Ing. Xhafer Murseli: Në Gjermani “Uniper Energjie” shtetëzohet, në Shqipëri çdo gjë me koncesion!

234
Sigal

-Kosova dhe Shqipëria ju kanë lënë në dorë këto burime “firmave fantazmë” të huaja

– Shqipëri, nafta, gazi, mineralet janë grabitur nga firmat e huaja mafioze në bashkëpunim me “bandat vendore”

– Kryeministri Rama në vend që të merret me problemet sociale në Shqipëri i është vërsulur “Mini Shengen“ Ballkani perëndimor“

– Furnizimi me energji dhe kontrolli jo korrekt i shitjes dhe blerjes së energjisë  po e çon Shqipërinë në katastrofë energjitike.

– Pse u mbajt e heshtur dhe e fshehur Konferenca gjithëshqiptare e mbajtur në Prishtinë, mbi shrytëzimin e pasurive tona në dobi të vet popullit tonë?

Për shkak të çrregullimeve me furnizim gazi nga Rusia, kompanitë energjetike shfrytëzuan rastin dhe bënë shtrenjtime jashtë mase, edhe duke e keqpërdorur krizën momentale. Shteti gjerman për tua ndaluar hovin kompanive kriminale energjetike, po i shtetëzon këto kompani gradualisht. Rast konkret është shtetëzimi i kompanisë më të madhe gjermane ‘Uniper Energie’, e cila po shtetëzohet (nacionalizohet nga shteti). Në gjeografinë shqiptare gjithçka po ndodh e kundërta. Rrjeti energjetik dhe inkasimi i konsumatorëve në Kosovë ishte i shtetit, sepse vetë populli jonë e ngriti dhe e ndërtoi, dhe me ndihmën e qeverive kriminale tani ka kaluar në duar të oligarkëve turkë bashkë me bandat vendore, të cilat fshihen pas kompanisë turke. Kjo kompani turke plaçkit nga Kosova së paku 500 milion € të pastërta në vit, dhe pritet që në vitet e ardhshme të plaçkitë një miliard euro në vit nga Kosova. Qeveria momentale nuk ka guximin të bëjë asnjë hap konkret për të çvlerësuar këtë kontratë antikombëtare, përkundrazi në heshtje vazhdon sikur gjoja nuk ekziston ky problem. Derisa në tërë BE-në është ndërprerë eksportimi i lëndëve të para energjetike, Kosova dhe Shqipëria ju kanë lënë në dorë këto burime “firmave fantazmë” të huaja. Kosova vazhdon t’i japë qymyr Maqedonisë dhe Serbisë me një çmim simbolik qesharak, vetëm sa për ta gënjyer opinionin. I njejti problem qëndron në Shqipëri: nafta, gazi, mineralet janë grabitur nga firmat e huaja mafioze në bashkëpunim me “bandat vendore” dhe me qeveritë e korruptuara. Po të kishin tokat shqiptare pushtet popullor që do mirëmenaxhonin pasuritë tona, populli jonë do ishte ndër popujt më të pasur dhe më të lumtur në Europë, Kjo ishte edhe arsyeja kryesore që qeveritë dhe parlamentet antikombëtare të tokave shqiptare tentuan ta mbajnë të heshtur dhe të fshehur konferencën gjithëshqiptare të mbajtur në Prishtinë, mbi shrytëzimin e pasurive tona në dobi të vet popullit tonë. Plani fashist i Çubrelloviqit dhe qetnikëve të Beogradit mbi largimin e popullatës shqiptare nga trojet e veta po realizohet me ndihmën e pushtetarëve antikombëtar të tokave shqiptare. Që nga zhbërja e Shqipërisë socialiste e gjer me sot, po vazhdon dora kriminale e pushteteve. E gjithë kjo bëhet në emër të pluralizmit dhe demokracisë. Çmontimi dhe asgjësimi i pasurisë popullore të Ballshit, më herët Azotiku i Fierit, Uzina e Naftës në Cërrik, Uzina e Superfosfatit në Laç, Metalurgjiku me një pasuri teknologjike të paimagjinueshme, Kombinati i Tekstileve në Tiranë e Berat, Uzina e Telave në Shkodër, fabrikat e përpunimit të mineraleve, fabrikat e konservimit dhe përpunimit të frutave e perimeve, shinat e linjave hekurudhore, edhe shtyllat e linjave të telefonit, vreshtat, plantacionet me pemë frutore, plantacionet me agrume, mijëra pemë ulliri, mijëra hektarë pyje, etj. Kryeministri Rama në vend që të merret me problemet sociale në Shqipëri i është vërsulur „Mini Shengen“ Ballkani perëndimor“, etj , të cilat nuk janë asgjë tjetër por thjesht vetëm gënjeshtra para opinionit. Me këto terma ky pehlivan kryeministër ka për qëllim që opinioni mos të kuptojë shumë nga këto terma, gjoja se po punon në integrime ballkanike. Kryeministri i tanishëm duhet fort mirë ta di se oferta për t’u futur kjo gjysmë Shqipërie si republikë e shtatë Jugosllave ka qenë e kahershme, por atëherë kur në ballë të Shqipërisë ishin atdhetarët, ata që e dëshironin këtë integrim me Serbinë u hodhën në plehrat e historisë. Sot situata energjitike në Shqipëri është tepër serioze ndaj Rama ta shohë me sy kritik këtë katastrofë, që po i qaset Shqipërisë. Shqipëria që deri dje ishte model i energjisë elektrike me hidrocentralet, me privatizimin e shumë prej tyre, furnizmi me energji dhe kontrolli jo korekt i shitjes dhe blerjes së energjisë  po e çon Shqipërinë në katastrofë energjitike.