Gazi Lotsjelles i pamundëson Bashes te beje opozite kunder Rames !

619
Sigal

Irena Beqiraj

Kur ish- kolegu im, ish minister I Brendshem perdori gaz losjelles edhe uje per te shperndare protestuesit e Bashes para Kryeministrise , te cilet vune zjarr tek dera e mbyllur me llamarina, debati ishte I zjarrte …..a mund te mbrohen institucionet publike me gaz lotsjelles kunder protestuesve ?
Basha edhe eksponente te PD e” masakruan” Lleshin edhe Ramen per perdorimin e tij .

Por sic thote populli ” mos peshty siper se te bje ne fytyre “. Sot ne fytyren e Bashes kane rene gjithe ” PESHTYMA E QELBUR ” qe dikur hidhte mbi Lleshin edhe Ramen .

E pra Rama eshte vite drite mbi Bashen , I cili sot gazin edhe Policine e “Rames” I perdori kunder demokrateve .

Veprimi I sotem perfundimisht e shperbeu opoziten . Kush ishte arsyeja apo fajtori per nje qytetar te thjeshte nuk ka rendesi . Rezultati I asaj qe ndodhi sot ka rendesi. Nga ky moment PD e Bashes nuk ben dot me opozite kunder Rames . Nga sot PD e Bashes e vulosi te ardhmen e saj .
Sepse kopja nuk lufton dot origjinalin . Basha nga sot duhet te heshte , nuk mund te protestoje me kunder Rames . Rama eshte maestroja ndersa Basha eshte thjesht zhgaravine e tij .