Fitim Çaushi: Këngën labe nuk mund ta tjetërsojë askush, ajo është vula e shqiptarizmës

187
Sigal

Më 25 mars, Shoqata Atdhetare Kulturore Labëria, “Nderi i Kombit”, organizoi në Muzeun Kombëtar simpoziumin shkencor “Polifonia Popullore Shqiptare Pasuri e Kombit Shqiptar”. Veç të tjerash ishte ftuar edhe akademiku Vasil Tole, por nuk mori pjesë, duke injoruar, veç Shoqatës Labëria, edhe shumë intelektualë, që morën pjesë në këtë simpozium. Tole ishte i ftuar edhe në simpoziumin e 25 nëntorit 2015, organizuar nga Kryetari i Akademisë së Arteve dhe Shkencës, Limos Dizdari, por edhe atëherë nuk mori pjesë. Ai asnjëherë nuk i ka dhënë sqarime opinionit publik, intelektualëve të sferës së muzikës dhe veçanërisht popullit të Labërisë dhe tërë Toskërisë, për tjetërsimin e trashëgimisë shpirtërore të tyre. Përse iu fsheh ballafaqimit me Shoqatën Labëria? Akademiku Tole fshihet, se ka futur në UNESCO “Isopolifoninë” shqiptare me origjinë greke. Futja e polifonisë shqiptare në UNESCO në vitin 2002 me emërtesën “isopolifoni”, u shoqërua me botimin e dy studimeve të akademikut Vasil Tole: “Odisea dhe sirenat, grishje drejt viseve isopolifonike të Epirit”, në vitin 2005 dhe “Pse qajnë kuajt e Akilit” në 2011. Libri i përkthyer greqisht, u promovua në Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë, nën interesimin e shoqatës kulturore greke në Tiranë. Në panelin drejtues ishin përfaqësues të shoqatës kulturore greke, Panajot Barka dhe Vasil Tole. Nuk kishte asnjë përfaqësues nga Akademia e Shkencave, megjithëse promovoheshin antivlera, që dëmtonin identitetin tonë kombëtar. Në të dy botimet, akademiku Tole e ka spostuar territorin e studimit të polifonisë popullore në Epir, të cilin e konsideron Greqi. Është kjo arsyeja përse tërhoqi vëmendjen e studiuesve grekë ky produkt, dhe morën përsipër përkthimin dhe promovimin e tij. Tole, duke injoruar krejt studiuesit shqiptarë që për 50 vjet hulumtim shkencor kanë propaganduar, se polifonia shqiptare e ka origjinën nga ky popull dhe nga ky truall, kryesisht në Labëri, ka ngulur tezën e kundërt, se polifonia shqiptare dhe ajo Labe e ka djepin tek sirenat greke. Mund ta besonim këtë spostim djepesh, nëse Tole, ose kushdo tjetër, do të na sillte qoftë edhe një demostrim të thjeshtë të isopolifonisë së sirenave. Por kjo s’mund të ndodhë kurrë, sepse nuk ka as sirena në faqe të dheut e as isopolifoni të tyre. Që këtu është i zgjidhur problemi dhe Akademia e Shkencave duhet ta çojë identitetin tonë kombëtar dhe trashëgiminë shpirtërore të këtij populli, atje ku e kanë përcaktuar studiuesit shqiptarë; Polifoni popullore shqiptare me qendër në Labëri. Në kopertinën e librit të parë, Tole ka përfshirë katër elementë: Odisea, sirenat, isopolifoninë dhe Epirin. Të katër elementët janë trajtuar si etnitete greke, sepse lënda e studimit është marrë nga poema epike e Homerit, për të cilën Tole shkruan:“Iliada” dhe “Odisea”, përbëjnë burimin e parë historik, monumentin e parë të shkruar, i cili përshkon aktet e trimërisë së parahelenëvenë këtë epokë”.

Sikundër shihet, polifonia shqiptare studiohet mbi një libër, “Odisea”, që flet për parahelenët. Këtu qartësohet problemi dhe të katër elementët bazë që dominojnë librin e Toles: Odisea, sirenat, isopolifonia dhe Epiri na qenkërkan jehonë e parahelenëve dhe jo e parailirëve, ndonse Homeri i konsideron trojanët Dardani. Përse Tole duhet ta lidhi studimin e polifonisë shqiptare me sirenat greke të periudhës parahelene? Etnitetin grek të isopolifonisë e përforcon vet Tole:  Në mitologjinë e lashtë greke sirenat paraqiteshin si qënie gjysmë zogj dhe gjysmë gra. Ata që kanë sy e lexojnë, se sirenat janë pjesë e mitologjisë greke, pse Tole e lidh studimin e polifonisë shqiptare me sirenat e mitologjisë greke? Sirenat greke nuk kanë asnjë lidhje me isopolifoninë labe, ca më pak ajo ta ketë djepin në shtratin e sirenave, por të dy studimet e Toles e trajtojnë polifoninë shqiptare si kulturë polifonike te grekët e Ep. Sikundër shihet, Tole e trajtonEpirin si territor grek, ndërkohë që nuk ka patur grekë në Epirin antik, kohë në të cilën e vendos studimin e tij Tole:  “Studimi “Odiseja dhe Sirenat…” niset nga shqetësimi i kahershëm për të zbuluar prejardhjen e tejlashtë të iso-polifonisë shqiptare…,ekzistencën e iso-polifonisë qysh në kohrat e qytetërimeve antike.Historianët antikë grekë, në qytetërimet antike kanë shkruar se nuk ka pasur grekë në Epir. Në mënyrë shteruese akademiku Pëllumb Xhufi ka vërtetuar se në mijëvjeçarin e fundit, në Epir ka patur popullsi arbërore jo greke. Tole qëllimisht ngatërron kohët: : “Ende sot pika e kufirit mes Shqipërisë dhe Greqisë, mbart togfjalëshin kuptimplotë “Qafa e Botës”. Ky territor gjeografik, ku shtrihet Shqipëria e Jugut…” Ky manovrim i një rrufjani politik, duke barazuar nocionin etnik të Epirit me nocionin politik, kërkon ta vendosë jugun e Shqipërisë në Konispol. Kufiri i Shqipërisë së Jugut me Greqinë nuk është Qafë Bota e Konispolit, është Preveza e kohëve antike. Qafë Bota erdhi në vitin 1913, pas Konferencës së Ambasorëve në Londër. Rrjedhimisht kultura shpirtërore e banorëve vendas do të ishte jo Helene, por shqiptare. I vendosur për ta pushtuar edhe pjesën veriore të Epirit, Tole shkruan: “Ne i përmbahemi idesë, se vendndodhjen e sirenave mund ta lokalizojmë pranë brigjeve të sotme shqiptare. Diversioni i Toles, arrin kulmin! I sjell sirenat greke pranë brigjeve të sotme shqiptare në territorin e Çamërisë! Ç’duan sirenat mitologjike greke në Epirin shqiptar, kur popullsia kishte mitologjinë e vet me Zërat, Orët, Kuçedrat etj? Te libri “Pse qajnë kuajt e Akilit”, Tole shkruan: “Lumi i Vdekjes -Akeronti, dhe Hadesi – lokalizohen në rajonin e maleve të Sulit, Thesprotia e dikurshme: Çamëria e sotme…” Dhe vazhdon: “ky territor i nëntokës, ku gjenden kori i sirenave vajtore… mbitoka e tij e ruan ende sot, një ndër të vetmet tradita shumëzërëshe më origjinale të trashëgimisë shpirtërore botërore: vajtimin iso-polifonik dhe iso-polifoninë në tërësi.”Tole kërkon ta legjitimojë Çamërinë antike dhe etnike si Greqi, sepse kështu legjitimon Epirin e Jugut, i cili, me isopolifoninë e sirenave dhe isopolifoninë e shqiptarëve, duhet doemos të jetë i njëjtë me Epirin e Veriut, ai territor Grek! Kënga polifonike ruhet ende në popullin e Çamërisë, sepse jeton natyrshëm në truallin e vet mijravjeçar, jo si produkt i sirenave, por si krijimtari shpirtërore e popullit të saj iliro-epiriot, i cili e ka lënë si trashëgim kulturor, pavarësisht, se kush banon aktualisht në atë territor.

Prof. Çabej ka theksuar “Është interesante që kënga e Çamëve të fundit jugor të Shqipërisë u përgjajnë këngëve të Toskëve… për të cilat fletHolger Pederson…Toskë e Çamër sot nuk banojnë më në një afërsi kontakti me njëri tjetrin. Po ky komunikim zhduket historikisht, sepse në një periodë të caktuar të historisë shqiptare, fiset labe duket të jenë futur si një pykë në midis dhe të kenë ndarë kështu një njësi të hershme më dysh. Shohim kështu se si këngët popullore janë në gjendje të lëshojnë dritë dhe në historinë e fiseve tona”.

Sikundër shihet, Çabej e konsideron popullsinë çame, si popullsi të fundit jugor të Shqipërisë, në Prevezë, kënga e të cilëve ka ngjashmëri me këngët toske, ku përfshihet edhe Labëria. Është Preveza Greqia veriore jo Qafë Bota.

Tole bën diversion edhe me polifoninë labe: ”Zëri i sirenave ishte i veçantë për shkak të teksturës vajtimore iso-polifonike të tyre, veçori të cilën ende sot e gjejmë tek iso-polifonia labe, në shtrojet e Epirit të dikurshëm antik.”

Sipas mercenarit Vasil Tole, zëri i sirenave greke gjendet ende sot në Epir tek isopolifonia labe! Labëria gjendet në Epirin e Veriut, mos vallë Tole e konsideron edhe këtë territor si Greqi, përderisa aty lulëzon isopolifonia e sirenave?