Frank Shkreli: Pasojate e tërheqjes Amerikane nga roli ndërkombëtar

633
Sigal

Në më pak se dy javë e gjysëm, pas dy
mandateve, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama i dorëzon çelsat e
Shtëpisë së Bardhë Presidentit të zgjedhur, Donald Trump.  Politika e jashtëme amerikane dhe roli i
Shteteve të Bashkuara në arenën ndërkombëtare në përgjithësi dhe politika e
jashtme e administratës së Presidentit Obama gjatë 8-viteve të fundit, në
veçanti — ishte subjekt i debateve të ashpëra gjatë fushatës elektorale për
president të SHBA-ave, gjatë vitit të kaluar.  Kandidati republikan, Trump ka kritikuar
politikën e jashtme të administratës Obama duke thënë se roli i Amerikës në
botë ka rënë dukshëm gjatë qeverisjes së Presidentit Obama, por pa dhënë
hollësi se çfarë roli ndryshe do të luaj Amerika, në arenën ndërkombëtare,
gjatë mandatit të tij si prresident i Shteteve të Bashkuara. Politika e
ardhëshme dhe cili do të jetë roli amerikan në botë, nën udhëheqjen e
Presidentit Trump, mbetet për tu parë, megjithse ekspertë të ndryshëm të
politikës së jashtëme si dhe disa antarë të Kongresit amerikan, përfshirë edhe
disa senatorë të njohur republikanë, kanë kritikuar ashpër tanimë deklaratat e Donald
Trump-it në lidhje me politikën e jashtme që ai mund të ndjekë, me të filluar
nga detyra me 20 Janar.  Ndonëse nuk
dihet se ç’drejtim do të marrë politika e jashtme amerikane dhe cili do të jetë
roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në botë në të ardhmen, nën drejtimin e
administratës Trump – politika e jashtme e 8-viteve të kaluara të administratës
Obama ka filluar të analizohet dhe rënja e rolit të Amerikës në botë — gjatë
kësaj periudhe — të kritikohet nga ekspertë të politikës së jashtme dhe nga akademikë.

Njëri prej këtyre akademikëve është
Profesori Robert J. Lieber i çështjeve qeveritare dhe i politikës ndërkombëtare
pranë Universitetit të njohur jezuit Georgetown në Washington, autor i 16
librave mbi marrëddhëniet ndërkombëtare dhe mbi politikën e jashtme amerikane
dhe këshilltar në këtë fushë pranë disa dikastereve të qeverisë amerikane. Në
librin e tij të fundit, “Tërheqja dhe Pasojat: Politika e Jashtme Amerikane dhe
Problemi i Rendit Botëror”, botuar disa muaj më parë,Profesori Lieber
konsideron se roli ndërkombëtar i Amerikës është zvogëluar dukshëmnë botë gjatë
8-viteve të fundit dhenjëkohsisht mbron tezën për një rol më të fortë amerikan
në botë.   Ai beson se megjith këtë rënie
të rolit amerikan në botë gjatë viteve të fundit, sipas tij, heret ose vonë,
Amerika do të detyrohet t’i këthehet rolit udhëheqës në botë, sepse tërheqja e
Shteteve të Bashkuara nga roli i saj tradicional i pothuaj 100-viteve të
kaluara, do të ketë pasoja, jo vetëm për botën, por edhe për vet Amerikën dhe
sigurimin kombëtar të saj.  Ai pohon se
vitet e fundit, Shtetet e Bashkuara, “Janë tërhequr nga roli udhëheqës historik
në marrëdhëniet ndërkombëtare, ndërkohë që Administrata e Presidentit Obama
është përpjekur të pajtojë kundërshtarët e Amerikës, ndërsa ka treguar një
indiferencë ndaj aleatëve të saj. Presidenti Obama kishte paralajmëruar mos
shkeljen e ‘vijave të kuqe’ dhe pastaj s’bëri asgjë për të mos lejuar shkeljen
e tyre, siç ishte rasti i përdorimit të armëve kimike nga Presidenti i Sirisë
Bashar Al Assad.”  Ishte ky një rast, që
sipas Profesorit Lieber, tregoi qartë të vërtetën e pakëndshme në lidhje me
angazhimet e Amerikës ndaj aleatëve dhe vuri në pikëpyetje përdorimin e forcës
ndaj kundërshtarëve të Shteteve të Bashkuara. Administrata e Presidentit Obama,
shkruan Profesori amerikan, preferonte që Shtetet e Bashkuara të luanin rolin e
‘udhëheqsit nga mbrapa’, përballë luftës katastrofale civile në Siri, përballë
barbarizmave të ISIS-it në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën Veriore, përballë
politikave grabitqare të Rusisë në Europën Lindore dhe sjelljevetë Kinës në
Azinë lindore”.

 

Profesori Robert Lieber shprehet në
librin e tij,“Tërheqja dhe Pasojat: Politika e Jashtme Amerikane dhe Problemi i
Rendit Botëror”, se “Pasojat e këtij eksperimenti ‘realist’ të administraës
Obama, “Kanë qenë tepër të dëmshme,kanë shkaktuar vuajtje dhe njëkohsisht kanë
bërë që Shtetet e Bashkuara të humbnin kredibilitetin e tyre, jo vetëm me miqtë
por edhe me armiqtë e tyre.”  Megjithëkëtë,
ai shkruan se “Amerika e ka mundësinë për të udhëhequr, por nëqoftse në të
ardhmen ajo nuk merr përsipër luajtjen e një roli më të madh dhe më të fortë në
botë, ka të ngjarë që gjëndja ndërkombëtare të bëhet edhe më e rrezikshme se
ç’është tani, me kërcënime në shtim e sipër, jo vetëm ndaj stabilitetit rajonal
dhe rendit ndërkombëtar por edhe me pasoja serioze për vetë interesat kombëtare
të Amerikës”, thekson Profesori i Universitetit Georgetown.

 

Roli udhëheqës i Shteteve të Bashkuara
në botë është unik, sipas Profesorit Robert Lieber. Për këtë — nënvijon ai —
historikisht, kanë qenë dakort si elementët liberalë ashtu edhe ata
konservatorë të dy partive kryesore politike të Amerikës.  Ata, shkruan ai, mund të kenë patur ndryshime
midis tyre në lidhje me mënyrën e zbatimit të këtij roli, se ku dhe si duhej të
angazhoheshin Shtetet e Bashkuara ndërkombëtarisht, por ama ata gjithmonë kanë
rënë dakort, ashtu siç është shprehur edhe ish-Presidenti Bill Clinton, “Amerika
mbetet një vend i pazëvëndsueshëm për botën”, thekson Profesori Lieber.Ai
shkruan se në të kaluarën, Amerika “Ka shërbyer efektivisht, jo vetëm në rolin
udhëheqës në botë dhe si mbështetëse dhe promovuese e demokracive liberale dhe
e ekonomive të tregut, por edhe siruajtëse dhe mbrojtëse e rregullave dhe
normave të rendit ndërkombëtar.”

Profesori Lieber thekson në librin e tij
të fundit, se pa një ri-angazhim të tillë ndaj rolit udhëheqës të Shteteve të
Bashkuara në botë, dera mbetet e hapët për kundërshtarët e Amerikës dhe të aleatëve
të sajë, që të ushtrojnë influencën e tyre, pasojat e të cilave kanë qenë
tragjike, si ishte rasti i krizës në Siri dhe në Libi, pasoja këto që janë
shtrirë dhe kanë prekur stabilitetin politik dhe ekonomik të Europës.“Një
Evropë stabile, e begatë dhe demokratike, historikisht, ka qenë dhe është në
interesin kombëtar të Amerikës”, pohon Profesori Lieber.   “Por vështirsitë me të cilat përballet sot
Evropa janë përkeqësuar nga mos vullneti i Amerikës për të ndërhyrë fillimisht
në krizën e Sirisë.”Për më tepër, në lidhje me shtetet baltike dhe me Ukrainën,
shkruan Profesori Lieber, përgjigja e ngadaltë dhe jo efektive e Amerikës ndaj
ndërhyrjes dhe ndaj agresionit rus, përbëjnë një  kërcënim ndaj rendit botëror, pikërisht si
përfundim i mungesës së një angazhimi të Shteteve të Bashkuara ndaj
organizatave siç është aleanca NATO.

 

Profesori Robert Lieber bën thirrje për
një politikë të jashtme më aktive nga ana e Shteteve të Bashkuara,ndërkohë që
paralajmëron presidentin e ardhëshëm të Shteteteve të Bashkuara që t’i
kushtojënjë vëmendje të posaçme rëndësisë që ka kredibiliteti i udhëheqjes
amerikane në botë, ndërkohë që administrata e refillon përpilimin e politikës
së ardhëshme të Shteteve të Bashkuara në fushën ndërkombëtare.  Profesori i Universitetit Georgetown, Robert
Lieber përfundon duke thënë se vitet e fundit,“janë shtuar kërcënimet ndaj
Amerikës dhe ndaj rendit ndërkombëtar, rend të cilin ne kemi bërë aq shumë për
ta ndërtuar”, gjatë dekadave.  “Si
përfundim”, shkruan ai, “Presidenti që fillon nga detyra më 20 Janar do të
përballet me një detyrë të rëndë për të rivendosur aftësitë dhe kredibilitetin
amerikan nga të cilat varet, jo vetëm sigurimi dhe vlerat e Amerikës, por edhe
sigurimi i miqëve dhe i aleatëve tanë”.

 

Nga deklaratat e deri tanishme të
presidentit të zgjedhur Donald Trump dhe të këshilltarëve të tij të politikës
së jashtme, nuk është e qartë se cila do të jetë politika e jashtme e
administratës së ardhëshme dhe cili do të jetë roli i Shteteve të Bashkuara në
botë gjatë mandatit të tij.  Pikëpamjet e
tija mbi politikën e jashtme nuk janë të qarta dhe kjo vihet në dukje edhe nga
një sondazh i kohëve të fundit nga rrjeti televiziv amerikan CBS, ku, sipas të
cilit, vetëm 46 për qind e amerikanëve shprehen se besojnë qëZ.Trump i ka aftësitë
të menazhojë një krizë ndërkombëtare, ndërkohë që 47thonë se besojnë në
aftësitë e tija për të përdorur forcën ushtarake ku dhe kur të jetë e
nevojshme.  Historikisht, sipas këtij
rrjeti televiziv, sondazhi tregon se Z. Trump fillon nga një pozitë e dobët në
këtë fushë. Por është tepër heret të bëhet një vlerësim dhe mbetet për tu parë
se cili do të jetë roli i Shteteve të Bashkuara në arenën ndërkombëtare gjatë
katër viteve të ardhëshme të administratës Trump.

 

Prandaj, në këtë periudhë pasigurie të
rolit amerikan në botë, mbetet shpresa tek Kongresi i Shteteve të Bashkuara për
të ruajtur sado pak një balancë në këtë fushë, për të siguruar aleatët dhe për
të paralajmëruar kundërshtarët, se Shtetet e Bashkuara të Amerikësnuk e kanë
ndër mendë të tërhiqen nga roli i tyre historik në botë.  Ky, në të vërtetë, ishte edhe mesazhi i tre
senatorëve republikanë,John McCain,Lindsey Grahamdhe Amy Klobuchar, të cilët
bënë një turne në Evropë ditët e fundit, ndërsa vizituan shtetet baltike,
Ukrainën dhe Gjorgjinë, me qëllim për të siguruar vendet aleate dhe partnerët
se Shtetet e Bashkuara do t’i mbështesin ato, pa marrë parasyshë deklaratat e
Donald Trump-it për Putinin dhe dyshimet që ai mund të ketë shprehur në lidhje
me organizatën NATO.   Senatori veteran John McCain theksoi se
Shtetet e Bashkuara duhet të kundërshtojnë Vladimir Putinin dhe politikat e
tija agresive ndaj vendeve fqinje, ndërsa senatori Lindsey Graham u shpreh
gjatë asaj vizite në Evropë se Shtetet e Bashkuara duhet të vendosin më shumë
sanksione ekonomike kundër Rusisë putiniste. Nepërmjet një deklarate të
senatorit Graham, tre senatorët republikanë të Amerikës, u përpoqën të
sigurojnë aleatët në Evropë për një rol më të fortë amerikan në politikën e
jashtme duke theksuar se, “Mesazhi ynë për mbarë rajonin është se
shpresojmë që në 2017-ën Amerika të bëjë më shumë. Do të bëjë më shumë në
frontin ekonomik dhe ushtarak…Ne do të bëjmë më shumë kundër Rusisë. Ata u
përpoqën të ndërhyjnë në zgjedhjet tona, ata po minojnë demokracitë në mbarë
rajonin. Më shumë sanksione në sektorët energjetik dhe financiarë për t’u lënë
të kuptojnë se ka arritur kulmi.”

 

Në librin e tij, “Tërheqja dhe Pasojat:
Politika e Jashtme Amerikane dhe Problemi i Rendit Botëror”shkruan se,
“Diplomacia është shumë më efektive kur mbështetet nga forca dhe nga vullneti
për të përdorur forcën.” Gjuha e forcës është e vetmja gjuhë që kuptojnë tipat
e Vladimir Putinit.  Shpresojmë që
Kongresi amerikan të insistojë në këtë të vërtetë dhe të rivendosë rolin
amerikan në botë, ndërkohë që administrata e Presidentit Trump përpilon
politikën e saj të jashtme dherolin qëdo të luajnë Shtetete Bashkuara në arenën
ndërkombëtarenë muajt dhe vitet e ardhëshme.Është provuar herë pas here, gjatë
shekullit të kaluar, se roli i Shteteve të Bashkuara në botë nuk mund të zëvendësohet
nga askush tjetër. Shëmbulli më i mirë për këtë të vërtetë
është rasti i Kosovës!

Frank Shkreli