Ilir Meta: Në demokraci nuk ka institucione të pakritikueshme

570
Nuk ka munguar dhe reagimi i kreut të parlamentit dhe njëherësh i LSI, Ilir Meta në lidhje me temën e shumë përfolur ditët e fundit, ai i nenit 13, i cili cenon lirinë dhe veprimtarinë e medias. Meta është shprehur se për çdo draft është në proces diskutimi dhe rivlerësimi. Nuk besoj se në demokraci ka institucione të pakritikueshme. I pyetur se a do të ketë lëvizje në postet ministrore siç thuhet se “me ndryshimet në Qeveri në shtator do të ndodh heqja e Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe zëvendësimin e tij me një eksponent të LSI-së, kreu i kësaj force politike u përgjigj: “Nuk kam asnjë dijeni për lajme të tilla. 

Për ne është e rëndësishme që qeverisja të vazhdojë punën e saj dhe të punojë çdo ditë për të përmirësuar qeverisjen e vendit”. Ilir Meta nën cilësinë e kryetarit të LSI u përgjigj se: Ne jemi të hapur për çdo reflektim që përmirëson qeverisjen e vendit, përfshirë edhe një përfaqësim dhe një angazhim edhe më të vendosur, edhe më energjik të përfaqësuesve tanë në çdo nivel, për të përmirësuar qeverisjen, për të thelluar transparencën e saj dhe për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”. Ndërkaq i pyetur për deklaratën e bërë nga EURALIUS, “duke saktësuar parimet ku nuk preket ligji i Vetting-ut në variantin aktual, ku një ndër to është dhe roli i ILDKPKI dhe i DSIK për hetimin e pasurive të gjyqtarëve dhe të prokurorëve”, Meta shprehu mendimin se “Natyrisht që jemi në një proces diskutimesh, vlerësimesh, rivlerësimesh edhe të hënën pritet të ketë një tjetër takim apo mbledhje të komisionit, ndërkohë që vazhdohet të punohet edhe në këto momente. Për ne është e rëndësishme që ligji i Vetting-ut të jetë një ligj që të garantojë një rol sa më të suksesshëm të ndërkombëtarëve si një garanci për standardet dhe integritetin e institucioneve të reja dhe të atyre që do të zgjidhen atje përmes edhe vetë garantimit të paanësisë të misionit ndërkombëtar”. I pyetur për komunikimet më kreun e maxhorancës Meta u shpreh se kanë një komunikim normal
Sigal

*Kryetar
i Kuvendit të Shqipërisë