Engjëll Musai/ 21 Janari dhe amaneti i harruar i “ Rilindjes” për 4 të vrarët

630
Vrasja e 4 protestuesve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” është një nga rastet me kriminale në historinë e kombit shqiptar. E njëjta situatë kishte ndodhur, më 2 prilli i 1991 në qytetin e Shkodrës, ku gjatë protestës popullore për rrëzimin e diktaturës u vranë 4 protestues. Çuditërisht as më shumë dhe as më pakë, por fiks pas 20 vitesh, ( 1991 – 2011 ) Shqipëria mbulohet nga bloza dhe tymi i flakëve që ne shqiptarët pa asnjë shkak dhe arsye ja vumë vetes. Personalisht do të mendoja, gjykoja dhe arsyetoja, se sapo Shqipëria fillon stabilitetin, një dorë e zezë e turbullon situatën dhe ndez gjakrat me qëllimin final futjen në kaos dhe qorrsokak të vendit. Dhe këto do të vazhdojnë deri sa në Shqipëri askush nuk dënohet dhe askush nuk hetohet deri në detaje, për rolin që ka pasur në këto fatkeqësi të Shqipërisë. Kush ishte nxitësi? Kush ishte shtytësi? Kush ishte organizatori? Kush pagoi për dhunë dhe derdhje gjaku? Këto e shumë, e shumë të tjera duan përgjigje. Në të kundërt ky vend nuk do të gjejë kurrë stabilitet dhe situatat do të rikthehen dhe do na mbajnë peng të së ardhmes sonë dhe të brezave që do të vijnë. Si ka mundësi që ndodhi 2 Prilli dhe askush nuk e gjeti shkakun e vërtetë? Ndodhi tragjedi e madhe e 1997-ës dhe askujt nuk i hyri një gjemb në këmbë. Ndodh edhe 21 Janari dhe gjithçka kalon në qetësi dhe heshtje, a thua se në bulevard u mbollën lule dhe jo u vranë 4 të pafajshëm. Po t’i analizojmë këto ngjarje pas vetë shqiptarëve ndodhen qarqet e caktuara antishqiptare, të cilat kanë qindra mijëra vjet që na kanë vrarë, prerë dhe futur në vëllavrasje. Janë këta personazhe që bizneset e tyre i shumëfishuan në vendet fqinjë dhe për më tepër u shkolluan në këto vende dhe sa herë që u kërkohet nga padronët të destabilizojnë vendin, derdhin miliona për t’i vënë flakën vendit tonë të shumëvuajtur. Dhe jo rastësisht një pjesë e mirë e këtyre batakçinjve hodhën poshtë edhe dëshmorët e atdheut, luftën partizane dhe prishën lapidarët e heronjve të kombit që shkruan historinë e luftës së dytë botërore me gjakun e tyre të pastër prej kristali. Sot është 21 Janari, ku dora kriminale vrau 4 protestues të pafajshëm. Sot është apeli për të gjithë ata protestues që ishin në shesh dhe mund të ishin një nga ata të katërt, që t’i kërkojnë llogari socialistëve se, përse e shitën gjakun e këtyre martirëve. Është koha t’i thuhet në sy drejtuesve të partisë socialiste, se 21 Janarin dhe gjakun e 4 dëshmorëve, si dhe të qindra të plagosurve dhe të rrahurve barbarisht ju e shitët paturpësisht. Ju zotërinj të “Rilindjes “ e shfrytëzuat që të pasuroheshit për veten tuaj, ndërkohë që fëmijët dhe të afërmit e familjarëve të vrarë janë rrugëve pa bukën e gojës dhe pa njerëzit e tyre të dashur. Është turp dhe fatkeqësi që ministrat tuaj, zotrinj të Rilindjes janë majmur dhe vazhdojnë të majmen prej gjakut të 4 dëshmorëve të harruar të 21 Janarit. Turp dhe faqja e zezë kur mendon që Aleks Nika, Hekuran Deda, Ziver Veizi dhe Faik Myrto u vranë nga dora kriminale e gardistëve, të cilët sot janë punësuar dhe bërë drejtore dhe pushtetarë, ndërkohë që familjarët e tyre janë rrugëve pa punë. Është maskarallëk kur mendon që këta 4 protestues anti-qeveritarë, u vranë që Rama dhe njerëzit e tij, Ilir Beqaj dhe shpura e tij,Tahiri, Harito dhe ministrat të tjerë të bëhen milionerë. Sa poshtërsi! Sa pabesi! Por një shprehje popullore thotë, se zoti vonon, por kurrë nuk harron. Ndaj në këtë ditë të veçantë ngushëllojmë nga zemra familjet e Aleks Nikës, Hekuran Dedës, Ziver Veizit dhe Faik Myrtos dhe qindra të plagosurve dhe të rrahurve barbarisht. I paharruar kujtimi i familjarëve tuaj të dashur dhe zoti Ju bekoftë! Gjithsesi apeli është i qartë: Që dimri të ketë ngrohtësi dhe pleqëria e prindërve të tyre të mos ketë akoma më shumë hidhërime! Jepni drejtësinë e munguar zotërinj të Rilindjes! Nuk është kurrë vonë dhe se drejtësia e munguar është më e rëndë se drejtësia e vonuar.
Drejtor i Gazetës “Telegraf”
Sigal