Festim Lato: Përpjekjet tona për të çuar dosjen e Çamërisë në Hagë

631
Sigal

Intervistë ekskluzive
me kryetarin e shoqatës “Çamëria” në Hollandë

 Gazeta Telegraf/

Festim Lato, kryetar i
shoqatës “Çamëria” në Hollandë, në një intervistë ekskluzive për “Telegraf”
hedh dritë mbi përpjekjet e kësaj shoqate për sensibizimin e faktorit
ndërkombëtar dhe sidomo të SHBA dhe BE për çështjen shqipatre të Çamërisë. Kjo
shoqatë është e njohur në hapësirën shqipatre edhe si niciatore e përgatitjes
dhe dërgimit të dosjes së Çamërisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës në
Hollandë.

 

 

1.     
Cilat janë disa nga veprimtaritë e
shoqatës “Çamëria” deri në ditët e sotme?

 

Sensibilizimi i masave
në Shqipëri dhe Kosovë si dhe trevat shqiptare në Mal të Zi, Maqedoni, Preshevë
e Diasporë. Faktorizimi ndërkombëtar i çështjes shqipatre të Çamërisë si dhe
përgatitja dhe dërgimi i dosjes në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës.

2.     
Si po shkon çështja e dërguar në Gjykatën
Ndërkombëtare të Hagës nga shoqata juaj?

Po procedohet në
shqyrtimin e fakteve dhe përgatitjen e pretencës juridike për procedim të mëtejme
në gjykat. Ne si shoqatë kemi përgatitur me kujdes gjithë dokumentacionin e
kërkuar

3.     
Cilat janë 3-4 kërkesat tuaja kryesore
që keni depozituar në Gjykatën e Hagës?

Dosja është ndërtuar
mbi 4 çështje që lidhen me Holukausin ndaj Çamërisë.

         
Njohja e genocidit Grek ndaj shqiptarëve
të Çamërisë;

         
Rikthimi i çamëve në tokat e tyre
stërgjyshore;

         
Dëmshpërblimi për pronat e shqiptarëve
të Çamërisë nga shteti grek;

         
Lirimi i 17.000 km tokë shqiptare nga
shteti Grek për 976 fshatra e qytete Shqiptare në Epirin e Ilirisë – Çamëri.

Dosja për herë të parë është
përgatitur dhe dërguar më datë 11.02.2016.

4.     
Shpallja e republikës së Çamërisë a
është rrjedhojë e ecurisë së shoqatës apo ka shkaqe të tjera?

 Në politikë punohet në proces që është njëlloj
planifikimi gjeo-politik dhe gjeo-stretegjik në kontekst me zhvillimet që determinojnë
kauzën që duam ta shtymë të ecë përpara. Është vlerësuar në nivelet drejtuese çame
dhe partnerët ndërkombëtar që na mbështesin se cështja çame duhet të udhëhiqet
nga vetë çamët. Prandaj, kjo kërkon veprim të sikronizuar dhe harmonizuar në mënyrë
institucionale. Zhvillimet politike në rajon dhe në botë, trendet integruese
globale me tendencë të krijimit të identitetit shtetëror të popujve na detyrojnë
në krijimin edhe të identitetit shtetëror Çam gjegjësisht shtetit të popullsisë
çame dhe arvanitase në trevat shqiptare në Greqi, që bazuar në Deklaratën
Kushtetuese mbi Pavarësinë në marrëdhëniet ndërkombëtare të njihet si Republika
e Çamërisë.

5.     
PDIU ju ka sulmuar, madje ka edhe akuza
absurde duke iu konsideruar “tradhtarë”?

Po humbe kohë me deklarimet
e pamatura dhe destruktive të njerëzve, atëhere do humbas hapin në çështjen që
përfaqësoj. Çështja çame nuk është përjashtuese, është një çështje e madhe dhe
e hapur ku ka vend për të gjithë që të japin kontributin e tyre. Kontribut ky që
do i dedikohet Zotit, Kombit dhe Atdheut. Nuk mëtojmë as guxojmë të krijojmë
armiq nga radhët tona. Unë jam person publik me emër dhe mbiemër, identitet, i
lexueshëm dhe i qasshëm, nuk kam armiq dhe në kauzën që mbroj dua të kem vetëm
miq e bashkëpunëtor dhe siç dhe e kam deklaruar me herët, do të udhëhiqem nga
filozofia e urtësisë dhe mencurisë së burrit të madh të Kosovës, që e nxorri atë
(Kosovën) nga hiç gjë dhe e bëri sot subjekt me identitet në marrëdhëniet ndërkombëtare
dhe e bëri popullin e tij të ndjehet dinjitoz në bashkësinë e kombeve të lira
ne botë.