  bëjë  librin “Gjysmë  shekulli  komunist  shqiptar”  Materialet  dhe  faktet  për  këtë  libër  janë  të  përngjashëm  pak  a  shumë  me  atë pjesë  të “Ferrit”  të  Dantes  së  madh.  I qëndron drejtë shprehja e shenjtë  e Pader  Zef  Pëllumbit, se Dante duhet  ta kishte  shkruar për  në atë  libër,  jo  për të  tjerët. Defterët e vuajtjeve dhe shkatërrimit, janë  me vulën  dhe  pullën  më  të  turpshme  të  shekullit  i cili ishte  një  shekull zhvillimi, ishte– progresiv  për  shumë  vende të botës dhe një  zhvillimi – regresiv  për ne Shqiptarët. Ndërsa  bota  eci  para  50 vite, ne u mbrapsëm, ecëm  mbrapa  50 vite. Askujt, ose  pak  kujt i leverdis sot  ta  duan  të  vërtetën e asaj kohe, nuk e kuptojnë që  kohën e bëjnë njerëzit, por koha e ikjes  së   tij  nga  ky  vend  është e parealizueshme  dhe  e pa dëshirueshme. Debati   në  Shqipëri  socialist-komunist   për mua   është   një  dhe  i pandarë… Mësim –lojë  e  kontrollit  të  shpirtrave,  tani  këtu  është   bërë   lojë  cic –mic, me  ne.  Dhe mund  të themi  si ajo shprehja lozonjare  “nuk  ekziston  një  fund,  por vetëm  një  pafundësi   fillimesh”. Apo  ajo më  e thjeshta  që  kujtimet  e  këqija  vrasin  më shumë  se  murtaja…  S’filitet një  masë  e madhe e popullsisë  në  fatkeqësi,  në  “jazë të zezë  të përjetshme  për  50  vjet dhe  historia politike hesht?? Kalova  lumin , të  dhjefsha  pelën   thonë  shkodranët” Paraqitja  e politikës sonë përpara  europianëve  është  thjeshtë një fasadë dhe dashja e tyre e mohimit me dëshirë, fyen një  popull  intelektual, një shtresë Europiane në  gjenezë, heronj të heshtur të demokracinë  dhe  në  këtë kohë na dalin  dëshmorët  komunistë, shpëtimtarë për  Europën? Na urdhëron  z. Fyle  në  Tiranë, për urimin e  Statusit  Europian … Lahet  e  lyhet  nga  pushtetarët  tanë  dhe  pastaj  ja  fillon të  këshillojë  se  si duhet  të marrim  mend, bëjmë  sikur  kemi, por që nuk kemi  aspak. Por të gjitha i ka të shkruara  e sajuara, nuk di Fyle ose të tjerët  sa  probleme thelbësore  kautike  të  përjetshme kemi   ne? Nuk  erdhi  ndonjëherë  Fyle, Barroso, apo ndonjë i deleguar nga Europa të bëjë një falënderim për luftën kundër komunizmit Shqiptar !!!  Është fushë monumentale engrirë në  aspektin politik për memoriet  Europiane.  Fyle, Barroso dhe  spektri politik europian  nuk e  di? A dinë  gjë  për  politikën  ‘sanguine  Shqiptare’ .. apo  fryhen  lehtë nga disa “veprimelazaratëse” dhe  “bumi”  i reformave, ikën   e vjenë   në vendin  tonë, një vend  i  pa meritë- demokratik.  Lavdëron   Fyle, Barroso  për  Statusin  “duke thënë sukses kolektiv, nuk  e din se pa i hipur  mirë  avionit  për gjetkë në vizitat e tjera të programuara, dalin qeveritarët  në  konferenca  për  shtyp  dhe  thonë …  është  sukses selektiv vetëm i yni.  Iku Barroso, Fyle nga kryetari, do zëvendësohet dhe do krenohet me meritën e fundit, vizitën dhe marrjen e titullit të  nderit nga  presidenti ynë . O lale…  lale duam Europë  ne!!! Vendi  më i padisiplinuar  për rregullat  e shkruara  të  saj ? Ndërsa të jetuara, kemi  argumente  plot zoti  Fyle, Barroso!! …Ju e dini që kemi një oqean gjaku të mpirë nga të pafajshëm në luftë për  lirinë, për  demokracinë Europiane.  Zoti  Fyle, Barroso !! A e dini që  Ju  këtu uroni proletarë të kuq flakë komunistë!!! Që nuk i  shpon as plumbi,  as vrasja as rendi, sepse  kanë  mbrojtën e kupolës dhe sevdanë  e  Kryeministrit ,  sepse baballarët e tyre  dhe  këto  vetë  në vend  të zemrës kanë çimento dhe zot  nuk  Ju  njohin  Ju, por  paranë. Nuk e di se sa viktimë?  apo e fituar do të  jetë Shqipëria  me këtë  status? Sepse duke fituar euroskeptikët  në zgjedhjet  e fundit  parlamentare  Europiane, duhet të  mendojnë?  Është një zgjidhje e lehtë  apo e  pamundur? Uroj të hulumtohet pak për të drejtën e këtyre viktimave,  edhe sado pak. Destabilizimi  ekonomik në Europë është mode, e  paparë ndërsa në  vendin tonë ky destabilizim  për  veç se i përjetshëm  ekomomik, është  thellësisht  shpirtëror  e politik.  Besoj se më  këtë status  Shqipëria  u  tolerua,  por  jo u pastrua. Por si gjithmonë ne do na mbetët  grushti në gjoks duke e rrahur me kapadaillëk  “Ja e morën ne”. Sepse  Barroso, Fyle me Europianët  nuk  e dinë që për fitimtarët  më  të  mëdhenj janë vetë  këto pushtetarët  tanë, e jo populli. Fjalimi  i Barrosos e i Fyles  këtu ishte  një gëzim  i madh, edhe  personal  pasi  përmbyllën mandatin e  tyre me  këtë.  Sa mandate e  dekada do t’i duhen  akoma  Europës  të përmbushi një të  drejtë  të   vetme  për “Statusin moral për demokratët  e lirisë  së  vërtetë  Shqiptare?”. Zotërinj parlamentarë Europiane:  Thyeni njëherë  të  vetme tabutë  e kohës së sotme, kujtohuni pak për kohën tonë të zymtë, kohën  e mjerimit. Ekzistojnë  edhe  në Shqipëri viktima  të  demokracisë  pa marrë asnjë status, edhe  atë moral, të merituar  plotësisht  me baza e norma të ligjit moral e politik. Tani që  jemi vend kandidat  e  keni  për  detyrë  të  kujtoni pak edhe  për  këto njerëz që  luftuan  shumë me egërsinë e kuqe  komuniste,   që  u pushkatuan  në  kufijtë e kësaj  Shqipërie  për  të jetuar me Ju dhe si  Ju, aty në Europë ku jeni Ju. Kujtohuni  një herë, bëni  një ditë të madhe, atë  të  “Faljes  për  viktimat e tij”.  Europë!!  Kësaj shtrese i janë  borxh shumë vetë që ju  i nderoni sot. Duhet t’ju vrasi ndërgjegjja dhe përgjegjësia  nëse  jeni  Europianë e  jo komunistë të  saj!