Evdal Nuri: Dhuna është “forca” e të dobtit …!

452
Sigal

                 

1-Ajo si do që të paraqitet, është  shkatrimtare e fillon atje ku mbaron arsyeja!

I dobëti kur s’ka rrugë tjetër, mundohet që të mbrohet nëpërmjet dhunës! Mbrojtja më e mirë është sulmi! I turbullohet mendja, i venitet arsyeja dhe gjenë rrugën më të gabuar e më të padrejtë atë të dhunës. Të treja këto i kemi parë e jetuar në çdo protestë. I pamë e u dëshpëruam dhe në shëmbjen e Teatrit Kombëtar.  Teatri është histori, është trashëgimi, është vlerë. Kjo u dënua nga të gjithë! I forti nuk përdor dhunë, por fal! I mënçuri i shmanget dhunës. Një nga këto dy të fundit, duhet të ndodhte këto ditë!  Edhe Komisioni Evropian ka reaguar në lidhje me prishjen e Teatrit Kombëtar në Shqipëri. Në reagimin e KE-së nuk fshihet rekomandimi i tyre për dialog mes autoriteteve dhe shoqërisë civile para se të shkohej tek vendimi për prishjen. KE  shpreh keqardhjen që nuk pati dialog“Teatri Kombëtar në Shqipëri u shemb në kohën kur ne kishim bërë thirrje për dialog mes autoriteteve dhe shoqërisë civile. Duhej dialog para se të merrej një vendim i pakthyeshëm. Shprehim keqardhje që thirrja jonë për dialog nuk u ndoq”. Është përdorur forcë gjatë prishjes së Teatrit. Përdorimi i forcës duhet të jetë proporcional me rrethanat”.

2-  Këta  po tallen me ne, më tha një miku im i respektuar tek sa pas 70-ditëve ngujim, piva kafen e parë me të. Na ngjiti kafja se na kishte marrë  malli. Kur i kundërshtova mendimet e tij   u mundua t’më mbushte mendjen :”Ti më  dukesh më i shëndoshë, i zbardhur në fytyrë, duket nga mungesa e lëvizjes e rrezeve të Diellit! I venitur e jo objektiv, për çfarë po dëgjon e po flasë! Ja disa fakte. Ke dalë 1-2 herë në javë ? Nga kjo orë deri në atë orë ? Nënat me fëmijët  pak më vonë. Dhe ne i zbatuam , se kishim frikë nga virusi, por dhe nga policia që s’na la të uleshim qoftë dhe disa minuta,  më sqaroi miku im .    Tjetër, na gëzon  fakti që në krahësim me vendet e tjera , kemi patur më pak viktima dhe raste të infektuara. Arsyen asnjëri s’e di, por po e pranojmë nga masat e marra!      Kjo është për t’u  përshëndetur. Nga anët tona thonë se “dardha e ka bishtin prapa”. E këtë ”bishtë” ta shohim pas dy jave sa do vejë numri? Fundi me ajër!  Kjo mund t’na bëhet  s’i puna e lopës. Pasi e mbushi kovën më qumësht e derdhi. Ne kemi mbajtur distancë dhe me fëmijët tanë, duke mos u takuar nga frika ! Çdo natë na japin  “direktiva”, makinat kështu e kalimtarët ashtu! Jo këta në këto orare e ata në orare të tjera ! Jo zonë e gjelbërt e  zonë e kuqe.  Ata mund të vijnë këtu , kurse ne jo! U çmëndëm me këto ! Tani të flasim për protestën. Pati një dhunë brutale. Këtë e pamë të gjithë. U dhunuan dhe gratë, si Silva Caka e të tjera. Gratë jo vetëm me ligj, por dhe me kanun, Kur’an e moral, s’duhen prekur ! Kjo është e papranueshme dhe e dënueshme. Të dielën që orë katër të mëgjesit, patëm një pëplasje të dhunshme. Me dhunë u prish Teatri Kombëtar. Mbasdite në  protestë ishin 10-ta mijra njerëz, pa maskë e pa mbrojtje. Një ditë pas proteste kishim vetëm dy raste me Covid-19, kurse Tirana zero! Në këtë grumbull me njerëz të revoltuar ku fjalët dilnin nga shpirti mundësia e përhapjes të  infeksionit është shumë e madhe . Të hënën u vu në jetë  “Hapja e  Madhe “ kurse mbasdite  protetë! Të mërkurën  protestë tjetër e kështu me rradhë ! Kjo s’ka kuptim! Për prishjen e Teatrit Kombëtar  ka dy vjet që diskutohet . Pikërisht në këtë situatë  kaq kritike shendetësore ku numri i të  prekurve po zvogëlohej e kjo po na gëzon për të marrë pak ajër, filloi prishja  e Teatrit Kombëtar !?  Këtë s’di s’i ta quaj ?  Kjo  i dha shkasë grumbullimit të mijra njërëve në  protesta !      S’i  s’mund të shtyhej dhe një muaj sa të qetësohej situata……! ? Këtë s’jam në gjendje ta kuptoi dhe ta vlerësojë ?    Qofsha i gabuar , por takohemi pas dy jave e bisedojmë sa do ketë vajtur numuri më tha miku im! “ Këtë e tha me bindje !    Së Fundi:”Një ligj i ri u nxor për të ndëshkuar njerëzit që nuk respektojnë masat parandaluese kundër Covid-19. Njerëzit mund të dënohen me burg për dy deri në dhjetë vjet. Dikush që infekton një tjetër që vdes, mund të shkojë në burg deri në 15 vjet!       Në këtë situatë ku kemi mijra protestues ,  ngjitur me njeri-tjetrin , ajde gjeje se kush është i sëmurë e kush i shëndoshë! Kush e dha e kush e mori !                                              3-Dhuna është mënyra më e gabuar për zgjidhjen e një problem jashtë arsyes !  Tek ne dhuna është prezent kudo, atje gjejmë një ndërthurje të dhunës psikologjike, morale deri tek ajo kryesorja dhuna fizike. Shembull negativ  i pamë dhe në prishjen e Teatrit.  – Në prishjen e Teatrit është bërë një aktë flagrant ndaj kulturës dhe qytetarëve shqiptarë.   Pa asnjë bazë ligjore, u shemb Teatri Kombëtar një  nga pasuritë publike më të rëndësishme Shembja e trashëgimisë historike është një formë genocidi kulturor. Nuk u varrosë kujtesa  kulturore e Tiranës, por dhe demokracia që ende një pjesë e qytetarëve mendonin se e kishin. Artistët  u tërhoqën zvarrë me pranga nëpër duar. Këtë s’e kam parë në asnjeë vend te Botës! Me prishjen e Teatrin Kombëtar u cënua Kushtetuta, Parlamenti, ligjet, shoqatat civile të cilat mbetën poshtë gërmadhave të Teatrit Kombëtar. Dhuna goditi vajzat, gratë dhe të rinjtë e këtij e këtij vendi të cilin e duam e jetojmë  .                                                    4-  Pasojat e dhunës  psikologjike dhe  fizike .  E pamë në prishjen e Teatrit Kombëtarë.  Por  është prezente kudo . E kemi në shkollë, kopshte, rrugë,  shtëpi e  kudo ! Por e kemi dhe atje ku presim të mësojmë e dalin ligjet kundër saj, në Parlament ! Biles këtu më e dukshme , masive e me  fjalor rrugësh !    Koncepti i dhunës është mjaftë i gjerë. Ka dhunë sa herë një individ ose grup njerëzish përdorin mënyra nga me të ndryshme për të rrobëruar,  për të bërë të vuajnë,  për të zhdukur një individ ose një grup tjetër. Ajo më e prekshmja është dhuna fizike.  Kjo haset kur një njeri dëmton një tjetër ose e eliminon atë.  Por,  kemi  e dhunë  policore, s’i ajo e ditëve të fundit! Kur shtetit i mungon forca apo dëshira për të ndëshkuar dhunën i lë vend vetëgjyqësisë, fenomen i rrallë në bote, por teper i përhapur tek ne. Arsyeja e vetme është se shteti nuk po zgjidh drejtë e me forcën e ligjit problemet, si ai i pronësisë mbi token, korrupsionin ndëshkimin e krimit , shitblerjen e votës e tjer  .  Dhuna kundër njerëzve është e papranueshn. E drejta e qytetarëve për të shprehur lirishit dhe në mënyrë paqësore pakënaqësinë e tyre, është një vlerë moderne .      Pasojat e dhunës   janë në forma të ndryshme. Përcaktimi i lidhjes midis zanafillës së dhunës dhe efektit komplikohen nga faktorë të tjerë.    Edhe pse dhuna , mund të  mos shkaktojë vdekje, dëmtimet  mund të jenë shumë të rrezikshme pasi ai mbetet  i vazhdueshëm. Dëmtimet e rënda në tru mund të jenë shkak dhe pasojë e dhunës. Dhuna fizike e psikologjike i  bën personat më të prirur për të vuajtur nga sëmundjet kronike në moshë madhore .      Çrregullimi i stresit, mund të shkaktohet si pasojë e përjetimit i dhunës. Dhuna fizike mund të krijojë një gamë të gjerë problemesh të shëndetit mendor dhe është gabim i pafalshëm të hamendësosh se dhuna fizike siell vetëm pasoja fizike.    Ajo sjell probleme të  shëndetit mendor. Edhe pse mund të jenë më të vështira të dallohen dhuna psikologjike dhe neglizhimi emocional sesa dhuna fizike, pasojat mund të jenë po aq të rënda. Depresion, çrregullime të ankthit, të ushqyerjes dhe vetëvrasja lidhen me dhunën psikologjike që është ushtruar gjatë viteve të formimit gjatë fëmijërisë.      Shpesh për t’u shëruar nga dhuna s’i do që të paraqitet njërëzit  abuzujnë e rrezikojnë të përdorin alkool,  me substanca të ndaluara dhe të përfshihen në aktivitete seksuale me rrezik të lartë,  në vitet që pasojnë. Dhuna ndër breza mund të jetë pasojë e dhunës të më parëshme .

Dhunë  fizike e papranueshme..!                                                                                                                                 Perplasje polici protestues!

Edhe  gra  të  dhunuara …….!?