Ëngjëll Musai: “Zëri i Amerikës”, Rama dhe “konet e salloneve të rilindjes”

1179
Sigal

Dje Kryeministri Rama për të disatën herë akuzoi dhe fyeu në mënyrë të turpshme një nga mediat më prestigjioze në botë dhe simbol të demokracisë dhe fjalës së lirë, “Zërin e Amerikës”. Është rast ipërsëritur dhe sa herë VOA flet për skandalet pa dallime partiake, kahesh apo individësh, Edi Rama nis baltosjen dhe sulmin ndaj medias që zgjoi ëndrrat e shqiptarëve pas 50 vitesh diktaturë. VOA u bë simbol i miliona shqiptarëve në sheshe, në radiot e shtëpive, në burgjet e diktaturës, duke ngjallur shpresën e lirisë së madhe. Jehona e protestave qytetare “Liri – Demokraci” dhe e “Duam Shqipërinësi gjithë Evropa”, vazhdon edhe në ditët e sotme dhe ne i dëgjojmë në protestat e studentëve dhe qindra banorëve, të cilët nuk e ndajnë flamurin Kuq e Zi me atë të SHBA-ve. Në deklaratën e tij tëpapërgjegjshme dhe në çekulibër të plotë Edi Rama shkruante në Twitter : “Erdhi dita që Zëri i Amerikës të flasë nga kazani i Tiranës, duke përgojuar dynjanë mbi bazë llogjesh telefonike. Për herë të parë në Albania organizohet konkurs publik për punësimet në burgje dhe kazani gjëmon deri në Amerikë e jehon në katundin tonë mediatik. Çfarë katandie”. Nëpërmjet këtij modeli Edi Rama kërkon t’i bëjë presion VOA-s së SHBA. Gabuat rëndë për të disatën herë z.Kryeministër! Modeli amerikan i lajmit nëpërmjet VOA-s është mënyra më e mirë për të zgjidhur situatat në mënyrë demokratike dhe që diskrediton diktatorët. Ju harruat se liria e fjalës, shtypit dhe medias është e përcaktuar dhe e mbrojtur nga Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, në artikullin 19 të saj. Ju e fyet VOA-n , sepse ajo foli dhe nuk heshti sikurse heshtin “konet e sallonit të qeverisë tënde”. Ju harroni se Media ka për mision t’i shërbejë politikanëve, të cilët kanë humbur lidhjet dhe orientimin me qytetarët dhe elektoratin. VOA është media më e dashur për shqiptarët, ku nëpërmjet saj shqiptarët dallojnë gënjeshtarët nga të vërtetët. Dhe VOA është e vërteta dhe të gjithë e besojnë, ju jeni e keqja, ndaj e sulmoni. Ju jeni injoranca që përqeshët VOA-n , por “Zëri i Amerikës” është e vërteta, ndaj triumfoi. Ju disa herë keni treguar papërgjegjshmëri totale, Ju e cilësuat Presidentin amerikan Trump si e keqja e botës. Ju flisni me nacionalizëm, por nga Prishtina e cilësuat Presidentin e SHBA-ve Donald Trump si njeriun që do të prishë marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane. Ju keni deklaruar edhe herë të tjera se “Zëri i Amerikës” është kthyer si kafenetë e Tiranës. Gabuat rëndë! Ju sulmuat VOA-n, sepse ai funksionon në bazë të parimeve të 6 janarit 1941, të vulosura në deklaratën e Freklin Ruzvelt mbi 4 liritë themelore: Liria e fjalës dhe e shprehjes; Besimi fetar; Zhdukja e varfërisë; Çlirimi nga frika. Çurçilli kur u pyet për rolin e shtypit dhe fjalës së lirë deklaroi se: “Mediat janë gardianët dhe rojet vigjilente të demokracisë dhe lirisë.” Por ju nuk e dëshironi këtë. Duhet ta dini mirë se qeveritë që shtypin dhe dhunojnë lirinë janë pikërisht ato qeveri, të cilat në sytë e popullit u mungon kretibiliteti. Ndaj edhe Thomas Xheferson do të mbahet mend për deklaratën e tij kur theksoi se, “nëse do më pyesni që do të doni qeveri pa gazeta apo gazeta pa qeveri, unë padyshim do zgjedh këtë të dytën.” Ju ende nuk e keni kuptuar zoti Rama, se gazetaria e mirë, është ajo që është e dobishme, është ajo që është e bazuar në standarde të larta etike të gazetarisë dhe që duhet të kalojë në sitë gjithçka, duke dalluar gënjeshtrat nga realiteti. VOA nuk bëri gjë tjetër vetëm zbardhi të vërtetën. Ju harruat të vërtetën, harruat hallet e këtij populli, ju nuk bëtë asnjë gjë që t’i kthenit ditët e lumtura këtij vendi që ka vuajtur prej shekujsh. Ju në vend të ninullave, shtuat këngët e kurbetit, ju dhe ministrat tuaj e kthyet babëzinë në sistem, bandat i nxorët nga burgjet dhe i kthyet në parlament, ju shpërfillët njerëzit e thjeshtë, diskriminuat heronjtë dhe luftëtarët, vlerësuat kolaboracionistët dhe tradhtarët e kombit, u tallët më pensionistët, më të sëmurët, me ish-ushtarakët, me socialistët e ndershëm …Ju i keni bërë të gjitha. Por harruat se çdo fillim ka edhe një fund. Sa më e lartë ngjitja, aq më e fortë dhimbja kur rrëzohesh tatëpjëtë. Ju u frymëzuat nga lindja dhe modeli Erdoganit, duke harruar shprehjen e famshme të Papa Françeskut: “Shqiponjat fluturojnë lart dhe një ditë ato kthehen në shtëpi”. Shqiptarët kanë filluar të kthehen,edhe pse ti bërë çmos t’i përzije nga foleja e tyre. Dhe VOA, ka qënë, është dhe do të mbetet simboli i drejtësisë dhe zëri i njerzve të lirë. Flamuri shqiptar dhe ai amerikan do të vazhdojë të valviten të lirë dhe më të bashkuar se kurrë. Zoti e bëkoftë Amerikën!