Është e vërtetë se paratë shkojnë në Austri apo edhe në llogaritë bankare që mund të ketë kjo kompani në shtete të ndryshme, por qeveria Rama pse i dha urdhër Bankersit që t’i ndërpresi furnizimin me naftë bruto UPTHN Ballsh, ku çdo gjë do ishte me siguri më e kontrolluar, pra kjo ishte e mirë menduar që nafta të eksportohet dhe paratë të depozitohen direkt në llogaritë bankare jashtë shtetit dhe jo vetëm të kompanisë, por edhe e hajdutëve të tjerë të politikës dhe qeverisë, që fshihen pas Bankersit, direkt depozitohen në llogaritë e tyre jashtë.
Pra Bankers-i është favorizuar me qëllim nga qeveria, të cilës i interesonte kjo lojë që të shkatërrohej uzina dhe këtë e realizoi me “sukses”. Tani që kompania është në hetim, pse qeveria si bllokon aktivitetin dhe t’i sekuestroj vendburimin, apo e lejon të vjedh akoma dhe paratë të vazhdojnë të shkojnë jashtë, pra janë të dakortësuar të dy palët. Tani pse se nxjerr ligjin që të pezulloj daljen e kapitalit kompanisë jashtë qeveria Rama, sepse ajo është në borxh me shtetin dhe të tretët?
Këtë problem e kamë trajtuar në një shkrim vite më parë, dhe e kam shoqëruar me një shembull konkret për një kompani ku kam punuar këtu në Huston, e cila kishte një degë të saj në Amerikën e jugut, dhe ai shtet nuk e lejonte atë të nxirrte kapitalin jasht apo t’a dërgonte tek kompania meme këtu në Houston, por ajo t’a investonte atje në atë shtet! Po ministria, AKBN, po Albpetroli pse e kanë lejuar këtë, pra të gjithë janë brenda kësaj afere korruptive dhe të gjithë një melodi kërcejnë!





















