Gjykata Kushtetuese “zbythet” para korrupsionit qeveritar me 100 miliardë lekë rindërtim

287
Sigal

Nga Aranita Brahaj

Nje organizate Antikorrupsion nuk ka interes te drejtpërdrejtë te kerkoje shfuqizimin e nje ligji klientelist. – Gjykata Kushtetuese (Relatori Elsa Toska) refuzon te legjitimoje dhe te marre ne shqyrtim nje Ligji Antikushtetues, Korruptiv dhe Klientelist me te cilin po behet Rindertimi. Preteksit (Shoqeria Civile nuk ka interes drejtpërdrejtë te merret me ligje antikushtetues e klientelist, pasi ajo vete nuk futet ne tendera dhe nuk preket drejte nga padrejtësitë e gares).

Se si e kuptojnë interesin e drejtpërdrejtë dhe te ligjshëm ne nje drejtesi Kushtetuese 3 Konstitucionalistet tane znj. Elsa Toska, znj Viktore Tushe dhe z. Përparim Kalo !!!

Per mua kjo eshte Paolo gjykate kushtetuese e sjelle nga zyrat e para 90tes kur kishte shoqeri civile vetem Organizata e Gruas dhe ajo e Bashkimeve Profesionale. Dhe njesoj mendon e me Shoqeri Civile sheh veten organizatat e biznesit dhe jo organizata qe nuk paguhen me kuotizacionit te biznesit, dhe tregon ne cfare cilesie eshte gjykata kushtetuese ne vend.

Tani duhet nje grup parlamentar apo nje institucion i pavarur te vere ne levizje procesin per Ligj Klientelist ne Rindertim.

Mbi 100 miliard lek po shpartallohen* me procedure ligjore per “Klientet e medhenj”. Normal qe gjykata nuk do merrej as me peshqit, e as me klientet… ky vendim tregoi se sa ka dështuar reforma ne drejtësi. Dhe sa nivel mediokër dhe mungese kurajo per te kundërshtuar Korrupsionin Qeveritar me Ligj kane Konstitucionalistet.

Ndoshta Gjyqtaret me familjare qe punojne cdo dite si noter, avokat e badiguard te biznesit jane vete ne lidhje  interesi te drejtperdrejte kur shqyrtojnë ligje ku flitet per Liri dhe Barazi Ekonomike ne Tenderim per Rindertim pas Termetit.