Evdal Nuri: Receta të vonuara, ilaçe të skaduara, sëmundje të pashëruara . ….!

Kjo është gjendja , kjo është e vërteta . Pesë dyer të trokitura, pesë rradhë të pritura, për të marrë një recetë .Këtë e ndeshin të gjithë pensionistët . Sorollatje dhe burokraci, e lodhje pa rezultat.

1- Mjeku i familjes .Nëse je i sëmurë do të paraqitesh tek mjeku i familjes. Ai të çon tek specialisi. Ky të jep rekomandim për të bërë analizat. Analizat do t’i çosh përsëri tek specialisti. Me rekomandimin e tij do të përfundosh sërish tek mjeku i familjes për të marrë recetën. Këto janë 5(pesë) fazat, që një i sëmurë duhet të kaloi për  trajtim mjekësor. Këto vazhdojnë me muaj. Një e vërtetë e sikletëshme e lodhëshme, sidomos për pensionistët. Dihet se ilaçet me rimbursim, s’janë të një cilësie të mirë . I kemi provuar e s’na kanë bërë efekt . Vetë mjekët na kanë thënë s’e këto janë”miell“e mos i përdorni. Vini dhe ca lekë e merrni  të tjera më cilësore na këshillojnë mjekët me përvojë. Mjekët e familjes janë kthyer në punonjës të thjeshtë administrate. Dëgjojnë ankesat e sipas shqetësimeve të çojnë tek specialisti përkatës . Çfarë ke ti?  Na rekomandimin tek kardiologu. Po ti? Tek neurologu. E kështu tek dermatologu, rematollogu, ORL-ja e kështu me rradhë. Në fund të japin recetën. Këtu mbaron puna e tyre!  Punë administrate që mund ta bëjë kushdo. Lind pyetja? Ku vajtën  6 vjetë shkollë? Çfarë zbaton ai nga dhjetra lëndë, që ka dhënë provim? Ku shkoi praktika disa vjeçare? Po mundi e shpenzimet, për mbarimin e fakultetit?

2-Specialisti ?  Atje ndeshesh me një mospërfillje të paparë! Ai me të parë analizat, duke mos të  parë fare në  sy, të zgjat dorën të jep recetën e të thotë:” Ik po s’u  ndjeve mirë, hajde pas një muaj”. Mjeku kur je i sëmurë të duket si” perëndi”. Edhe nëse ti guxon e i thua: – Doktor si kanë dalë analizat? Apo, si do të vejë… puna ime? Ai me mospërfillje të thotë:- Mbaruam bashkë! Po dale, dok …se, unë…e kërkon të qash hallin! Ai s’të lë ta mbarosh fjalën, por të thotë : “Më presin të tjerë jashtë. Si s‘e kuptojnë, që fjala e ngrohtë e mjekut të shëron! Sa mirë do të ishte që mjeku pasi të shikonte analizat të thoshte: “ Dëgjo pacienti im. Unë i pashë analizat. Mos ki merak, s’e do të shërrohesh. S’ke gjë për merak! Na këto ilaçe e do të bëhesh mirë.  Unë këtu jam , hajde kur të duash”. Por do të kesh kujdes për ketë apo atë trajtim. Mjeku i vjetër dhe me përvojë I. Toska më ka treguar: Kur mjeku bëhet me të sëmurin do ta mundnin sëmundjen. Ndryshe fiton sëmundja. Sa kuptim të plotë kjo thënie! Sa mirë do të ishte t’a zbatonin dhe mjekët e sotëm ! Sa zemër do të merrte i sëmuri! Sa do ta uronte këtë mjek human! Kjo është situata, për të mos thënë më keq! Me rekomanduan për të bërë analizën e P.S A . Nga data 5   prill në 20 qershor. Për osteoporozën nga nëndori në fund të marsit. Pra duhen muaj që të mbarosh punë.Tek private mbaron punë shpejtë , por gjëndja ekonomike s’të mundëson ! Po kur të thonë:”Na është prishur aparati, shko tek privati”. Kjo analizë nuk bëhët tek shteti, shko tek x spital privat për rezonancë, apo tek ai për skaner. Kushdo pyet :”A ka mundësi një pensionist për një analizë që kushton më tepër se pensioni mujor”? Dhe kur, B.B thekson se 23% e popullsisë shqiptare jeton me 681 lekë në ditë!

Sigal

3-Farmacistët!

Mendon se mbarove punë e shkon te farmacisti. Atje të dalin” probleme e sqarime “ të tjera. Fjala vjen për tensionin mjeku specialist në lagje të jep Analapril dhe Atenanol , që s’ bëjnë efekt. Një mjek tjetër të rekomandon Aprovel e Nebilet. I sëmuri paguante diferencën goxha të madhe midis tyre Tani jo të gjitha ilaçet rimbursohen. Shumë të sëmurë, jo se janë të pasur, jo se s’kanë nevojë, por me ndihmën e fëmijëve kurrohen me ilaçe cilësore, por që s’rimrbursohen.  Konkretisht unë dhe gruaja shpenzojmë 13.000 lekë në muaj për ilaçe. Me sistemin e ri , duhesh të marrësh vetëm ato që të ka dhënë mjeku. Ato që rimbursohen nga shteti çoji ku të duash. Pra nuk paguan diferencën si më parë ! Me këtë praktikë i bie që ilaçet e rimbursuara të mos i marrësh, ose t’i hedhësh . Ky është problem i pensionistëve, që ndjekin këtë praktikë. Të kuptohemi; unë mora një shembull e për një sëmundje. Ky fenomen praktikohet për të gjitha llojet e sëmundjeve. Kjo do të bëjë që numri i pacientëve tek mjeku i familjes të pakësohet. U habita kur dhe vitamina C ishte me lekë ! Ilaçet që rimburësohen s’na shërojnë dhe shpesh janë në prag të skadencës. Dy rrugët janë:” Ose shteti të rimbursojë  ilaçet të një cilësie të lartë, ose s’ ja vlenë  të shkosh në klinikat shtetërore, me sorollatje, me ilaçe të një cilësie të dobët e duke shpenzuar shumë kohë.

4-Disa të dhëna. Shqiptarët paguajnë nga xhepi 60% të shërbimit.Në të gjitha vendet e tjera të Europës qëndrore dhe lindore, kjo normë zbret ndjeshëm deri në rreth 10% si në rastin e Sllovenisë. Mesatarja e Bashkimit Europian ndërkohë, fiksohet në rreth 20%. Tek ne skemat qeveritare mbulojnë më pak se 10% të shpenzimeve për shëndetin.  Mbetet ironik fakti që kjo gjendje e rëndë për taksapaguesin vazhdon ndërkohë që shëndetësia është sektori ku janë dhënë mbi 300 milionë euro me P.P.P, një shifër e jashtëzakonshme për ekonominë e një vendi të varfër si Shqipëria. Kunati im  Bashkimi gjendet  në Itali tek djemtë për të bërë analizat. Merr trajtimin mjeksor e  kthehet. Me dhjetramijra shqiptarë e ndjekin këtë rrugë . E pse ? Se shteti ku banojnë i sorollat, duke mos dhënë asnjë siguri .Pyetja ? Mjeksia dhe mjekët tanë janë të pa aftë? Të korruptuar ? Apo i kanë të dyja ? Nëse janë të paaftë të testohen e aftësohen si po kërkohet tani. Të korruptuar . Këtë e thonë të gjithë ata që i ka zënë halli për në spital. Kudo me lekë , kjo është kthyer në një normë morale. Tjetër .

Një pacient shqiptar qëndroi jo më shumë se 5.5 ditë i shtruar në spital, thuajse gjysma e ditëve të qëndrimit të të sëmurëve në vendet e rajonit dhe 2-3 ditë më pak se mesatarja e qëndrimit të një qytetari të Bashkimit Europian Duam trajtim të specializuar me dituri e ngrohtësi si njerëz me dinjitet. Ne i kemi dhënë gjithçka këtij vendi, prandaj kërkojmë të na shërbehet me përkushtim, ndershmëri e aftësi .

Shumë Vërejtje! e Kritika dëgjojmë për shëndetësinë! Janë të trashëguara thonë dhe ne i besojmë. Mbase më keq ka qënë. Por ne duam të matemi më tepër me të sotmen e jo të shkuarën. Të vdesim kur t’naiketë caktuar Zoti e jo para kohe për faj të njërit apo tjetrit.

Ti lëmë këto që trajtova. Raporti SOS International për shëndetësinë në Shqipëri tha :” Shqipëria vend me rrezik të lartë shëndetësor”. Ajo krahësohet mes vendeve në zhvillim dhe vendeve në gjendje lufte. Shqipëria e disa vende të rajonit paraqesin risk për shëndetin e popullatës.