Hyqmet Zane: Rilindja Komëtare përballë rilindjes së zezë si metamorfozë e fatkeqësisë së kombit

87
Sigal

Nëse bëjmë një retrospektivë të gjendjes së sotme të shtetit dhe hallkave të tij me rëndësi do të duhet të themi se përdorimi i fjalës “Rilindje” politikisht mund të thuhet se kemi një metamorfozë qëllimisht të padëshirueshme dhe të papranueshme për vetë veprat që e kanë shoqëruar atë. Megafonëria e një detashmenti pasues ,me imitim të diktaturës staliniste është fasada e një mashtrimi të madh që politika i bëri shpresave të shqiptarëve për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa.

Përtej Ditës së Alfabetit, për çdo shqiptar besoj se ka një tendencë për të shprehur opinionin e tij me atë çka po ndodh në këtë vendin tonë në lidhje me metamorfozën e gjuhës dhe alfabetit, të vlerave dhe historisë sonë kombëtare. Si mësues i gjuhës dhe letësisë shqipe që e kam dashur profesionin tim, e ndjek me vëmendje gjithëçka ndodh në këtë vend me kulturën e këtij kombi. Por më shumë se gjithçka ndjej si shqiptar se sa të pafat janë shqiptarët në përjetimin e realiteteve që nuk do duhej të ishin pjesë e jetës së tyre.

Nga Rilindja e vërtetë Kombëtare e deri tek kjo rilindja e të zezave të vendit dhe shqiptarëve, ka një metamorfozë të çuditshme, që të bën të mendohesh për këtë fat që ka ndikime në të ardhmen e brezave. Rilindasit tanë nuk kishin mundësirat e veprimtarisë së tyre në shërbim të vendit, por ama veprat e tyre në këto rrethana kanë mbetur sublime dhe lapidare në shërbim të kombit sidomos në gjysmën e dytë të shekullit të 19-të.

Që nga Hoxha Hasan Tahsini i shkolluar në Stamboll e më pas në Francë dhe që u bë si babai i Rilindjes Kombëtare dhe më pas tek Kostandin Kristoforidhi – babai i gjuhës shqipe e deri tek Abdyl Frashëri me burrat rilindas të vërtetë që bënë Lidhjen e Prizrenit, që diktuan edhe Shpalljen e Pavarësisë, e gjitha është një periudhë e lavdishme në kushte të pafavorshme dhe me mundimin se ata e shkrinë pasurinë e tyre në shërbim të kombit.

Krahas këtij kontributi në orientimin e vendit hapja e shkollës shqipe në Korçë, më pas Kongresi i Alfabetit në Manastir, Kongresi Arsimor në Elbasan dhe më tej akoma hapja e shkollës Normale (sot “Nderi i Kombit”) po në Elbasan apo dërgimi i rreth 400 arsimtarëve në trojet shqipTare për hapjen e shkollave dhe mësimin e gjuhës shqipe më 1940 nga Ernes Koliqi – të gjitha bashkë janë shërbimet më dinjitoze që hodhën themelet në formatimin e shtetit shqiptar me performancë tipike për të qenë krah shteteve europiane,e dhe pse me vonesë për rrethanat e kohës.

Nëse bëjmë një retrospektivë të gjendjes së sotme të shtetit dhe hallkave të tij me rëndësi do të duhet të themi se përdorimi i fjalës “Rilindje” politikisht mund të thuhet se kemi një metamorfozë qëllimisht të padëshirueshme dhe të papranueshme për vetë veprat që e kanë shoqëruar atë. Megafonëria e një detashmenti pasues ,me imitim të diktaturës staliniste është fasada e një mashtrimi të madh që politika i bëri shpresave të shqiptarëve për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa. Njëherazi përdorimi i fjalës “Rilindje” për interesat e një kryeministri që për 12 vjet ka bërë vetëm zullume për popullin shqiptar, që ai e ka vënë nën kthetrat e mafies, është një fyerje për rilindasit që bënë “Rilindjen” e vërtetë kombëtare.

Nga Lazarati që u fiksua si qendra e kanabizimit pa paragjykuar që ishte një e keqe e kohës, shndrrimi i vazhdueshëm edhe sot e kësaj dite të të gjithë vendit në një parcelë të madhe kanabizimi, ishte zhgënjimi i parë që u mbulua nga propoganda, por që nuk mund të fshihet e keqja me shoshë. Vënia e policisë “që duam” në shërbim të kanabizimit i vuri vulën se nuk kishim të bënim me një rilindje për popullin, por për një rilindje të mafies së narkomanëve në bashkëpunim dhe në shërbim të mafies ndërkombëtare. Sot e gjithë ditën kjo është bërë e dukshme nga individë që e kanë diskredituar rilindjen e së sotme poshtëruese.

Që nga kërkesa për futjen nga jashtë e vendit të plehrave kimike me rrezikshmëri radioaktiviteti dhe deri tek mbetjet e rrezikshme që u depozituan në Porto Romano, si frut i ndotjes së metalurgjisë të të zezave apo mbetjeve të ardhura fshehtas nga jashtë vendit, janë vepra që mund t’i bënte çdo qeveri antishqiptare, por jo një qeveri me emrin “shqiptare”.

Që nga denoncimi se qeverisja e rilindjes së zezë “nuk do vjedhim si qeverisja e kaluar e demokratëve, por do vjedhim me lezet” ishte këmbana se lezetit ia panë hajrin oligarkët e qeverisjes jo me mijëra, por me miliona e miliona euro që i vidhen këtij vendi për të pasuruar xhepat e mafiozëve me emrin “oligarkë strategjikë”.

Që nga mbyllja e shkollave të tepërta private që duhet thënë se ishte një veprim i drejtë e deri tek shkatërrimi i sotëm i arsimit publik me braktisje dhe mbyllje të shkollave dhe shndërrimin e tyre në vatra për mbjelljen e  kanabisit, janë modele të një mendje të zezë të rilindur në dhjetvjeçarin e tretë të shekulli 21 të kombit. Më keq akoma modeli i shkollave të sotme me programe të ardhura nga jashtë si injorim i shkollimit me modelin e Normales ekslelente janë një injorim i madh që i bëhet projektit të Rilindjes Kombëtare.

Që nga propoganda se nuk do pranojmë plehrat e huaja dhe do bëjmë përpunimin e plehrave me modele koti e deri tek i ashtuajturi ngritja e inserenatorëve pa objekte dhe pa veprimtari dhe me para që derdhen lumë, janë një rilindje e modelit më të zi se sa metalurgjia e të zezave që mbollën baballarët e diktaturës dhe që pasuesi i tyre sot si bir bastard i etërve dinakë po na e shet hajdutërinë si zhvillim në bashkëpunim me ata ndërkombëtarë që erdhën në Shqipëri për të mbushur valixhet e tyre private dhe që u “shitën” si europianë, që mund të mashtronin shqiptarët me zilka e pasqyra si në vendet e kolonizatuara.

Ngritja e incerenatorëve pa objekte dhe pa veprimtari dhe me para që derdhen lumë, janë një rilindje e modelit më të zi, po na e shet hajdutërinë si zhvillim në bashkëpunim me ata ndërkombëtarë që erdhën në Shqipëri për të mbushur valixhet e tyre private dhe që u “shitën” si europianë.Që nga dëshira për hapjen e negociatave me Europën dhe deri tek Rezoluta e fundit e Partive Popullore europiane kundër qeverisjes mafioze, janë këmbana që bien për atë popull që i  ka ardhur ora e së vërtetës. Nëse rilindasit e vërtetë shkuan pranë Europës me veprat e tyre, kryerilindasi i zi i qeverisjes së sotme po shkon drejt sllavizmit si miqtë e tij privatë dhe asnjëherë në Europë.

Që nga dëshira për hapjen e negociatave me Europën dhe deri tek Rezoluta e fundit e Partive Popullore europiane kundër qeverisjes mafioze, janë këmbana që bien për atë popull që i  ka ardhur ora e së vërtetës. Nëse rilindasit e vërtetë shkuan pranë Europës me veprat e tyre, kryerilindasi i zi i qeverisjes së sotme po shkon drejt sllavizmit si miqtë e tij privatë dhe asnjëherë në Europë.

Që nga izolimi i liderit të opozitës shqiptare Sali Berisha i PDSH dhe arrestimi si gangsterët e Amerikës i kryetarit të Partisë së Lirisë, apo mbajtja nën tension e liderve të tjerë të opozitës shqiptare për t’i burgosur janë modeli i metamorfozës së luftës së klasave në luftën politike  të qeverisjes ndaj opozitës.

Që nga denoncimet e parave të vjedhura në qeverisjen e demokratëve e deri tek kompromentimi i agjentit McGonigal dhe agjentëve të tjerë të paguar me valixhe parash, janë modelet e një shteti mafioz që qeveriset me mendje gangsterësh me pushtet për të cilën thuhet se “mafia ka qeverisjen e vet në Shqipëri”.

Gama e së keqes që vjen nga metamorfoza që pësoi Rilindja e vërtetë Kombëtare në rilindjen se së keqes  në çdo sektor jetik, janë një nga fasadat në formë e përmbajtje se si nuk duhet të jetë një shtet që pretendon për t’u futur në Europë dhe në vend që të sillet si perëndimor, bëhet mik i lindorëve antishqiparë..

Vrasjet e një biznesmeni në mes të rrugës, therja e një nxënësi në shkollën e tij e deri tek mijëra vrasje dita ditës, muaj pas muaji e vit pas viti në këto 12 vjet si frut i kriminalizimit të vendit si rilindje e të zezave që nuk ka patronazhist, që e mbulon dhe nuk ka takim diaspore që i jep mbështetje një kryeministri mafioz me një suitë mafiozësh, që bën një mijë e një të zezat dhe drejtësia e rilindur si model mafioz me një reforma të ashtuquajtur amerikane, por me porosi sorriste, është bërë bashkëpunëtore e mosdënimit të shkaktarëve të kësaj situate mafioze dhe hajdute në gjithçka.

Kjo është metamorfoza e atyre që ishin vlera dhe këtyre që u bënë antivlera. I mirënjohuri Milan Kundera (1 prill 1929- 11 Korrik 2023) do shprehej në mënyrë analitike për qeverisjet jo demokratike se “Kushdo që mendon se regjimet komuniste të Europës Qendrore ishin vepër ekskluzivisht e kriminelëve, nuk kupton një të vërtetë thelbësore : regjimet kriminale nuk u krijuan nga kriminelë, por nga entuziastë, të bindur se kishin zbuluar të vetmen rrugë për në parajsë. Ata e mbrojtën me aq vendosmëri atë rrugë, sa u detyruan të vrisnin shumë njerëz. Më pas u bë e qartë se nuk ekzistonte asnjë parajsë dhe se entuziastët ishin vrasës.”Nga “The Unbearable Lightness of Being” (1984)