Të gjithë e dinë se 791 mijë pensionistë krijojnë, ose rrëzojnë qeveri. Këtë vit shtohen dhe 29 mijë, pra venë 820 mijë.. Në fakt 80% e tyre ose mbi 600 mijë për traditë ,apo nostalgji për të kaluarën ja kanë dhënë votën të majtës. Diskriminimi real i pensionistëve shqiptarë është shumë më i madh nëse matet sipas fuqisë reale blerëse që u garanton pensioni i tyre. Në qytet 752 lekë , kurse në fshat,453 lekë.

Kjo është mëse e vertetë. Të gjithë e dinë se 791 mijë pensionistë krijojnë, ose rrëzojnë qeveri. Këtë vit shtohen dhe 29 mijë, pra venë 820 mijë.. Në fakt 80% e tyre ose mbi 600 mijë për traditë ,apo nostalgji për të kaluarën ja kanë dhënë votën të majtës.Në këtë dëshpërim të madh që është krijuar për rritjen e pensioneve, me intervista, protesta, shkrime, ankesa në emisionet e mëngjesit hajde mbushi mendjen të të japin përsëri votën.
1-Indeksim dhe jo rritje e pensioneve…..!
Gabojnë shumica kur thonë ‘;” Rritja e pensioneve”. Shtesa ishte 380 lekë më tha fqinja e katit pestë . Jo e sqarova , s’është rritje , por indeksim nga inflacioni. S’di ç’është inflacioni , por 380 mora më shumë . Ftova tre shoqet dhe i qerasa me një kafe. Arsyeja, se ato janë më mirë se unë dhe e kisha detyrë që pas kaq kohe ti qerasja. Unë mora me tepër, kurse gruaja më pak baraz me shpenzimet e një dite. Në fakt pensionet janë shumë të ulëta dhe nuk e përballojnë dot jetesën .Nuk na dalin as për ilaçe, ku harxhojmë 10000 lekë në muaj..
T’a sqarojmë këtë shqetësim të pensionistëve.
Prej datës një Tetor, mbi 791 mijë pensionistët përfitojnë nga indeksimi me 4.1%. Është një rritje që nuk mbulon dot as inflacionin ushqimor që sipas INSTAT ishte 9.4% për vitin 2023 . Pra në terma real pensionet e shqiptarëve janë ulur pasi ata blejnë më pak ushqime me pensionin e tyre në vitin 2024 sesa në vitin 2023. Indeksimit është ruajtja e fuqisë blerëse të pensioneve kundrejt rritjes së çmimeve dhe efekteve të inflacionit. Ne harxhojmë 40% të pensionit për ushqime . Në Shqipëri janë mbi 294 mijë qytetarë që marrin pension të pjesshëm, për shkak të viteve të pakta të punës dhe kontributeve të ulta. U fol shumë që rritja përpensionet e ulta do të ishte me e madhe se ato të larta ,por asgjë s’u bë!
Rritja prej 4.1%” Indeksit të shportës, nuk i përgjigjet realitetit të çmimeve të tregut. Kjo përqindje s’i përgjigjet pagës që marrin pensionistët? Midis pensionit që marrim dhe çmimeve kemi një hendek të pakapërcyeshëm. Çmimeve i dikton tregu. Fjala vjen, 1kg domate 170, limoni 250. Nje kg mish 1500 lekë, djathi 1400 leke . Me këto shpenzime ditore është shumë e vështirë jetesa.Hesapet duhen bërë me realitetin e çmimeve , dhe pagën që marrin pensionistët. Sipas një studimi ,ne harxhojmë 40% të pensionit për ushqime.
Një shembull që të revolton. Të njëjta llojë ushqime, dhe e njëjta peshë fjala vjenë, vaj, sheqer ,oriz , mish ,djath e tjera , në Itali kushtojnë 80 euro, në Shqipëri 102 mijë lekë . Duke ditur se pensionet e pagat atje janë disa herë më të larta!
Rritja e të ardhurave nga shteti për pensionistet do të bëhët kur të eliminohet fenomenit të fshehjes së pagave reale. Punonjësit paguanë sigurime shoqërore vetëm për pagën minimale e jo për të gjithë pagën që paguhen ! Për këtë po flitet, por t’ja lëmë kohës sa do të realizohet!
Sipas një studimi,ne harxhojmë 40% të pensionit për ushqime.Një shembull që të revolton. Të njëjta lloje ushqimesh, dhe e njëjta peshë,psh: vaj, sheqer ,oriz , mish ,djath e tjera , në Itali kushtojnë 80 euro, në Shqipëri 102 mijë lekë . Duke ditur se pensionet e pagat atje janë disa herë më të larta!
2-Sa lekë po futin në xhep pensionistët në tetor ?
Në qytet 752 lekë , kurse në fshat,453 lekë. Kosova I rriti 20% duke garantuar pagesën 120 euro për çdo individ që mbush 65 vjeç…..!Në Bullgari paguhet mesatarisht 226 euro në muaj. Po kështu në vendet e tjera.Si pas Eurostat, aktualisht një pensionist shqiptar përfiton rreth 131 euro në muaj nga pensioni i qeverisë. Pensionet janë minimalisht dy herë më të larta se në Shqipëri. Diskriminimi real i pensionistëve shqiptarë është shumë më i madh nëse matet sipas fuqisë reale blerëse që u garanton pensioni i tyre.Sipas një studimi të ri të BERZH-së mbi konvergjencën me standardet jetësore të BE, ka mundësi që duhen mes 40 dhe 70 vjet, ose edhe më shumë, për të mbyllur këtë hendek.Një lajm shumë i keq, që po nxit emigracionin masiv e ku zëmë vendet e para në botë!
3- B.B thekason se në Shqipëri gjenden mbi 400 mijë të varfër, ku shumica jetonë me 5.5 U.S.D. në ditë
Niveli i rrezikut për të qenë i varfër është i madh. Ai ka në përbërje të tij privimin material dhe aksesin e dobët në punësim të cilat konsiderohen me intensitet shumë të ulët në punësim përcaktohen në kufirin 20 %. individët e grup-moshës 18-59 vjeç Këta jetojnë në familje me intensitet shumë të ulët në punësimi.
Pensionet janë qesharake dhe shumicës dërrmuese të moshës së tretë nuk i mjaftojnë për ilaçe faturave të dritës, ujit.
Të dhënat tregojnë se, plakja në Shqipëri do të ndodhë edhe më shpejt se në disa nga vendet të tjera, s’i rrjedhojë dhe numuri i pensionistëve do të rritet . Shqipëria parashikohet të ketë popullsi më të madhe me moshën mbi 65 vjeç se sa vende të tilla si: Franca, Suedia, Serbia , Mali Zi e tjerë.Ndoshta disa pensionistët i quajnë të tepërt, harraq të bezdisur, të rrjedhur, siç kemi dëgjuar, por ata i thonë: “Mos qeshni me të ardhmen tuaj”.Ata i kanë dhënë kësaj shoqërie dhe janë prindër të mirë të pasardhësëve të tyre.Të dhëna e fundit “Inflacioni do të vijojë të rritet dhe kjo do të ndikojë më së tepërmi tek të varfërit .Kjo ka sjellë :”Aplikimet për azil nga shtetasit shqiptarë në vendet e Bashkimit Europian kanë përshpejtuar rritjen gjatë muajve të verës. Sipas të dhënave paraprake të Eurostat janë regjistruar gjithsej 6,860 aplikime për azil në BE nga shtetasit shqiptarë, me një rritje prej 68% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kalua”. Pse kjo dyndje e madhe për t’u larguar :” 35.4 mijë shqiptarë pritet që ti shtohen numrit të të varfërve.Shqipëria është ndër vendet më të rrezikuara në botë sa i përket krizës së çmimeve. klasifikohet ndër vendet me rrezik të lartë, dhe kjo gjë ilustrohet grafikisht, por shprehet edhe mes reshtave në raport, ku vendi ynë evidentohet mes shumë shteteve të tjera, kryesisht vende të Afrikës dhe Azisë, por edhe të Ballkanit Perëndimor.Së fundi Në vendin tonë përllogaritet se 3.2% e popullsisë mund të kenë rënë ose rrezikojnë të bien nën pragun e parë të varfërisë. Kaq mjafton për të kuptuar ku jemi e ku pa vemi!






















