Engjëll MUSAI/ Dritëhijet e politikës, Shqiptaro-Amerikane

383
Ndodhë që rastësisht fenomenet dhe ngjarjet të koiç idojnë në të njëjtin moment apo periudhë të caktuar me nje zhvillim tjetër por që ç uditrisht kanë një lidhje mes tyre. Këto zhvillime mund të kenë ndodhur rastësisht, por pse jo mundet edhe të jenë mirë programuara për ti thënë njëri tjetrit se ne ju dëgjojmë, bëjmë sikur ju besojmë por e dimë në fund të fundit se kush është realiteti ku ju po notoni. Dhe që të futemi direkt në temë bëhet fjlaë për realitetin shqiptar, politikën dhe politikanët që po na sundojnë, Bashkimin Europian dhe organizmat e sajë vigjilente të demokracisë, partnerin strategjik SHBA, viziten e Kryeministrit Rama në Amerikë, vlersimin e tijë për Donald Trump, interesat personale përballë atyre kombëtareetj. Është detyrimi jonë moralë si media për të përcjellë shqetsimin qytetar në lidhje me krimin, korrupsionin dhe lidhjet e kriminelëve me politikanët, me Shullazët, me deklaratën e ish kreut të PD-së Berisha dhe realiteti pas zhvillimeve të fundit në Partinë Socialiste. Por le ti marim dhe ti analizojmë me radhë ditë pas dite këto zhvillime, megjithse dikush do hidhërohet e dikush do të mendojë se po tregohemi më shumë se ç duhet kritikë. Por sikurse u mësuam në vitet e shkuara. ” kritika është ilaç që sado i hidhur të shëronë”, në radhë të parë politikanët që ende nuk po e kuptonë se janë virusuar nga krimi, trafiku dhe korrupsioni. 
Raporti i Departamentit Amerikanë të Shtetit ( DASH ) dhe Parlamentit Europian (PE)
Sigurisht unë nuk kamë ndërmend të analizojë në thellësi të gjitha pikat e këtij raporti, pasi ai tashmë është bërë publik dhe se shqiptarët dhe por faktori i interesuar politikë në europë dhe kudo në botë e kanë tashmë në dorë atë cka është konstatuar të paktën për vendin tonë. I rëndsishme është fakti që këto dy raporte u publikuan 1 ditë pasi ” Freedom House” kishte shpalluar raportin e tijë, në të cilën thuhej se ” Në Shqipëri janë bërë hapa prapa në proç eset demokratike dhe se korrupsioni është shtrirë deri në nivelet më të larta. Po sipas raportit theksohet se në Shqipëri vihet re :- Prirje autoritare e ushëheqësve, -Rivalitet politik, -Korrupsion, -Mungesa e strukturave funksionale, – Dhe miratimi i ligjeve nuk ka vlerë pasi ato nuk zbatohen”. Në fund “Freedom Hous”, më realisti dhe më profesionali në botë e mbyllë me publikimin e sondazhit ku jepet vlersimi për 29 vende të Europës dhe Ballkanit dhe vendi ynë vlersohet me 4. 14 pikë nga ( 1 -7 ) ku 1 është demokracia më e larta dhe 7 më e ulta. Pra demokracia jonë është posht 50%, ose e thënë më drejtpërdrejtë kemi mbetur në klasë. Dhe të nesërmen e kësaj deklarate bombë do ta quaja mbrrijnë 2 deklarata të DASH dhe PE. Këto deklarata janë publikuar 1 ditë ose disa orë përpara takimeve të Kryeminstrit Rama në Shtëpinë e Bardhë. Mundet të jenë rastësi por gjasat janë dhe tregojnë se ato janë publikuar qëllimisht për ti treguar Edi Ramës por dhe të tjerëve se ne ju respektojmë si drejtues aktualë të popullit shqiptarë, por të vërtetën se kush jeni dhe si po silleni po ua bëjmë publike. Pra flitet për drejtësi dhe ajo është në nivelin më të lartë të padrejtsisë, flitet për rend e siguri por krimi ka marë peng politikanë dhe biznesmenë, flitet për transparencë por fondet publike vidhen paturpësisht, flitet për mjeksi por shëndetsia është në top listën e korrupsionit. Flitet për familje dhe pjesmarje të grave në politikë dhe administratë por gratë po dhunohen e përdhunohen në familje dhe institucione. Flitet për reformë ligjore dhe politikanët betohen në emër të Venecias, por 4 Parimet që Venecia përmbahet dhe ja rekomandon vendit tonë si : Parimet Kushtetuese, Parimet e Akteve Ndërkombtare të të Drejtave të Njeriut, Parimi i ushtrimit të një pushteti gjyqësor të pavarur nga politika dhe organet e tjera dhe Parimi i dhënies së drejtësisë së vërtetë nga pushteti gjyqësor, po anashkalohen dhe bien në veshë të shurdhër. Në të njëjtën linjë është edhe DASH kur thotë se problemi më i madhë në shqipëri është “Pandëshkueshmëria”. Dhe pse ndodh kjo ? Sepse të parët që duhet të japin llogari për këtë katrahurë 25 vjeç are në vendë janë dhe duhet të jetë kjo klasë politike që ne kemi në Shqipëri. Por ndjekja ligjore dhe sidomos dënimet e zyrtarëve janë sporadike dhe të paqëndrueshme. Zyrtarët, ministrat, politikanët, deputetët, gjyqtarët dhe milionerët i kanë shpëtuar ndjekjes penale dhe në vend të tyre dënohen hallexhinjtë që nuk mbushin dot barkun me bukën thatë, apo ata që nuk kanë punë dhe nuk paguajnë dotë dritat dhe ujin. Por në të njëjtat kërkesa si DASH, qëndronë edhe PE dhe raporti i sajë i mbajtur nga komisioneri për zgjerimin Johanes Hohn dhe dy vëzhguesit e caktuar për vendin tonë eurodeputetët Knut Fleckenstain dhe Eduard Kukan, përqëndrohet në zbatimin e 5 kushteve te paracaktuara. 
Deklaratat kundër kandidatit Republikan Donald Trump
Marrëzi kur e mendon dhe ç mënduri kur i dëgjonë deklarat e kryeministrit për kandidatin Republikan Donald Trump, i cili u etiketua nga Rama si rrezik për shqiptarët dhe se fitorja e Trump do na prish mardhëniet Shqiptaro -amerikane. Sigurisht që unë nuk jamë me Trump, madje edhe nuk do të desha të fitonte nëse ai kishte mendime antishqiptare. Por që të deklarojë një kryeministër se zgjedhja e mundëshme e një kandidati do na prishja mardhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA, kjo është papërgjegjshmëri. Veç kësaj zoti Rama ka të drejtën e plotë të flasë si individë por jo si kryeministër sepse ai nuk ka të drejtë të flasë në emër të shqiptarëve në lidhje me fushatën elektorale të një shteti tjetër dhe aq më tepër të flasë edhe në emrin tim si shtetas besnik I kombit timë. Por deklaratat e Ramës më shumë se sa një shqetësim kombëtar u dukën si një llojë euforie në pragë të vizitës në SHBA dhe se këto deklarata ishin me fatë për Trump, pasi ai korri një fitore të bujshme në Nju Jork sapo u largua Edi Rama. Kjo tregojë se Rama është jashtë realitetit dhe duhet të ulet urgjentisht me këmbë në tokë dhe të shohë e analizojë me kujdes e vëmëndje realitetin e politikës amerikane duke mos bërë idiotsira pasi mardhëniet mes dy popujve shqiptarë dhe amerikanë janë të hershme dhe nuk varen as nga Trump dhe as nga Klinton. Madje po të kemi parasysh fjalimin e zonjës së nderuar Klinton në Kuvendin e Shqipërisë ku ajo u shprehe se miqësia jonë nuk është sot për sot por ajo do të jetë edhe për qindra vite të tjera. Por ajo që më shqetëson mua si shqiptarë por edhe shumë analistë të politikës së jashtme amerikane ka të bëjë me faktin se Edi Rama kritikon Republikanët për gjoja bllokimet që i bëjnë ata Presidentit Obama dhe axhentës së tijë. Një politikanë i mënç ur nuk bënë të tilla gafa, kurse një ” i paditur ” po i bënë. Ju zoti Rama harroni që Republikanët janë shpirti i pamposhtur i demokracisë në botë. Ata janë simboli i rrëzimit të diktaturës komuniste dhe diktaturave të ngjashme me to kudo në botë. Ju përziheni në punët e brendëshme të shtetit numër 1 në botë dhe harroni se Republikanët zotërojnë të dyja dhomat e Kongresit në Senat dhe Dhomën e Përfaqsuesve, dhe se kjo na bënë të mendojmë se nuk është në interesin e Shqipërisë që të kritikoni Republikanët. Dhe ku ? Në teritorin e tyre në Ëashington. Këtë gjë ata nuk ua falin dhe reagimi erdhi nga ish zëdhënësi i Pentagonit ku ju cilsoi si Kryeministri i vendit më të korruptuar në botë dhe me deputetëve më të inkriminuar. Kjo mjafton që ju duhet ta kuptoni se u futët në një moç alishte që vështirë se do dilni i papërlyer apo i pazhytur në të. Gjithsesi kjo deklaratë e Ish zëdhënsit të Pentagonit dhe zërit të Republikanëve është vetëm fillimi, pasi fundi do të jetë tejet tronditës dhe me fakte të paimagjinueshme ekonomike, financiare, lidhjet me trafikantët, krimin, korrupsionin, abuzivizmin, respektimin e të drejtatave të grave etj. Por kundërdeklaratat e bëra nga ish- zëdhënsi i Pentagonit se Edi Rama është Kryeministër i një vendi të korruptuar dhe i deputetëve të inkriminuar i shkaktuan një dëmë të madhë imazhit të shqipërisë duke u thënë në radhë të parë investitorëve të huaj se në shqipëri nuk duhet investuar dhe se ky vend udhëhiqet nga politikanë të lidhur me trafiqet, mafien dhe deputetët që duhet të bëjnë ligjet janë të kapur nga krimi. Nga ana tjetër këto deklarata të Ramës për Trump dhe Republikanët si dhe kundërpërgjigja e menjihershme e bëra nga ish zëdhënsi i pentagonit treguan se Edi Rama nuk është as politikan dhe as diplomat. 
Vizita e Ramës në Shtëpinë e Bardhë
Gjatë kohës që avioni me të cilin udhëtonte Kryeministri Rama, ishte ngritur në fluturim drejt Nju Jorkut, Freedom Hous I kujtonte vendin ku ndodheshin shqiptarët me lirinë e medias dhe të drejtave të njeriut si dhe e paralajmëronte stafin kryeministror se Amerika mundet të bëjë ç do llojë kompromisi, politik, ekonomik, social, kulturor por në lidhje me respektimin e të drejtave të njeriut, toleranca është zero. Pra nuk ka asnji llojë marveshje me këdo që shkelë dhe dhunon të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Por ndërkohë që kryeministri po mbante fjalimin përpara komunitetit shqiptaro-amerikanë dy europarlamentarë Knut Fleckenstain, Eduard Kukan dhe komisioneri për zgjerimin Johanes Hohn I rikujtonin kreut të pozitës z. Rama se 5 prijoritetet janë ç elsi I vetëm që do të hapë derën e BE, dhe se këtë gjë ja kishte thënë para dy vjetësh edhe miku I Kryeministrit Stefan Fyle, kur patë deklaruar se me këto 5 prijoritete nuk ka komromisë. Dhe kapaku I kësaj vizite do të ishte deklarata e fortë e DASH, ku Sekretari Amerikan I Shtetit Xhon Kerri bëri skanerin e qeverisjes shqiptare, ku pa dyshim pikat më të forta dhe akuzat më të rënda binin mbi qeverinë e cila ishte uzurpuar nga krimi dhe korrupsioni, ku shëndetsia është në ditën më të errët të sajë, ku drejtësia mungonë, ku gratë, prona, shtypi, të përndjekurit etj. dhunohen sistematikisht. Madje DASH ishte aq I kujdesshëm saqë I kujtojë Tiranës zyrtare faktin se edhe martesat e të miturave përbëjnë një kërcënim dhe shkelje të lirisë dhe të drejtave të femrave. Pikërisht në këtë atmosferë u realizua takimi Obama –Rama I cili më shumë se një takim zyrtar, dukej si një “qokë” që Obama dhe Shtëpia e Bardhë po I bënin premtimeve të Kryeministrit në lidhje me pranimin nga ana e Shqipërisë të Muxhahidinëve… “ Disa analistë të veç antë e shikonin apo hamendësonin se lajmi për vizitën e Ramës në Shtëpinë e Bardhë ishte një shpërblim për pranimin e muxhahedinëve, megjithëse në një intervistë me Sokol Ballën ai ( Rama ) e përgënjeshtron të jetë zhvilluar ndonjë “Pazar” për këtë. Gjithashtu po të shikojmë fotot në tavolinën e takimit midis dy delegacioneve, nuk duket se është ndonjë takim me substancë, pra nuk shihet që të ketë qenë një takim pune”. . Ndoshta është gabim ky perceptim por gjithsesi ata që janë marë me kësi llojë organizimesh, qoftë edhe të këtijë niveli besojë se gabojnë shumë rrallë. 
Fjalim apo shoë i radhës para komunitetit shqiptaro – amerikan 
Nëse do analizojmë fjalimin e Kreut të Qeverisë me Komunitetin Shqiptar në amerikë ajo që të bie në sy ka të bëjë më faktin që “Udhëheqësit post komunizëm” thonë të njëjtën gjë dhe harrojnë të thonë atë që është më e rëndësishme për vet shqiptarët, në shqipëri, në amerikë dhe kudo në botë. Madje premtojnë dhe tentojnë të justifikohen edhe para mikpritësve të DASH apo Shtëpisë së Bardhë. Mendojë se analizën më të mirë të fjalimeve, mashtrimeve, sjelljes dhe justifikimeve të politikanëve shqiptarë e ka bërë ish-drejtori i VOA-s për Euroazinë Frank Shkreli me analizën e tijë “ Dy realitete të mardhënieve Shqiptaro-Amerikane”, menjiherë pas vizitës së Ramës në SHBA. Në shkrimin e tij analisti I njohur botror që për fatë është një Shqiptaro-Amerikanë theksonte se : ” Kryeministri Rama, ashtu siç kanë bërë edhe para tij ish-zyrtarë të tjerë shqiptarë, foli gjatë një takimi në Neë York për vlerat shqiptare siç është besa dhe toleranca fetare në radhët e shqiptarëve. Ai përmendi shpëtimin e hebrenjve, një histori që tani ka marrë nam nga familje të ndryshme shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore si dhe vuri në dukje tolerancën fetare në radhët e shqiptarëve me besime të ndryshme, që është shembull për gjithë botën. Dakort, por shpëtimi i hebrenjve u bë nga një gjeneratë tjetër shqiptarësh që meritojnë lëvdata dhe toleranca fetare është një trashëgimi shekullore e shqiptarëve, vlera këto të vërteta dhe dalluese edhe sot, por janë meritë dhe trashëgimi e brezave të kaluar të shqiptarëve. Kjo është meritë e të gjithë shqiptarëve edhe sot që i ruajnë këto veti e vlera respekti ndaj njëri tjetrit, por mendoj gjithashtu se për 25 vjetë tani e kemi shtryllur këtë limon dhe kam drojë se ky limon (i shpëtimit të hebrenjve dhe i tolerancës fetare) nuk ka më lëngë dhe se politikanët shqiptarë të kësaj gjenerate duhet t’i tregojnë Amerikës dhe botës se ata janë të aftë për diçka më tepër. Si fillim, pse mos të përpiqet kjo klasë politike anë e mbanë trojeve shqiptare që tolerancën historike fetare në radhët e shqiptarëve t’a këthejnë në një tolerance politike midis tyre, duke u lënë kështu brezave të ardhëshëm një trashëgimi me të cilën do të jenë krenarë?” mbyllë analizën e tijë ish-drejtori I VOA-s për Euroazinë, Frank Shkreli. 
Shqipëria dhe realiteti trishtues. 
Pra as më shumë dhe as më pak këta politikanë vazhdojnë të mburren me meritat e të parëve tanë sepse vetë ja kanë nxirë faqen shqipërisë, përzunë shqiptarët, I armatosën me armë dhe tritolë dhe I futën në qeveri, administratë, parlament etj. etj. Kryeministri dhe të tjerë në pozitë dhe opozitë duhet të shpjegojnë se ç farë do bëhet me “Shullazët” dhe pasurinë kriminale të trafikantëve të drogës, ç do bëhet me politikanët e korruptuar, me pushtetarët lokalë të zhytur në llumin e korrupsionit, me të babëziturit e organeve të drejtësisë, me rendin që komandohet nga krimi dhe që I shërbenë atijë. Politikbërsit e këtijë vendi duhet të thonë se kush do I mbrojë shqiptarët e pambrojtur dhe tregtarët që po gjobiten nga krimi ordiner ? A e kishin dëgjuar me kohë apelin e fortë të ambasadorit amerikanë Donald Lu, për krimin dhe kriminelët që shëtisnin rrugëve si puna e Shullazit me shokë ? Politika shqiptare duhet të vetpastrohet dhe se fjalimet e Ramës duken si një zë I mbytur në shkretërirën e madhe kur shikonë që në krye të organizimit të partisë më të madhe në vend qëndrojnë ish ministra të diktaturës komuniste, apo njerëz që kanë shtypur me dhunë revoltat demokratike për rrëzimin e “Murit të Berlinit” në vitet 1990, madje edhe kanë vrarë protestues të pafajshëm. E pra këtë situatë dhe shumë e shumë të tjera si këto i di mirë perëndimi I Merkelit, I Fransua Holand, por edhe vetë Barak Obama e njehë në detaje. Arsyeja e njohjes janë vetë bëmat e politikanëve tanë, refugjatët që janë nisur drejtë perëndimit, ambasadorët e nderuar të këtyre shteteve të cilët e njohin ligjin, respektojnë shtetin e së drejtës dhe shpresojnë që Shqipëria të bëhet sa më shpejtë pjesë e denjë e Bashkimit Europian. 
Sigal