Fuga: Gabim i madh që ndeshja u bë! Ata që u mundën ishin tifozët!

535
Akademiku Artan Fuga e ka ndjekur me shqetësim, ndeshjen e djeshme Tirana-Partizani, që entuziazmoi gjysmën e tifozëve dhe hidhëroi palën tjetër.
Sigal

Pa e thënë hapur, Fuga që ka ngritur gjithë këto ditë shqetësimin e përhapjes së koronavirusit dhe nevojën e mbylljes së shkollave, qoftë edhe përkohësisht, gjykon se të humburit qenë tifozët dhe nëse askush nuk dëgjon këtë thirrje, durimhumbur ai shprehet: “Në esfel!”.

Ja mesazhi i sociologut të njohur, Fuga:

“Tirana mundi dje Partizanin 5 me 1! Disa u gëzuan dhe disa u mërzitën nga rezultati. Disa u kapën me arbitrat duke i sharë me libër shtëpie! Disa fajin e gjetën te industria e futbollit që mendojnë se është kthyer në pikën kur nuk ndjek basti golin, por goli bastin. Disa u kënaqën me spektaklin!

Unë për veten time uluras: Eshtë gabim i madh që ndeshja u bë! Ata që u mundën në të vërtetë ishin tifozat, por ata nuk e kuptojnë, dhe ne që e pamë ndeshjen në televizion!

Ndonjë ditë do të pendohemi, nuk e uroj! Por do të jetë shumë vonë, shumë! Shuuuuuumë! Nuk rrimë dot ca javë si njerëz të përgjegjshëm? Nuk doni të dëgjoni? Në esfel!”