Evdal Nuri: Ku ka zë, s’është pa gjë.!

82
Sigal

Gjyqet vazhdojnë me vite, dosjet shtohen, duke u venitur shpresat e dënimit! Fjala është për padrejtësinë dhe pandëshkueshmërinë…!

Qahen se “qënkëshin fukarenjë”, por faktet flasin ndryshe. Fjala vjen shumë deputet “ zhytur me kredira“! Të kuptohemi, këto i kanë për vila  lukzoze qindra mijëra euro në bregdet apo malësi, vetëm për të justifikikuar pasurinë e tyre. Shkoja një ditë në Lundër. Nga të dy krahët, por dhe më gjërë qindra vila njëra më e bukur se tjetra. Kush e ka ndërtuar me djersë t’i gëzojë , ata që kanë shfrytëzuar të tjerët me format të ndryshme të korrupsionit

 

Kjo është  e vërtetë .Fjalën  korrupsion e dëgjojmë çdo ditë. Ai është pjesë e kulturës dhe e fjalorit të përditshëm. Kjo thuhet e dëgjohet  nga të gjithë, por forcat politike e zmadhojnë, ose e zvogëlojnë të vertetën e këtij realiteti në përputhje me interesat e tyre politike. Eshtë fakt që korrupsioni po na dëmton çdo ditë e më shumë. Ky është konkluzioni i ndërkombëtarëve dhe i gjithë opinionit shoqëror. Këtë ves kaq negativ na i pruri demokracia dhe e kemi bashkudhëtar në jetën e përditshme.E lexojmë në gazeta, e shohim në emisionet televizive. Flitet shumë,  të gjithë e dënojnë në parim , por  askush s’e pranon! Në krahasim me numurin, shumë pak e kanë parë derën e drejtësisë edhe akoma më pak janë dënuar. Gjyqet vazhdojnë me vite, dosjet shtohen, duke u venitur shpresat e dënimit! Fjala është për padrejtësinë dhe pandëshkueshmërinë…!

1-Padrejtësia.

Mjerisht, shumë prej nesh në një moment a në një tjetër e kemi hequr mbi “kurriz” dhembjet dhe padrejtësitë . A t’ju them disa shëmbuj : “Për pronat , në gjykatë , shëndetësi, administratë, arsim , e kudo. Ju jeni të pasur, mbi djersën e punën e këtij populli e ne ju njohin shumë mirë. Disa prej jush edhe po  arrestohen e dënohen , por jenë shumë, aq shumë sa po t’ju dënojnë, burgjet do duken si ‘qytete ‘ të rrethuar me gjëmba . Hani më shumë , por të jeni të bindur se vdisni më  shpejt ! Dikur keni qënë s’i gjithë të tjerët. Me punë e pa punë. Me shkollë dite, apo part-time , me diploma të blera në qytet, apo fshat,në shtet, apo privat. Disa mbetën në vend me një rrogë minimale dhe këta ishin intelektualët më të ndershëm,të tjerët me rrugë të pandershme e diploma false, janë bërë  milionerë e me ta s’flet dot ! Qahen e rritin rrogat e tyre jo me 500-1500 sa ato të indeksimit për pensionistët, por me disa qindra mijra lekë.Qahen se”qënkëshin fukarenjë”, por faktet flasin ndryshe. Fjala vjen shumë  deputet “ zhytur me kredira“! Të kuptohemi, këto i kanë për vila  lukzoze qindra mijra euro në bregdet apo malësi, vetëm për të justifikikuar pasurinë e tyre. Shkoja një ditë në Lundër. Nga të dy krahët, por dhe më gjërë qindra vila njëra më e bukur se tjetra. Kush e ka ndërtuar me djersë t’i gëzojë , ata që kanë shfrytëzuar të tjerët me format të ndryshme të korrupsionit t’i kenë “ harram”. Jo vetëm me ligj, por dhe me fe ,” harrami është harram!”, dhe diku del. Më ka qëlluar të kem shkuar në shtëpinë e tre miqve, mjek, shkencëtar, historian,P.Çina , A.TetaH. Kordha, të tre me tituj Pr. Dr . Jetonin në apartamente të zakonshme pa asnjë komoditet ! Njëri në katin e tretë, tjetri në të katërtin i treti në të pestin . Shpesh s’dalin se mezi ngjitin shkallët! Kur u interesova m’u përgjigjën, Shumë kemi punuar , por kjo ishte mundësia atëherë e kështu mbetëm tani! Tani, këta me pushtet të  thonë se pasurinë e kemi të “trashëguar “, nga “gruaja”, ”mamaja “, “ babai”. Ne s’kemi trashëguar asgjë. Jo se prindërit s’ donin t’na jepnin, por s’kishin! Edhe ato pak toka që kishin na i rrëmbyen të tjerët! I kemi patur më të varfër se vetja, por ishin të ndershëm. Ndofta forca e ligjit i bëri të tillë. Ata na kanë dhënë dashuri, arsim e u kujdesën për t’u bërë njerëz të mirë. Dhe padyshim brezi mbi të 60-tave është shumë më i ndershëm se ky i sotmi ! Kështu  u rritëm dhe u edukuam e shumë mirë vepruam .Tani  kur i varfëri merr diçka që s’i takon , quhet hajdut e futet në burg , të pasurit kur i zbulohen miliona euro abuzime , quhen të korruptuar e kaq! Këta s’janë disa , por shumë, mbase emrat e tyre i dëgjojmë çdo ditë ! E rropën këtë vënd dhe gjithë popullsinë !Harram t’i kenë. -I varfëri kursen gjithë jetën që të mos vdes i varfër, e përsëri i varfër vdes. I pasuri harxhon gjithë jetën e përsëri i pasur mbetet. Pra, e keqia s’ na vjen nga të varfërit, që s’kanë ç’të hanë, por nga të pasurit që s’kanë të ngopur !

2-Pandëshkueshmëria.

Edhe pse ka filluar të lëviz është plaga e rëndë në shoqërinë shqiptare. Nuk ka ngjallur besimin ndër shqiptarët e lodhur nga mashtrimet e pafund e plaçkitja që u ka bërë drejtësia. Opinioni është i mashtruar nga fjalët e gënjeshtrat. Shumica kanë humbur çdo besim se kjo reformë do të mund të rikthejë drejtësinë që mungon prej 34 vjetësh. Nuk presin se do të mund të ndodhë ndonjë çudie dhe pse janë arestuar disa! Nuk e teproj nëse theksoj që shumica e drejtuesve duhet të jenë banorë të burgjeve që deri tani janë populluar vetëm nga të varfërit për krime. Nuk çuditemi nga vrasjet, vjedhjet e shumta. Çdo ditë vrasje që nga ato më ordineret ,aty dhe brënda familjes ku i biri vret t’anë e tek ato për prishje pazaresh e larje hesapesh.

Tani  kur i varfëri merr diçka që s’i takon , quhet hajdut e futet në burg , të pasurit kur i zbulohen miliona euro abuzime , quhen të korruptuar e kaq! Pra, e keqja s’ na vjen nga të varfërit, që s’kanë ç’të hanë, por nga të pasurit që s’kanë të ngopur !

3-Po braktisin vendin!

Së fundmi, Censi i vitit 2023 i INSTAT gjeti se popullsia e Shqipërisë ka zbritur në 2.4 milionë banorë, ose 420 mijë banorë më pak se në Censin e vitit 2011.Mbi 80 % e shqiptarëve duan të emigrojnë jashtë vendit. Kjo është anketa e fundit e INSTAT, i cili është publikuar së fundmi.Kjo është shumë shqetësuese . Në të ardhmen do të kemi probleme sociale për fuqi punëtorë, por dhe femrat që s’po  mund të martohe ! Shpesh i kam menduar këto ! Me shifra zyrtare nga vendi ynë  gjatë 34-vjetëve janë larguar mbi 1.5 milion. Shumë nga këta janë shkolluar, edukuar e punojnë nëpër botë në vende pune të rëndësishme me tituj shkencor. Bravo i qoftë , por në këto kushte shteti po të ketë dëshirën e mirë të tërheqi qoftë dhe 100-200 nga këta kuadro të aftë e t’i vëndosi në poste të rëndësishmë, në dikastere, ekonomi, drejtësi, shëndetësi, arsim e gjetkë , duke i paguar mirë. Jam i binduar se do të sjellin ndryshim e kulturë pune  perëndimore, e cila do të eliminojë korrupsionin në të gjitha fushat që vrehet tek ne. Atëherë pse s’bëhet ? Arsyeja është se s’duan të heqin dorë nga pushteti e privilegjet  që i kanë pasuruar. S’i s’kemi dëgjuar një politikan të varfër? Ata janë rrogtarë s’i gjithë të tjerët dhe mbi këtë bazë duhet parë ! Atëhëre nga buron gjithë kjo  pasuri ? Esapi  është i thjeshtë. Sa vite kanë në punë ? Sa të ardhura kenë marrë ? Sa kanë shpenzuar ? Sa është vlera e pasurive që kanë ? Për të tjerat t’i tregojnë ku i gjetën? Përgjegjësia për këtë situatë të dëshpëruar i bije klasës politike, që në 34- vjet ka krijuar konflikte artificiale, për të penguar futjen në familjen evropiane të cilës i përkasim.