Evdal Nuri: Tirana kryeqytet i ndotur…!

65
Evdal Nuri
Sigal

Të ulesh dhe të pish kafe është rituali më i dashur për popullin shqiptar. Dita nuk mund të quhet e plotë nëse nuk konsumojnë një ose dy kafe në ditë,  me orë të gjata.

1-Një nga bisedat e shumta në kafe.

Unë e pi kafen tek Bryli  me kolegët , Ç.Koshin, R. Dashon, dhe A.Nurellarin . Na shkon muhabeti, mbase jemi nga Berati, e të tre ish mësues .Në një nga bisedat ,R. Dasho mësues biologjie na qartësoi se si ndikon mjedisi në shëndetin e njeriut.
Kemi  pesë  organe  shqisa . Të parët, të dëgjuarit, të nuhaturit , të prekurit dhe të shijuarit , me të cilat lidhemi me botën e jashtme. Shumica e kafeneve ndodhen në të dy anët e bulevardit Kemi një orë këtu dhe mua po më djegin sytë nga grimcat e pluhurit, sepse qindra makina, po lëvizin para nesh. Frymarrjen e kam të vështirë . Zhurma e padurueshme ndikon në dëgjimin . Shikoni pluhurin në tavolinë! Të pesë shqisat shqetësohen në një mjedis të tillë. Unë e kam shtëpine 50 m larg rrugës kryesore, pas dy tre ditëve, pluhuhuri ka mbuluar gjithçka.

2Niveli i ndotjes në Tiranë..!

Është qyteti më i ndotur dhe më i pajetueshëm referuar indeksit të ndotjes të Numbeo-s. Organizata e njohur ka rifreskuar të dhënat e saj në lidhje me indeksion e ndotjes në 78 qytete dhe kryeqytete të Europës nga ky rezulton se Tirana është qyteti me ndotjen më të madhe. Përkeqësimi i nivelit të ndotjes në Tiranë, sjell edhe uljen e cilësisë së jetës dhe shtimin e vdekjeve për ata që jetojnë në kryeqytet.  Ndotja e ajrit është një çështje mjedisore madhore në Kryeqytetin e Shqipërisë dhe qyteti më i mbipopulluar përballet me shumë problematika shqetësuese lidhur me ndotjen e ajrit.
Një ndotje e padukshme , por shumë shqetësuese janë ujrat e kanaleve dhe lumenjve . Shumica e mbeturinave industriale, e njerëzore derdhen në lumenjë.
Me këto ujra ushqehen peshqit, vaditen perimet, pemët, të cilat ne i konsumojmë. Këto janë  burim sëmundjesh. Këto ditë në emisionin  Fiks Fare në liqenin e fshatit Tregan Elbasan, u panë shumë peshqit e ngordhur nga ndotja e një fabrike vaji. Ujët e këtij liqeni ndot dhe bimët e gjithë zonës. Ne këto i përdorim për ushqim. Pasojat dihen!
Çdo vit kemi të paktën 3 mijë vdekje të parakohshme ku 85% e tyre ndodhin kryesisht në Tiranë.
Grupet më të rrezikuara nga ndotja e ajrit dhe zhurmave janë të moshuarit, të sëmurët kronikë, të sapolindurit dhe gratë shtatzëna.
“Situata është shqetësuese, sepse nuk duhet t’i referohemi vetëm ndotjeve nga mbetjet plastike, që e shikojmë më shumë në media dhe sy, por edhe cilësisë kimike të ujërave, apo sasisë disponibël të ujërave. Gjithashtu, duhet të shikojmë me shqetësim edhe sjelljen e lumenjve në momente ekstreme të thatësirave, apo përmbytjeve që na çon drejt dëmeve ekonomike dhe sociale për komunitetet që jetojnë pranë tij. Tirana është qyteti me ndotjen më të lartë gjithëvjetore, e ndjekur nga Elbasani, më pas Durrësi, Korça dhe Shkodra.

3-Faktorë të tjerë.

A)Makinat e vjetra.

Ato në qarkullim janë ndotësit më të mëdhenj të mjedisit dhe njëherësh më pak të sigurta në rrugë. Këtu ndikon shumë dhe  viti i prodhimit të tyre.
Mjetet nxjerrin dyaksidin e karbonit. Infrastruktura e zonave të banimit është e  pamjaftueshme dhe nuk është zhvilluar në proporcion me volumin e ndërtimeve dhe me rritjen e numrit të përgjithshëm të popullsisë,..
Në Shqipëri që prej 1 janarit të vitit 2025 kemi 900 mijë mjete rrugore. Afërsisht 81% e tyre janë autovetura. Kjo do të përkthehej në një numër prej rreth 381 automjetesh për një mijë banorë.
Ndalimi i qarkullimit të automjeteve me rotacion ditor, sipas numrit të targës, aplikohet në vende të ndryshme, për të ulur ngarkesën e trafikut dhe ndotjen e ajrit në metropolet që do të përgjysmonte ndotjen ditore. E keqja është se tek ne 72% e mjeteve janë më të vjetra se 15 vjet. Pra faktor kyç është teknologjia dhe vjetërsia e tyre. Në një skenar të tillë, kemi një shtim të numrit të makinave më të vjetra dhe më ndotëse, ku pjesa dërrmuese e familjeve e kanë të vështirë të përballojnë blerjen e makinave më të reja.

B) Ulja e gjelbërimit  nga ndërtimet!

Një numër i papartë pallatesh të ndërtuara e në ndërtim  ka zvogëluar ndjeshëm sipërfaqet e gjelbërta.
Në tremujorin e katërt 2024 janë miratuar 317 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, pra s’i asnjëherë tjetër .Këto shihen kudo në Tiranë, në periferi dhe në qëndër Kullat e reja, që po ngrihen në çdo hapësirë të lirë të gjelbër , ndikojnë negativisht në shëndetin tonë.
Agjensia Kombëtare e Mjedisit, si institucioni kompetent për matjen e cilësisë së ajrit dhe informimin e publikut, publikon çdo vit raportet e gjendjes së mjedisit.
Pra vetëm njoftim…..? Pas kësaj duhet të fillojë puna që në fakt s’po bëhet asgjë . Duke marrë parasysh se në Tiranë një ndër ndotësit më të mëdhenj të ajrit janë
transporti dhe aktivitetet ndërtuese, burime kryesore këto të pranisë në ajër të ndotësve e një sërë sëmundjesh që të çojnë në vdekjen e parakohëshme.
Transporti publik është në  standart të vjetëruar. Në autobuzat të zihet fryma, ku mijëra qytetarë e kalojnë pjesën më të madhe të ditës së tyre të mbërthyer në trafik, duke refuzuar të lënë makinat e tyre për metoda më të favorshme transporti ose më efikase për mjedisin, sepse të tilla nuk ka.  Cilësinë e dobët të karburanteve i shtohet makinave të vjetra. Inspektim për biletat ka , por për kushtet e udhëtimit s’kemi parë e dëgjuar..!