ISSH po zhvat sigurimet e 7600 invalidëve, të paguara nga privatët

577

  Flet Abdullah Omuri: Të drejtat e  invalidëve po cenohen dhe mohohen prej shtetit, asnjë premtim i mbajtur

  – Zoti Omuri, kohët e fundit vihet re një përplasje midis
shtresës së invalidëve dhe drejtuesve të ISSH? Si qëndron e vërteta e kësaj çështje?

Sigal

Po, është e vërtetë. Ka më shumë se një vit që ISSH, nën pretekstin e
kontrolleve të auditit ka pezulluar mbi 7600 pensione invaliditeti, duke i
quajtur debitorë dhe aktualisht edhe sot që ne flasim, këtyre invalidëve të punës
iu mbahen paratë padrejtësisht, me pretendimin se janë marrë tepër. Në bazë të Ligjit
për Sigurimet Shoqërore, personi i aksidentuar në punë, me sëmundje
profesionale, apo sëmundje të përgjithshme, por që pretendojnë për KEMP dhe kur
komisioni mjekësor i caktimit të aftësisë për punë merr për secilin, duke e
deklaruar invalid të plotë apo të pjesshëm, futen automatikisht në skemën e
sigurimeve shoqërore dhe trajtohen me pension invaliditeti. Në rastin tonë, konkretisht
kemi të bëjmë kryesisht me invalidë të punës, të cilët janë deklaruar nga KEMP me
6 orë, ose 8 orë, me punë të lehtë. Këta invalidë, me mënyrat e tyre kanë gjetur
mundësi punësimi dhe janë punësuar, qofshin këto institucione shtetërore edhe
private. Pra, për ta bërë të kuptueshëm për të gjithë lexuesit, kjo kategori invalidësh
janë me të drejtë pune. Përfitojnë edhe pagesën për punën, por edhe pensionin e
invaliditetit. Ky invalid, edhe pse ka gjetur një punë nuk është riaftësuar, por
ai me forcat e tij është munduar të integrohet në shoqëri, por në të njëjtën
kohë i ka shërbyer edhe familjes, por ka eliminuar përfitimin e ndihmës
ekonomike, duke qenë i punësuar. Kërkohen të mbahen paratë e dhëna edhe nga
ISSH, por edhe nga firmat private. Perse këto lekë i mban shteti, ndërkohë që duhet
t’i kthehen privatit, pasi pagesën e ka bërë privati?

 

2-     
Flitet se do të ndëshkohen si falsifikatorë invalidët, ndërkohë
që pranë zyrave të ISSH janë dërguar dokumentet që ato kanë kërkuar? Në këtë
kuadër, nëse ka shkelje, kjo shkelje është bërë nga vetë nëpunësit e ISSH?

Në fakt iu janë mbajtur dhe po iu mbahen paratë. Ne mendojmë dhe jemi të bindur
se mbajtja e parave është në kundërshtim me të gjithë legjislacionin në fuqi. Arsyeja
se invalidët, kur janë deklaruar invalidë nga KEMP, i gjithë dokumentacioni që është
dorëzuar në administratën e sigurimeve shoqërore është dorëzuar kundrejt kërkesave
të kësaj administrate. I gjithë dokumentacioni dhe dosjet e invaliditetit, që këto
invalidë të përfitojnë pension invaliditeti administrohen nga administrata e
sigurimeve shoqërore. Atëherë si mund të kenë përfituar para tepër këto invalidë?
Ne mendojmë se të tilla veprime arbitrare behën vetëm për të mërzitur njerëzit,
duke i diskriminuar si invalidë. Ne shtrojmë përsëri një pyetje:- Si ka mundësi
që të ju mbahen paratë këtyre invalidëve, kur i gjithë dokumentacioni ndodhet
në administratën e sigurimeve shoqërore? Në lidhje me pretendimin, për mbajtjen
e pensioneve që ju mbahen këtyre invalidëve ne mendojmë se ka një abuzim nga
ISSH, se nëse ju mbahet pensioni invalidëve të punës, duhet detyrimisht t’u
kthehen paratë që kanë derdhur punëdhënësit e këtyre invalidëve, duke paguar
kontribute të sigurimeve shoqërore. Nëse ju mbahet pensioni invalidëve të punës
dhe nuk ju kthehen paratë punëdhënësve, një veprim i tillë lë shteg abuzimi dhe
punëdhënësit kanë të gjithë të drejtën për të ndjekur rrugët ligjore.

3-     
Në fakt, ka edhe invalidë pune që me shumë vështirësi kanë
fituar proceset gjyqësore, për këtë qëllim dhe përsëri ISSH bën rolin e të paditurit.
A mendoni se heqja e shumë emrave bëhet për shkak të mungesës së parave? Ka dalë
një udhëzim nën zë që të ri kontrollohen ata që kanë marrë statusin e invaliditetit
(tetra dhe paraplegjike) dhe të hiqen sa më shumë nga skema, për shkak të mungesës
se likuiditetit.

Në fakt, unë nuk jam në dijeni të këtij veprimi, por nëse realisht mund të ndodhë,
është një ndëshkim i pamerituar për këta persona, por edhe një ndëshkim për ato
institucione, që e marrin një vendim të tillë.

4-     
A keni menduar të diskutonim me drejtuesit e ministrisë së
linjës dhe në rast mos dakordësie, a keni menduar të filloni protestat?

Në fakt, këto probleme janë diskutuar me drejtuesit e ISSH në prani edhe të
ZV/Ministres së Mirëqenies Sociale dhe e kanë pranuar shqetësimin tonë. Po më
13 tetor 2016, kryesisht këtë problem, por edhe probleme të tjera i kemi
diskutuar me Ministrin e MS, Z. Klosi dhe është për të ardhur keq, ku Z. Klosi
mbron drejtuesit e ISSH në shkelje të hapur, të të drejtave të invalidëve të punës.
E themi në shkelje të hapur, mbasi në disponojmë edhe VKM që na japin të drejte
neve. Nuk po i bëjmë publike, se do na duhen për me vonë këto akte juridike. Për
t’ju përgjigjur pyetjes tuaj, në lidhje me protestat. Në çdo hap kemi ndjekur rrugët
e dialogut. Kur këto rruge bllokohen, e drejta për të protestuar në mënyrë
demokratike është hapur.

5-      Cila është thirrja
juaj për bashkëvuajtësit, familjet e tyre, shtetarët dhe organizmat e të drejtave
të njeriut?

Ne, nuk do të dëshironim kurrë që invalidë të punës me paterica, pa këmbë
pa duar, të sëmurë me sëmundje profesionale, me diabet, të sëmurë kardiakë apo
me çrregullime mendore të dilnin në rruge për një të drejtë që u është shkelur
nga disa njerëz që përfitojnë të ardhura mujore, sa 14 invalidë të punës, të pjesshëm.
Ne kërkojmë të kemi vëmendjen e Kryeministrit, të Ministrit Klosi, i cili është
edhe Kryetari i Këshillit Administrative të ISSH, por edhe të organizmave që mbrojnë
të drejtat e njeriut. Me shumë keqardhje, por jam i detyruar të them se
administrata e ISSH ka zënë myk dhe janë familjarizuar me shkeljet e të drejtave
të kësaj shtrese. Në asnjë rast nuk morën mundimin që të përmirësojnë gjendjen
e invalidëve të punës. Si rezultat i mos kryerjes së detyrës funksionale dhe punës
së dobët të këtij institucioni, sot janë prishur raportet e përfitimit të pensioneve.
Invalidët e punës përfitojnë pension shumë herë më pak seç u takon, dhe kanë
qenë kontribues në skemë, se sa pjesa tjetër që s’kanë qenë kontribues në skemë.
Ky është rezultati i këtij institucioni. Edhe njëherë ju bëj thirrje instancave
përgjegjëse të reagojnë, se nesër do të jetë vonë!