Ëngjëll MUSAI/ I paafti apo shejtani i OSHEE-së

535
Sigal

Aksioni që qeveria ka nisur ndaj të gjithë abuzuesve dhe atyre që nuk paguajnë energjinë është mirëpritur dhe tregon se ka ardhur koha që t’i thuhet stop pasurisë së popullit dhe konkurrencës së ndershme të tregut. Madje, edhe masat ndëshkuese nuk janë gjë tjetër veçse metoda e fundit e bindjes ndaj detyrimit që shtetasit kanë ndaj komunitetit dhe vetë shtetit. Sigurisht, ka dhe plotë e plotë probleme sikurse janë çmimi i kripur dhe jashtë të gjitha parametrave, heshtja e institucioneve shtetërore si abuzuesit kryesorë, abuzimi me blerjen nga vetë dikasteri energjetikës etj., etj.. Të gjitha këto do i marrim në analizë të veçantë në ditët në vijim pasi kjo është një nga problemet më të mëdha të kësaj dekade për konsumatorët shqiptarë. Por po kaq e rëndësishme sa detyrimi për të paguar dhe për të mos vjedhur qoftë edhe 1 kvv/orë është edhe vetë detyrimi që ka OSHEE ndaj konsumatorëve, dëmtimeve të pajisjeve dhe  sidomos tensionit të ulët. Para dy ditësh një nga drejtuesit më të lartë të OSHEE, Ari  Luarasi,(kreu i Departamentit teknik në OSHEE), i  ftuar nga moderator Xhaxhiu  nuk u tregua i sinqertë më një pyetje që Xhaxhiut i mbërriti nga telefonatat e shumta që ndiqnin “Nevvs 24”. Pyetja ishte: Nëse tensioni nuk vjen 220 vvolt, por 180 vvolt, atëherë për të  zier një vezë duhet jo 10 minuta,por 15 minuta. Kjo do të thotë që për një shërbim të caktuar do paguam më shumë. Përgjigja e drejtuesit ishte se nuk është e vërtetë se po të jetë tensioni i ulët, nën 220 vvolt harxhohet më shumë energji për të njëjtin shërbim kur tensioni është 220 vvolt. Por çfarë thotë specialisti i pyetur nga gazeta “Telegraf” për këtë rast dhe për të gjitha rastet kur tensioni është më i ulët se 220 vvolt.

“Lidhur me punën e sahatit të energjisë elektrike: Shpejtësia e rrotullimit të sahatit përcaktohet nga intensiteti i rrymës dhe jo nga tensioni. Por problemi është se, siç dihet Fuqia=Intensitet x Tension (P=I x U). Kështu që kur tensioni është i ulët brenda një  limit të caktuar, kur punon një pajisje, p.sh. frigorifer, lavatriçe etj., (se llamba p.sh. ndizet pak) për të  punuar rritet intensiteti i rrymës krahas zvogëlimit të tensionit, që  të ruhet fuqia e duhur. Për rrjedhojë, nëpër sahat rrjedh rrymë me intensitet më  të lartë dhe sahati rrotullohet me shpejtë. Kështu që dritë ka më pak, por para paguhet më shume. Prof. Dr. Alfred Frasheri”. Ja pra kjo është përgjigja  profesionale, por që drejtori teknik i OSHEE-së ose nuk donte ta pranonte dhe në këtë rast komprometohet sinqeriteti me konsumatorët ose është i paaftë dhe kjo është fatkeqësi për konsumatorët…