Europa nuk është gati…

660
Nga Ylli Dylgjeri
Kohë më parë ekzistonte një betim që vajzat e reja ua bënin prindërve, duke u premtuar se do ta ruanin virgjërine dhe nderin e familjes. Kështu po betohet dhe ky vend. Kaluan mbi 

20 vite dhe Betimi është bërë refren i këngës shqiptare për të hyrë në Europe. Shqipëria betohet, e sërisht reziston. Betohet para baballareve europiane: Nuk ç’virgjërohemi! 

Nuk europianizohemi!

E si për të besuar se është kështu, kemi dëshmitare mes nesh edhe këngëtaren europianen Romana Vllahutin. 

Dikur në histori, europës i këndonim me llahutë. Sot ky instrument ka ndryshuar pak. Quhet Vllahute. Dje i binim llahutës. Sot po i biem Vllahutës. Kështu po sillet kjo politikane e ngarkuar me këtë vend të virgjër. Mban shënime e nuk informon! Del në panel rrallë e me rrallë, dhe na tregon ndonjë përrallë. Seç nanuriti së fundi nuk kuptuam gjë. Në fund shpërndau ca letra …për të fshirë buzët. 

-Do Ju njoh me Strategjinë e re Europina -tha. Sërisht europa bën strategji. Fjalë e madhe. 

E njoh këtë fjale qëkurse jam ulur në karrigen e shtetarit. Çdo Ministri në këtë vend e fillon punën me strategji dhe në fund e mbyll me… raki. Strategji Sektoriale. Strategji Rajonale. Strategji Digasteriale. Strategji vjetore. Strategji hënore…Tani edhe strategji europiane.

I ndoqëm edhe këtë herë direkt në media europianet: 
Një panel me tre pleq. 
Njëri prish e tjetri ndreq… 
Në fund. 

Nuk është vendosur ende as për vitin 2025!!! Pesimizmi sërisht. Por këte herë ligjeratat e tyre pa kryefjalë treguan se Ne i kemi realizuar 100% detyrat tona. Europa nuk i ka realizuar. Europa nuk është gati. Europa sërisht po bën strategji.
Sigal