Grekët, të lashtët dhe të sotmit, mbeten njëlloj, të pabesueshëm

694
Sigal

Për fatin e keq të patologjisë së tyre si racë me probleme deri me vetveten, grekët manifestojnë kohë pas kohe tiparet më negative të një vendi që nuk e njeh sinqeritetin. Nuk është problem që ata gënjejnë, se atë e kanë pasur dhe vazhdojnë ta kenë vesin e tyre të lindur, por problemi është se nuk mund të besohen më këndej e tutje. As europianët e dashuruar me grekët, as miqtë e tyre të vjetër apo edhe amerikanët që u kanë dhënë atyre mundësinë e ringritjes pas 1974-ës, nuk u zënë besë më grekëve. E kanë në gen mashtrimin sa edhe kënaqen kur këndojnë këngën “Greko maskara”. Është një opinion personal që mendoj se e kanë edhe shumë e shumë të tjerë, shqiptarë dhe jo shqiptarë së fundi. Është ky tipari i një kombi që edhe kur vret të tjerët si në rastin e çamëve, por edhe kur poshtërojnë emigrantët apo edhe i vrasin siç veprojnë sot naziskinët grekë, ata janë të kënaqur me aktet e tyre që brenda kanë mesazhin e çnjerëzores. Përse ndodh kështu, këtë e dinë vetëm ata që e kanë emrin grekë. Çfarë nuk u shkon në mendje grekëve, kur vjen puna në lidhje me shqiptarët, qoftë sot, por qoftë edhe dje e shumë shekuj me radhë. Të madhit Konica nuk do t’ia falte kush nëse nuk do të thoshte atë të vërtetë që bënte personazhi i tij grek, Thanasi, në shkrimin “Ju rrëfej grekët”,. Ishte ky Thanas që nuk kënaqej me asgjë çdo ditë, veç kur i dërgonin në mëngjes shportën me sy shqiptarësh të vrarë, siç dinë të vrasin vetëm grekët. Edhe Asdrenit të nderuar nuk do t’i lexohej poezia “Grekomanët”, nëse ai nuk do të thurte të vërtetën në vargjet e asaj poezi të famshme. Ndërsa unë do të shtoja edhe një gjë tjetër, se për të njohur grekët, duhen pyetur edhe çamët e vjetër, që i vuajtën pasojat e andartëve dhe kryqtarëve të shkruar në ballë nga Kreta që u bënë flamurtarët e një genocidi që pati ato pasoja që tashmë njihen nga bota, por që nuk i pranojnë grekët. Por sot, grekët po ndeshën me Europën dhe me të vërtetat e tyre që janë pasojat e përkëdheljeve të tepruara që i ka bërë sidomos pas Luftës II Botërore, e në veçanti pas regjimit të gjeneralëve më 1974. Në këtë shekull të ri, Greqia po manifeston dy realitetet e një kombi që ka manifestuar pabesueshmërinë dhe fudullëkun, që ka bërë çfarë i ka dashur qejfi dhe ka përbuzur po aq me zell kë i ka dashur qejfi. Miliardat që Europa dhe veçanërisht Gjermania rezervoi për grekët, po kthehen në një pikë vërtetësie të karakterit të tyre të pabesë, tinzarë, që nuk do të gjendet Kalë Troje që t’i shpëtojë ata nga ndëshkimi. Ndoshta mallkimi i Trojës edhe pas 32 shekujsh do të jetë ndjekësi më i madh i grekëve për të vuajtur pasojat e çdo ligësie që ata kanë bërë në tërësi dhe ndaj shqiptarëve në veçanti. Duke udhëtuar nga Jorgucati për në Gjirokastër e më tej, shoferi bashkëbisedues më fton që të shikoja një pikë karburanti, që ndodhet në fshatin Haskovë, të komunës Dropull i Poshtëm, i pozicionuar midis fshatit Vanister dhe Sofratikë. Janë tre vëllezër nga fshati Lazarat, përkatësisht Axhem Arben dhe Dasho Koçiu që e kanë blerë tokën nga një banor i komunitetit minoritar në fshatin Hakovë, emrin e të cilit nuk e mbante mend. Por ajo që kishte më shumë rëndësi në bisedën e bashkëbiseduesit taksist, është fakti se i shkreti banor i minoritetit, u gjend përballë një furie të pa fre të bashkëkombësve të tij që i bënë një gjyq moral përse ia shiti tokën një shqiptari. Bile për më shumë e përjashtuan nga shoqërimi, iu pre pensioni nga Greqia dhe persekutimi ishte kategorik dhe me nota fyese. Minoritari i shkretë, duke qenë një njeri mirënjohës ndaj njërit prej vëllezërve që e respektonte në kohën e diktaturës ngaqë ishte shofer dhe e merrte në makinë sa herë që e shikonte në rrugë, mendoi që, pas kërkesës së lazaratasit, e pranoi ofertën për shitjen e tokës. Kjo i kushtoi shtrenjtë sa u prish me komunitetin e tij. Për më shumë, kur dimë që minoritarët njihen si bujtësit punëtorë të bejlerëve të Gjirokastrës dhe Libohovës, tashmë që janë bërë me tokë sipas ligjeve të vendit, bëjnë edhe veprime të tilla, duke i konsideruar shqiptarët vendas si armiq, duke shfaqur hapur pabesueshmërinë e tyre në bashkëjetesën me shqiptarët në tokën e këtyre të fundit. E megjithatë shqiptarët, po miqësorë dhe tolerantë, ashtu siç do të donte edhe Europa të ishin të tillë demokratë në shpirt. Por a dëgjojnë grekët nga ai vesh? Jo se jo, sa edhe në fshatrat e tjera të populluar me minoritarë, shfaqet hapur armiqësia greke ndaj shqiptarëve. A nuk janë këta grekë që na kërkojnë edhe përmes Vangjel Dules të drejtat e minoritetit në një kohë që grekët janë të parët shkelësit e të drejtave të emigrantëve shqiptarë, aq më tepër që janë autorë te  një genocidi të mirëfilltë antishqitpar në Çamëri në vitit 1944-1945 që është ende genocidi i pandëshkuar nga drejtësia ndërkombëtare. Janë këta grekë që kohë pas kohe kanë treguar modelet më spektakolare me veprimet e tyre ndaj shtetit shqiptar dhe vetë shtetasve të këtij vendi. Janë një mal i tërë me gjynahe të grekëve ndaj shqiptarëve për të cilat edhe episkopi i kishës greke në krye të kishës ortodokse autoqefale shqiptare, Anastas Janullatos bën sehir, a thua se i kungon këto veprime në një kohë që pritej të shprehte mëshirën e tij ndaj bashkëkombësve të vet për mëkatet që kanë bërë ndaj shqiptarëve. Asnjëherë ky njeri që flet në emër të Zotit, nuk ka treguar ndjesë për këto mëkate të pafundme dhe të pasosura, duke manifestuar hapur antishqiptarizëm. Se ky Janullatos u bën shoqëri zyrtarëve grekë që vjellin vrer ndaj shqiptarëve, që kërkojnë “Vorio-Epirin” e kalendave të tyre. Është ky Janullatos që nuk flet as për ndalimet e burrave e grave të moshës së tretë që kanë lindur në Çamëri që ndalohen në mënyrën më të padrejtë nga autoritetet greke në kufi që të mos shkelin në Çamërinë e tyre të lindjes. Nëse një veprim të tillë do ta bënte shteti shqiptar ndaj atyre grekëve që manifestojnë akte fashiste, si na rastin e fundit pak ditë më parë kur një deputet nazist grek u fut në Shqipëri dhe mbajti një konferencë shtypi në varrezat e Himarës, duke thënë se kjo është tokë greke dhe ne do të bëjmë çdo gjë për ta marrë atë. Ndoshta një ditë edhe unë shkruesi i këtij artikulli do të jem i skeduari në kompjuterët e pikave kufitare greke për të mos u futur në Greqi, si i rrezikshëm për kombin a shtetin grek. Se, edhe në u futsha, kushedi se çfarë mund të na gjejë nga pabesia greke. Janë këta grekë që janë tashmë të pabesuesimit e Europës, në një kohë që historikisht kanë qenë të pabesueshmit e shqiptarëve jo vetëm që nga koha e rilindësve tanë të shquar që gjenin vdekjen nga helmimet apo vrasjet e pabesa që bënte kisha dhe shteti grek. Unë nuk di ndonjë rast që autoritetet shqiptare që të thonë ndonjë gjë për ndalimin e shtetasve të saj në kufi, sikur të ishin anëtarë të Al-Kaedas apo që nuk mund të vendosin që të ndalojnë në kufi nazistët e rinj, të cilët nazizmin e tyre e shprehin vetëm ndaj shqiptarëve, në kërkim të “Vorio-Epirit”.