Halil Rama: QSUNT, me pavione dhe shërbime të standardeve europiane

52
Sigal

Halil RAMA – Mjeshtër i Madh 

 

Në drejtimin e institucionit, në vend të bujës, protagonizmit personal e autoritarizmit, Prof. asc. Dr. Alma Cani i qaset përmbushjes së misionit të përbashkët shtetëror dhe jo si privilegj vetiak pushtetor. Kolegët, të cilët i konsideron si asetin më të çmuar në përnbushjen e misionit e vlerësojnë si Njeri, mjek, shkencëtare dhe intelektuale shembullore

 

1.URGJENCA

Këto ditë, kur virozat dhe gripi kanë prekur në masë qytetarët, Urgjenca e QSUNT – Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, padyshim që është e tejmbushur. Por ajo që vlen të evidentohet është korrektësia dhe shpejtësia me të cilën personeli mjeksor i këtushëm ju shërben pacientëve. Këtë e konstaton jo vetëm një vëzhgues i vëmëndshëm, por edhe pacientët e shumtë, që paraqiten për të marrë shërbimin e duhur mjekësor dhe familjarët që i shoqërojnë. Në kundërshtim me ndonjë skeptik që vetëm përgojon e nxin këtë realitet, unë pata rastin të provoj se si të jepet ndihma e shpejtë në kohë rekord. Pas konstatimit të një situate të komplikuar, mjekët e urgjencës, për të konkluduar profesionalisht sjellin dy mjekë alergologë që rekomandojnë regjim spitalor në pavionin e alergologjisë. Këtu, të sëmurit sikur i lehtësohen dhimbjet, qoftë dhe nga shtrimi në dhoma që shkëlqejnë dhe me orendi ndihmëse bashkëkohore. Dhe më kryesorja, është mirësjellja, komunikimi i ngrohtë e miqësor me të cilën të presin. Kështu mjekët alergologë Dorian Shkëmbi, Ester Ndreu, inferimeret Albana e Xhevria, por edhe Vojsava Bushkolaj që na merrte gjakun për analiza demostrojnë dukshëm artin e komunikimit. Dhe të shoqërojnë po miqësisht për ekzaminime të mëtejshme të domosdoshme te laboratori i provave të alergjisë, si dhe në pavionet e reumatologjisë, dermatologjisë e të Mjekësisë Interne, që ndodhen po në katin e tretë të kësaj dogine moderne.

Dhe padyshim Prof. Etleva Qirko (Loloci) – shefe e pavionit është ajo që drejton me kompetencë e profesionalizëm dhe që monitoron vetë çast pas çasti ecurinë e të sëmurëve. Ajo përshfaq në çdo çast para pacientëve, por edhe prsonelit mjekësor, që drejton forcën e qytetarisë dhe modestisë, duke dhënë shembullin e saj personal dhe përgjegjshmërinë e detyrës.

Në këtë pavion ushtrojnë profesionin mjek, pedagogë dhe ordinator, përgjegjës për punën në klinikë. Njëri prej tyre, Prof.asc.dr. Mehmet Hoxha, që në përditshmërinë e tij njihet si nga më shëmbulloret në komunikimin dhe trajimin e të sëmurëve, pas insisitimit tim më sqaron se këtu trajtohen të sëmurë me sëmundje alergjike të një gamë të gjërë, duke filluar nga pathologjitë alergjike të rrugëve respiratore, pathologjite alergjike të lëkurës, të sëmurët me alergji ushqimore, me alergji medikamentoze, me anafilaksi lokale dhe sistemike dhe sëmundje të tjera, të cilat kanë në bazë të tyre çregullimin e sistemit imun të organizmit. Pothuajse nga ky pavion  përballohen nevojat e shërbimit dytësor dhe terciar në rang vendi dhe të rrethit tëTiranës.

2.DREJTIMI

Që prej një viti kur Prof. Asc. Dr Alma Cani u emërua në drejtimin e QSUNT, ndryshimet në institucionin më të rëndësishëm spitalor të vendit janë të dukshme. Këtë e shprehin pacientët e shumtë që marrin shërbimet e duhura dhe jo vetëm. Me një përvojë të gjatë si mjeke prej 34 vitesh dhe me 6 specializime të ndryshme në Gjermani, Kanada, Egjipt, Turqi, e një sërë trajnimesh e seminaresh, konferencash dhe kongresesh në vende të ndryshme të botës, si Stambolli- Turqi, Essen- Gjermani, Ontario- Kanada, Berlin -Gjermani, në Mansoura, Kajro -Egjipt, në Vjenë -Austri, Barcelonë -Spanjë etj. Ajo qëndon dinjitetshëm me elitën mjekësore shqiptare. Në vitet 2013-2016 ka qenë anëtare e Komisionit Epror Mjekësor për Sëmundjet e Traktit Respirator dhe mbi të gjitha me profilin e saj të admiruar njerëzor, professional dhe intelektual, ajo pa dyshim që ishte zgjedhja më e mirë për të drejtuar QSUNT.

Në drejtiMin e institucionit, në vend të bujës, protagonizmit personal e autoritarizmit; ajo i qaset përmbushjes së misionit të përbashkët shtetëror dhe jo si privilegj vetiak pushtetor. Kolegët, të cilët i konsideron si asetin më të çmuar në përmbushjen e misionit e vlerësojnë Prof.asc.dr. Alma Canin si Njeri, mjek, shkencëtare dhe intelektuale shembullore. Si e tillë ajo është nga vlerat e ralla që prodhon shoqëria dhe familja shqiptare për të cilat ka nevojë më shumë se kurrë. Pikërisht si e tillë ajo ka marrë vlerësime dhe dekorime që të impresionojnë dhe që konsistojnë në diplomimin me medalje të artë (Shkolla e mesme e përgjithshme “P.N.Luarasi”, Tiranë 1982-1986); Nga Bashkia e Tiranës vendoset poster Heronjtë e Tiranës (Prill 2020 ) (Bluzat e bardha në vijën e parë të luftës kundër Covid19’; Nga Bashkia e Bulqizës i jepet titulli “QYTETARE  NDERI” me motivacionin: Për veprimtari të shquar në fushën e mjekësisë, veçanërisht në drejtimin e terapisë intensive e reanimacionit në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” Covid 2 dhe për kontribut të çmuar profesional në përballimin e situatës të pandemisë të shkaktuar nga covid -19.( Vendim nr. 5 i Këshillit Bashkiak Bulqizë, 08-09-2020); Në nëntor 2023 nga Federata Universale e Paqes vlerësohet si Ambasadore të Paqes me motivacion; Federata e Paqes Universale njeh si Ambasadorë për Paqen ata individë për hir të të tjerëve dhe që i përkushtohen praktikave, që promovojnë më shumë vlera universale, jetë të shëndetshme familjare, ndërfetare, bashkëpunimi, harmonie ndërkombëtare, rinovimi i Kombeve të Bashkuara, i medias publike të përgjegjshme, dhe krijimi i një kulture paqeje.

3.REUMOTOLOGU ERVIN RAPUSHI – NDËR MË TË MIRËT PROFESIONISTË, I PALODHUR, I KUDOGJENDUR, ENERGJI PLOTË

Në këto ditë të shpërthimit të virozave stinore, padyshim që më të prekurit janë të sëmurët kronikë. Ata, krahas shërbimit në urgjencën e tejmbushur të QSUNT, padyshim që drejtohen edhe tek mjeku profesionist që i ndjek në dinamikë. Në mesin e kësaj pandemie që ka shpërthyer në mbarë vendin, si dhe pothuajse në gjithë Europën, në QSUT spikat shembulli i rrallë i reumatologut Ervin Rapushi, i mirënjohur si ndër më të mirët profesionistë (në rang vendi, rajoni e më gjerë), i palodhur, i kudogjendur, energji plotë.

Shembuj si ai mbajnë gjallë shpresën e vullnetin e plotë se vendi ynë është përplot shpirtbardhë e të pakompromis për t’iu shërbyer qytetarëve kurdo e kudo kanë nevojë.

Mjeku reumatolog me mbi 20 vite eksperiencë, i specializuar në trajtimin e sëmundjeve autoimmune, metabolike si lupus, artriti rheumatoid, vaskulitet, sklerodermia, spondiliti ankilozant, podagra, osteoporoza etj, edhe këto ditë mirëpret dhe u jep shërbimin e duhur me profesionalizëm të spikatur qindra pacientë. Me kompetencë e profesionalizëm ai ka referuar dhe është duatrokitur në dhjetra Konferenca Kombëtare e Ndërkombëtare Shkencore Mjekësore, si dhe është ndjekur dhe ndiqet me interes të veçantë nga publiku në intervistat e shumta në televionet publike kombëtare. Dhe ajo që e karakterizon në përditshmërinë e tij është mishërimi dhe përçimi në mjediset ku shërben i vlerave më të mira njerëzore, intelektuale dhe profesionale.

4.PACIENTËT….

Gjatë qëndrimit një javor në pavionin e alergologjisë konstatova vërtetë përgjegjësi maksimale dhe shërbim korrekt, si nga mjekët dhe nga infermieret. Dhe jo vetëm unë. Aleks Mandri, pegagog i IT në një universitet jopublik prestigjioz erdhi me komplikime alergjike në fytyrë dhe për tre ditë u përmirësua. Gani Myrta, 75 vjeç me azëm kronike qëndroi dy javë dhe ndjehet shumë më mirë…Leonidha, mjek faramacist i njohur në Tiranë, mund ta zgjidhte shërbimin edhe në ndonjë institucion tjetër, por ka zgjedhur pavionin e alergologjisë në QSUNT, sepse sipas tij këtu ka shërbim të shpejtë dhe kualitativ që në përcaktimin e diagnozës dhe ndjekjen e saj në dinamikë. Po kështu edhe A.C, 35 vjeç që u kurua brenda tri ditësh me alergji të shkaktuar nga ushqimet. Emëruesi i përbashkët i bisedave me ta është se QSUNT – Spitali i Ri i Sëmundjeve të Brendshme, ka vërtetë një infrastrukturë ultramoderne të standarteve më të larta bashkëkohore dhe staf akademiko-shkencor-mjekësor, që kryejnë shërbim mjaft profesional.

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është me të vërtetë një institucion për kujdesin shëndetësor, që garanton trajtimin e pacientit nga personeli i specializuar dhe me paisje modern bashkëkohore. Kësisoj, ky institucion e mban me dinjëtet Urdhërin “Nënë Tereza” që ish – Presidenti i Republikës Alfred Moisiu i ka dhënë që para 23 vitesh me dekret nr.3568, date 22.11.2002.