Flamuri turk u shpalos në godinën e Universitetit të Tiranës, Agim Doçi: Nuk mund të jem vëlla me një turk.

545
Sigal

Strategji për një platformë të bashkuar. Askush nuk ka ndonjë problem për ngritjen e flamurit turk në Shqipërisë, si edhe flamujt të tjerë, përfshirë atë të Amerikës, por jo kështu duke i bërë një, dy flamujt. Kjo është përdhosje e Flamurit Kombëtar, sponsorizuar nga amabasada turke në Tiranë. Por ajo që është tronditëse ka të bëjë me faktin se askush nga institucionet, qeveria dhe shoqatat mbarëkombëtare e kalojnë në heshtje dhe nuk çajnë kokën. Ka ardhur koha ku thënia e Kryerilindasit Rama : ” Nuk keni pare gjë akoma” të bëhet realitet. Në lidhje më këtë ngjarje Riza Krasniqi analizon qëndrimin e publicistit të shquar Agim Doci: Ja reagimi i plotë:

“Flamuri turk u shpalos në godinën e Universitetit të Tiranës, Agim Doçi: Nuk mund të jem vëlla me një turk. Mbrëmjen e së enjtes (29 tetor), godina e Universitetit Politeknik të Tiranës u ngjyros nga flamuri turk në krah të atij shqiptar, së bashku me urimin për 97-vjetorin e themelimit të Republikës së Turqisë. Sipas një lajmi të agjencisë së lajmeve Anadolu kjo ishte bërë me iniciativë të ambasadës së Turqisë në Tiranë. Më 29 tetor të vitit 1923, Mustafa Kemal Atatürk, zyrtarisht shpalli emrin e kombit dhe statusin e vendit si republikë. Më pas u zhvillua një votim në Asamblenë e Madhe Kombëtare dhe Atatürk, me votim unanim u zgjodh presidenti i parë i Republikës së Turqisë. Që atëherë, Turqia feston Ditën e Republikës çdo 29 tetor. Por celebrimi i kësaj feste në mënyrë demonstrative në Tiranë, ka shkaktuar polemika në rrjet. Ditën e sotme u diskutua gjatë kjo temë, ku në studio ishte i ftuar edhe poeti i njohur, Agim Doçi, i cili ishte kundër vendosjes së flamurit turk në atë godinë. “Në këto kushte unë kam një edukatë atdhetare. Ngushëlloj familjarët e atyre që humbën jetën në Turqi nga tërmeti i fuqishëm. U jam mirënjohës kur ata erdhën të parët për të na ndihmuar kur ra tërmeti më 26 nëntor”, tha Agimi. Por Doçi shtoi se nuk mund të mohojë historinë për një flamur të Turqisë: “Është hapi i parë i osmanizmit të ri të Ballkanit. Në këto kushte nuk pranoj që të festohet kështu 97-vjetori i Turqisë. Unë nuk mund të jem vëlla me një turk, për shumë arsye”.