Enver Cakaj:Deputeti i rilindjes,Adnon Shameti krijoji partinë komuniste në Skrapar

634
ADNOR SHAMETI KRIJOI PARTINË KOMUNISTE NË SKRAPAR!
Skrapari ka një traditë të bukur në mikpritje. Ajo e pret mikun dhe i thotë: Miku kur vjen nuk të pyet, kur ikën do të pyesë të zotin e shtëpisë.” Ne e presim mikun dhe e përcjellim si mik .Nëse ai na kërkon ta presim me ato që nuk i kemi, ne ja mbyllim derën përjetësisht. Mirëpo në këtë mender demokraci na kanë dalë ca monstra, që nuk para i pëlqejnë këto zakone të bukura. Skraparasit kur zgjedhin një njeri për ta vënë në buxhak, e quajnë të parin e vendit dhe e respektojnë deri në atë masë sa i respekton ai. Mirëpo këto ditë na ndodhi një incident me të parin e vendit, deputetin tonë. Në Skrapar erdhi një mik i nderuar, z. Blendi Klosi, drejtues politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Beratit, për të bërë një takim elektoral me zgjedhësit dhe për të vënë në vend një çorbë që ka bërë i pari i vendit. Ne dimë që deputeti është përfaqësues i të gjithëve, edhe atyre që nuk e kanë votuar, i cili punon, që të mos krijohen ulluqe mes tyre. Na vjen keq ta themi, po i ashtuquajturi i parë i vendit, le ata që kanë votuar kundra nuk i ka në refene, po na ka ndarë në tre pjesë edhe partinë që e votoi. Ne e kërkuam ta vinim në krye të rrethit, si djalë të mirë, po kur e panë që ai në fushatë u lidh me ca njerëz që nuk u flet asnjë në qytet, bëri distancimin ndaj tij, dhe duhet ta dijë, se të gjithë kanë votuar në respekt të Partisë Socialiste, pse jo edhe babait të tij, që është njeri i nderuar në Skrapar. Por ky djalë i mirë që e quajtëm ne, sa mori mandatin, e harroi popullin dhe vazhdoi me ata, që është gjynah t’i quash njerëz. Më në fund u prish dhe me ata dhe na vjen në Skrapar për t’i bërë karshillëk Bashkisë dhe popullit të tij.Të paktën zbato zakonet e popullit,që nuk i ka shkelur njeri në shekuj dhe e tmerrove mikun e ardhur.A e di ky farë deputeti,se ku e ka selinë Bashkia,ku grumbullohen hallet e popullit? Po populli që e ka zgjedhur a e di që ai nuk komunikon me kryetarin,po vetëm bllokon të gjitha projektet e saj? Ne e dimë,që ka struktura shtetërore dhe partiake,që i gjykojnë gabimet që mund të ketë bërë Bashkia.A ka synuar ky njeri që ato të mblidheshin e t’i gjykonin,po i kundërvihet me inat Bashkisë dhe popullit! Është e çuditshme,se ky farë kës
hilli na ankohet,se punonjësit i marrin pagat me vonesë.Edhe unë jam dakort me ta,po ky këshill nuk paska përgjegjësi,po na qenka vetëm për të bllokuar projektet që do t’i shërbejnë popullit,apo është vetëm për të bërë vërejtje? Kush prej tyre,bashkë me deputetin dhe kryetarin e Bashkisë, shkoi në Ministrinë e Financave,në shenjë proteste dhe të kërkonte kompesimin e 250-milonë lekë të ardhura,që u hoqën nga bllokimi i firmave në Tomorr? Përgjegjësitë janë të përbashkëta.
Për më shumë do të merrem njëherë tjetër, por do të ndaloj tek një takim që u bë në qytetin e Çorovodës
Sigal

 në ilegalitet, si në kohën e luftës. Si duket deputeti ka frikë të dalë ditën e të ballafaqohet me ish-zgjedhësit e tij, sepse i ka braktisur ata. T’u kundërshtosh ujësjellësit e shkollat popullit, do të thotë të mos jesh më përfaqësues i tyre. Si ndërmjetës midis popullit dhe deputetit, dërguan në Skrapar drejtuesin politik të qarkut. Edhe pse nuk kishte njoftime për pjesëmarrje masive, në sallën e kinemasë ishin mbledhur goxha njerëz për të respektuar të parin e vendit dhe mikun e qarkut. Ardhësit pritën një orë më shumë nga orari i caktuar, por i pari i vendit nuk i begenisi pjesëmarrësit. Megjithatë miku duroi e po e priste të zotin e shtëpisë, që ishte i pari i vendit. Nuk ka ndodhur kurrë, që miku të presë të zotin e shtëpisë. Në vend që ai të vinte të respektonte e falënderonte mikun, që kishte ardhur të korrigjonte ato ngatërresa me popullin e tij, nuk e përfilli mikun. Pas takimit me z. Klosi morëm vesh se i ashtuquajturi deputet, kishte krijuar partinë komuniste me gjashtë të ashtuquajturit këshilltarë, me të cilët u mohoi ujësjellësit dhe shkollat popullit! Edhe pse kjo ishte një fjalë që qarkulloi në mjedise të mbyllura, ne u bindëm, sepse deputeti me kryetarin e partisë kanë deklaruar në Komitetin e veteranëve të rrethit, se janëë komunistë. Gjerbësllinjtë dhe kakrukasit i kërkuan shpjegime në takimet me të, përse na hoqi ujësjellësat, po ai nuk u përgjigj! Tani nuk e dimë, përse vjen në Skrapar më ky njeri, që ne e quajtëm të parin e vendit, po atë nuk e pranojnë as në fund?! Si mund të ketë nder e të ulet me popullin që e kanë votuar dhe ai i ka quajtur hajdutë?!! Le të vejë të shikojë vendimet gjyqësore në Berat e Vlorë për të parë pastërtinë e atyre që i akuzoi për interesa,që i krijoi shtetit miliona deme,për të cilën do të shkruaj një herë tjetër. Populli mban aq sa mban, po kur i mbushet shpirti, të merr e të flakuris andej nga të mos duket binaja! Me kuadrot e drejtuesit bëj çfarë të duash, quaji si të vijë për mbarë, po popullin mos e prek, se të bën atë që s’ta ka bërë njeri. Si mund të ri-kandidosh përsëri e të shpresosh, se do të votojë ky popull, që i mohove shërbimet dhe e quajte hajdut, që s’mundi t’ja bënte as Sali Berisha? Skraparasit janë njerëz të varfër, por të ndershëm, po atë që u ke bërë ti, jo vetëm i ke varfëruar më shumë, po të njohën edhe ty, që të qenka fukarepsur mendja, prandaj mos u duk më këndej, po merri ata gjashtë veta dhe vazhdo me partinë komuniste.
Unë që të shkruaj këto radhë, të kam e do të kem mik, prandaj po t’i rithem këto, pavarësisht, se ti më fshihesh pas xhamit të makinës. Të kam ftuar në atë shtëpi, ku yt atë vinte pa trokitur, siç vija dhe unë në shtëpinë e ij. Unë të pres përsëri, edhe populli të pret, por para se të vish, hiqe atë inatin dhe ulu në gjunjë e kërkohu ndjesë këtyre, që u mohove shërbimet dhe i quajte hajdutë.