Faik Islami/ Heshtja e katedrave universitare

801
Një bombë plasi në Tiranë! Mundet e barabartë ose pse jo edhe më e madhe sesa hipoteza e Shlimanit, për vendndodhjen e Trojës. Shlimani nuk ishte eksplorator i mirëfilltë, por as edhe me shkollimin e nevojshëm, për një “bombë shkencore”, që të mund te alarmonte ashtu komunitetin e kërkuesve të shumtë, për zbulimin e Trojës. As Asqeri Boçi nuk është një kërkues autoritar, për një revolucion në historiografinë e shqipes. Por hipoteza e hedhur prej tij “Shqipja është baza e gjuhëve”, turbulloi mendjet e shumë të shkolluarve dhe njerëzve mirëdashës të ideve të reja, rreth shqipes, mbledhur në takimin promovues të librit të tij me titull “Shqipja përtej qytetërimeve”. Ka patur plot të shkruara burimore, që kanë hedhur dritë, për prejardhjen e shqipes. Mirëpo historia e së shkuarës së largët, nisur qysh prej romakëve të cilët nxitur prej luftërave të gjata iliro- romake, përzgjodhën të miklojnë grekët përkundër kulturës së lashtë gjuhësore, pellazgo – ilire. 

Gjë që vijoi gjer në periudhën e Bizantit. Hipoteza e Asqeri Boçit bazohet mbi logjikën e gjërave, e cila ka si stoli të saj: debatin qoftë edhe mbi një fjalë burimore të marrë për fakt, kundërshtinë, ndryshimin, ndreqjen, sigurisht ndryshime e zhvillime që shpien detyrimisht në përmirësimet rrënjësore të koncepteve tradicionalë. Ai i drejtohet thjesht dëgjuesit, lexuesit, por edhe gjuhëtarit, punonjësit shkencor të gjuhësisë, akademikut hijerëndë, që hesht, duke u thënë: Emri Del-fin merr kuptim vetëm e vetëm me anë të gjuhës shqipe. I jepni një kuptim tjetër me anë të çdo gjuhe dhe ajo të mund të mbetet. Por me greqishten nuk merr asnjë lloj kuptimi. Dhe kuptimi që i jep shqipja është emërtimi i lëvizjes së peshkut detar. Emër që sot e ka në të gjitha gjuhët e botës, pa e thënë asnjëra se ky emërtim është i gjuhës së lashtë pellazgo – ilire, i shqipes! Ja pra ku logjika në hipotezën e Boçit, përjashton besimin si kulturë dominuese, për shekuj me radhë, kulturë antishkencore, sepse mohon logjikën, në interpretimin e gjërave. Hipoteza e Asqeri Boçit bazohet edhe tek leximi i Homerit.

 Është mjaft interesante hipoteza e tij, sepse ajo duket sikur tallet, sikur ironizon, me mënyrën tradicionale të historiografisë greke, e cila e lexon Homerin nëpërmjet shqipes dhe krejt në mënyre groteske i jep kuptimin greqisht. Asqeriu e lexon lirshëm shqip edhe pse nëpërmjet shkronjave greke. Do t’ia vlente një moment i tillë, për të dëgjuar autoritetet akademike të shqipes dhe që me argumentet e tyre autoritare prej gradave të mund ta rrezonin hipotezën e studiuesit të thjeshtë, por tepër skurpuloz, Asqer Boçi. Heshtja e përzgjedhur prej të mençurve, jo gjithmonë mëshiron mençuri! Mehmurët e stivosur në një qoshe, shkenca nuk i mban as për të gjallë dhe as për të vdekur. Vetëm që kryejnë aktivitetin biologjik! Në këtë derexhe e pa Akademinë tonë të Shkencave (sidomos atë gjuhësore) del në dritë libri si një hipotezë shkencore për pozicionin e shqipes e Asqeri Boçit. Ka një bombardim të pandërprerë nga bota e internetit, për pozicionin e gjuhës shqipe, sidomos sa i përket raporteve të saj me atë të kulturës helene! Materiale që në mënyrë të drejtpërdrejtë mbështesin hipotezën e Asqeriut. Por po kaq e vërtetë është edhe heshtja nga qeverisja shkencore e shqiptarëve, nga Akademia e Shkencave. Heshtja e tyre është e barabartë ose më saktë një miratim i asaj çka ka punuar tërë jetën kisha dhe tërë shkenca historiografike greke, ndaj shqipes. Mos ka paguar për të mos pipëtirë, ka helmuar korifenj të përpjekjeve për gjuhën shqipe, për të mos dalë në dritë atë që nis në hapjen e shtegut të mbyllur, ka bashkëpunuar edhe me djallin edhe me turkun edhe me sllavin, që shqipja të mbytej? Pse? Sepse do të mund të vinte një moment që si bombë të pëlciste shqipja si baza e kulturës burimore edhe për greqishten, sepse edhe kur krishterimi u ligjërua prej ilirasit Konstandin, gabimisht apo qëllimisht u fol për fe pellazgo-greke, ndërsa ishte thjesht dhe vetëm pellazgo-ilire! Pikërisht këto themele tronditin dhe u kërren binanë atyre që padrejtësisht kanë zënë qoshen e tjetërkujt, të asaj që trajton mrekullisht e gjithë kurajo, ky stërnip i Papa Zhulit, zhulaqotë të Labërisë, të historiografisë së shqipes. 
Sigal