Frank Shkreli: Humanizmi i Dr. Agim Lekës

864
Ditët e fundit lexova në gazetën “Dielli” të organizatës “Vatra” një letër që doktori i njohur për aktivitetin e tij prej më shumë se 50-vjetësh në komunitetin shqiptaro-amerikan, Dr. Agim Leka I drejtonte famullitarit të Kishës Katolike Shqiptare, Zoja e Shkodrës në New York, At Pjetër Popaj. Me atë letër, Dr. Leka, njofton udhëheqësin e kësaj kishe se në muzgun e jetës së tij kavendosur t’I dhurojë “Klinikës Nënë Tereza” pranë këtij objekti fetar, klinikën dhe zyrën e tij prej pesë dhomash ku ai ka ushtruar mjekësinë për pothuaj 50-vjet, në Baldwin të Long Island-it. Dr. Leka falenderon Perendinë për këtë frymëzim për t’I adhuruar Klinikën e tij Kishës Katolike në New York, duke thënë se ka qenë “gjithmonë ëndërra ime për të ndihmuar imigrantët të cilët kishin nevojë për kujdesje shëndetesore, në një vend si ky i yni ku, anglishtja është gjuha zyrtare”. Doktori i denjë i komunitetit shqiptaro-amerikan, Dr. Agim Leka i shkruan Dom Pjetrit se “beson që është detyra jonë e përbashkët që të ndihmojmë ata të cilët kanë imigruar në këtë vend dhe të cilët nuk janë të përgatitur të përballen me problemet që paraqiten në vendin e ri ku kanë vendosur të kalojnë jetën e tyre”. Nuk është për t’u habitur për këtë gjest humanitar të doktorit të njohur të komunitetit shqiptaro-amerikan. 

Dr. Leka ka një histori të gjatë prej pothuaj 50-vjetësh aktiviteti në ndihmë të të gjithë refugjatëve, por sidomos në mbështetje të komunitetit shqiptar në Amerikë, të cilit ai ka qenë dhe është pjesë e pa ndarë dhe ku zë një vend të denjë në historinë e këtij komuniteti, prej më shumë se një shekull. Veprimtaria e tij e gjatë në shërbim në komunitetit shqiptaro-amerikan ka filluar në vitin 1953, pikërisht në një komunitet arbëresh në shtetin Nju Xhersi, të bashkuar rreth organizatës së tyre, “Gjergj Kastrioti Skenderbeg”. Pak kohë më vonë, rrëfen në letrën e tij Dr. Leka, “Mora një telefonatë nga Mons. Zef Oroshi i Kishës Zoja e Këshillit të Mirë (në Bronx të New Yorkut), i cili më ftoi që të shkoja tek kisha e tij për të vaksinuar fëmijtë shqiptarë të ardhur në këtë vend nga trojet e tyre nën Malin e Zi”, vaksina të zakonshme për fëmijtë e asaj moshe, thotë Dr. Leka, “por që në të vërtetë u ishin mohuar fëmijve shqiptarë në vendin e tyre të origjinës”. Duke përgëzuar Mons Oroshin për këtë nismë, Dr. Leka i shkruante atij se ishte tepër i kënaqur që i ishte përgjigjur ftesës së tij, duke u shprehur se, “Rrallëherë e kam ndjerë veten aq të kënaqur në ushtrimin e profesionit tim -pa kurrfarë interesi material ose monetar –duke i dhënë ndihmën time mjekësore bashkësisë shqiptare, këtij populli në nevojë e që është pjesë e pandarë e racës sonë”. Në letrën e tij, dërguar udhëheqësit fetar Mon. Oroshi, në vitin 1972 Dr. Leka përgëzon Kishën Katolike Shqiptare për nismën shëndetësore të asaj kohe dhe premton ndihmën e tij të vazhdueshme, në bashkëpunim edhe me mjekë të tjerë shqiptarë, ashtu që sipas tij, “të gjithë fëmijtë shqiptarë të çdo feje dhe krahine të gëzojnë shëndet dhe jetë të lumtur në vendin bujar të Amerikës”. 

Premtinim e shprehur në atë kohë për të ndihmuar komuntetin shqiptar në Amerikë, ai e mbajti gjatë dekadave të fundit pa përtesë dhe i kudogjendur. Mirëpo, duke i dhuruar “Klinikës Nënë Tereza” pranë Kishës Katolik eShqiptare në New York, ndërtesën e klinikës së tij prej 50-vitesh kësaj qendre, Dr. Agim Leka premitimin e dhënë në fillim do e vazhdojë përgjithmonë edhe në të ardhmene dhe pasi Perëndia të ketë vendosur ta thërrasë në atë jetë shërbestarin e vet të mëshirës. Dr. Agim Leka në letrën e tij dërguar famullitarit të Kishës Katolike Shqiptarenë New York, Dom Pjetrit i uron sukses në themelimin e “Klinikës Nënë Tereza” duke thënë se shpreson që të gjejë kënaqësinë e veçantë që ai e kishte përjetuar duke u shërbyer sidomos atyre shqiptarëve dhe kombësive të tjera, të cilët kanë vuajtur në kampet e përqëndrimit dhe në burgjet e komunizmit. Për më tepër, shprehet Dr. Leka, klinika do mbajë emrin e Nënë Terezës, e cila së shpejti do të shpallet shenjëtore dhe e cila do të vazhdojë të shërbejë si shembull e mirësisë për të gjithë popujt e botës, e sidomos thotë Dr. Leka, “shembull për popullin tonë, i cili ka vuajtur për pothuaj gjysëm shekulli nën një diktaturë të egër komuniste”. Dr. Leka përfundon letrën e tij dërguar Dom Pjetrit dhe e cila u botua në gazetën Dielli, duke thënë se, beson që “martirët, klerikët e të gjithabesimeve dhe njerëzit e thjeshtë do të jenë të kënaqur kur nga Parajasa shohin punën tonë” të përbashkët në këtë fushë, në shërbim të komunitetit.

Kush është Dr. Agim Leka
AgimLeka është një njeri me shumë talente, ndërkohë që është dalluar nga dedikimi i tij gjithë jetën ndaj edukatës dh eshërbimit ndaj të tjerëve. Dr. Leka kalindur në Delvinë të Shqipërisë, një qytet i vogël afër kufirit me Greqinë, më 25 Janar, 1924. Dashuria e tij për Shqipërinë dhe për shqiptarët pa dallim është frymëzuar nga ngjarjet historike që kishin influencuar jetën e prindërve, të gjyshërve dhe gjysheve, profesorve të tij dhe të tjerë, të cilët nëpërmjet sakrificave për Atdheun e tyre, bënë Shqipërinë një shtet të lirë më 1912. Babai i Dr. Agim Lekës, Rakip Leka ishte nga fshati historic i Borshit dhe ishte diplomuar “Suma cum Laude” në Universitetin Perandorak në Stamboll, Dega e Jurisprudencës. Babai i tij Rakipi ka shërbyer si njëri prej gjykatësve të pare të emëruar nga Ismail Qemali, duke arritur nivelet më të larta të jurisprudences shqiptare të kohës. Gjyshi i Dr. Lekës, nga ana e mamasë, Nebi Sefa, ka qenë njëri prej nënshkruesve të Pavarësisë së Shqipërisë. (Marrë nga libri “Shqiptarët më të suksesshëm të Amerikës).

Ish-drejtori i VOA-s për Euro- Azinë
Sigal