*Analist
Politikat financiare që u vendosën mbi çmimet e karburantit, duke iu shtuar embargos ekonomike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Evropian, nuk mjaftuan të ndryshojnë politiken dhe strategjitë e Rusisë ndaj Ukrainës. Në të kundërt lindi rreziku i hedhjes në dorë edhe të hapësirave taksore të Ukrainës lindore, duke ju shtuar Krimesë. Shtetet e Bashkuara që fillimisht këtë krizë ja lanë Evropës, tani duket që është në një telash shumë më të madh nga fillimi i kësaj krize. Punon të fusë në qark NATO-n. Sepse kriza tashmë u kthye në një luftë të brendshme në Ukrainën Lindore . Sipas vendimit të NATO-s së datës 5 Shkurt 2015, u vendos përgatitja e një fuqie të ndërhyrjes së shpejtë në nivelin e një brigade me 5 mijë vetë dhe mbështetja nga njësitë ajrore, detare dhe ato special. Për më tepër, u pranua se në kushtet e rritjes së krizës kjo forcë do të rritet deri në 30 mijë ushtarë. Nga kjo do të ndryshohet akoma më shumë rëndësia dhe struktura gjeostrategjike e rajonit. U morën akoma edhe dy vendime të rëndësishme. Këto vendime, të cilat priten të kenë influence afat mesme, e para NATO, në Bullgari, Rumani, Poloni, Lituani, Letoni dhe Estoni do të ndërtojë 6 njësi të kontroll komandimit. Këto njësi do të përshpejtojnë marshimin e forcave të NATO-s dhe të forcave kombëtare në rajonin e krizës. Shkurtimisht do të jenë bazat e përqendrimit të avancuar të Amerikës. Ky vendim mund të vlerësohet si një strategji e re e rrethimit të Rusisë nga Perëndimi. E dyta, siguron mbështetjen për modernizimin e mbrojtjes së Gjeorgjisë, gjë e cila realizon përafrimin e anëtarësimit të Gjeorgjisë në NATO. Me këtë kuptim, në Tiflis do të krijohet Qendra e Stërvitjes së Përbashkët NATO- Gjeorgji dhe nga NATO do të dërgohen ekspertë dhe këshilltarë. Gjeorgjia është në pozicionin e një vendi shumë të rëndësishëm, si dera e hyrjes së Kaukazit brenda strategjisë Amerikane të Detit të Zi. Përafrimi i Gjeorgjisë është një detyrim që siguron tërësinë me strategjinë Ukrainase të SHBA-së dhe një detyrimi gjeostrategjik në mbështetje të asaj. Janë dy shkaqe kryesore që SHBA mbas Luftës së Ftohtë përqendrohen me vendosmëri ndaj Gjeorgjisë. E para, me qëllim që të sigurojë tërësinë me strategjinë e Ukrainës të detyrojë Rusinë të marrë masa në dy fronte dhe e dyta, në një operacion të mundshëm kundër Rusisë në Detin e Zi të përdorë portet e Gjeorgjisë, së bashku me ato të Rumanisë dhe Bullgarisë
A e zgjidh armëpushimi problemin?
Vendimi i armë pushimit që u mur në takimin e Minskut dhe që filloi më 15 Shkurt 2015, a e zgjidh problemin? SHBA dhe shumica e aleatëve të NATO-s e dinë se nuk do të mund të jap rezultatin e një përafrimi që nuk merr në konsideratë sigurinë kombëtare dhe parametrat e mbrojtjes së Rusisë. Marrëveshja e Minskut, e ka futur në vartësi kushtesh deri në fund të vitit 2015. Këto kushte janë realizimi i bërjes së zgjedhjeve vendore të Donetskut dhe të Luhansk’ës dhe zgjidhja e një statusi që mund të pranohet (ndryshimet kushtetuese –statusi i autonomisë ose statusi federatës). Kuptimi i kësaj do të thotë vazhdimi i paqëndrueshmërisë rajonale edhe 10 muaj. Gjatë ekzistencës së një strukture politike autonome apo federale, që mbështetet në popullsinë etnike Ruse në Ukrainën Lindore, anëtarësimi i Ukrainës në NATO do të jetë e vështirë. Në këtë kuptim mund të thuhet se Marrëveshja e Minskut rrit mundësinë e një marrëveshjeje paqësore dhe të fuqizojë dorën e Rusisë. Edhe një veçori tjetër e rëndësishme e këtij takimi është mos futja në rendin e ditës të çështjes së Krimesë. Krimea tashmë është e varur nga Rusia dhe se kjo teme tani shikohet si e mbyllur. Shteti i pavarur i Ukrainës u krijua në vitin 1991. Për këto 24 vjet, qytetarët me origjinë ruse që ndodhen brenda Ukrainës nuk patën sukses të bashkoheshin nën identitetin ukrainas. Pa dyshim, në këtë, rol të madh kishte qëndrimi në detyrë për shumë vite të presidentëve që ishin në krah të Rusisë dhe që kishin mbështetjen e Rusisë. Tashmë hetimi të kaluarës nuk do ta zgjidh problemin. Ajo që duket tani, është se do të jetë shumë e vështirë që Ukraina të ruajë pavarësinë e saj jashtë një strukture politike federale. SHBA dhe aleatët e dobët të NATO-s, Polonia, vendet Baltike, Romania, Bulgaria me vështirësi po e kuptojnë se Ukraina pa u ndarë në dysh, pra lindje – perëndim është e vështirë të bëhet anëtare e NATO-s. Gjermania me Francën kanë diferencë mendimi. Dhe Gjermania është bërë pishman nga qenia midis atyre që e filluan krizën dhe që e sollën në këtë gjendje Ukrainën. Sepse nuk u vlerësua pika e fundit e të ardhmes së atyre që priteshin dhe u morën lehtësisht kundër strategjitë e Rusisë. Tani edhe SHBA është mbështetur derës së rrezikut të fryrjes së gazit. Gjermania, për sigurinë dhe stabilitetin e saj, të Evropës dhe të rajonit, e ka kuptuar se edhe pse me vonesë, zgjidhja e krizës së Ukrainës brenda Evropës është rruga më e drejtë. Këtë ajo ja tha me shumë kujdes Proshenko’s (havuç-sopa). Armëpushimi, nëse arrin në një zgjidhje të qëndrueshme, do të përfitojë kushdo, përshirë edhe SHBA-në. Në qoftë se SHBA,dëshiron vazhdimin e krizës në një formë, mund ta bëjë atë duke i bërë bypass Gjermanisë dhe Francës. Ndërsa një zhvillim tjetër ishte dërgimi i 12 avionëve A-10 në Gjermani. Këta avionë përdoren me qëllime mbështetëse njësitë e forcave tokësore kundër tankeve dhe mjeteve të blinduara. Kjo tregon se SHBA po ndjekin një strategji që shpreh tashmë armiqësinë që filloi mbi Ukrainën kundër Rusisë. Në zbatimin e kësaj strategjie, mund të thuhet se u vendos zbatimi i një plani B që do të lërë jashtë Gjermaninë dhe Francën. Në këtë kuadër, SHBA është e mundur që të mos e mbështesë me të gjitha elementët vendimin e ndërprerjes së zjarrit dhe disa element të tjerë të takimit të 12 Shkurtit. Kështu lufta e brendshme që është në Ukrainë do të vazhdojë me ushtrinë e Ukrainës, që do ta mbështesë SHBA-ja. Në dokumentin e Strategjisë së Sigurimit Kombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të vitit 2015, që u publikua, nënvizohet hapur se Rusia ka cenuar pavarësinë dhe tërësinë territorial të Ukrainës që e cilëson si më tepër se agresor. Dhe kjo sjellje e përcakton atë si rrezikun më të madh për shoqërinë ndërkombëtare, nga Lufta e Ftohtë deri më sot.