Edmond Panariti: Përse po “firon” BLEGTORIA?

92
Përse u godit tradita më e vyer e një kombi?
Që do të trishtonte edhe vetë Naimin po të ish gjallë dhe që i këndoi asaj në poemën e tij “Bagëti e Bujqësi”
Tre vite më parë nëpërmjet një vendimi absurd dhe shkatërrimtar u vendos të mbylleshin pikat e therjes dhe të baxhove në të gjithë vëndin.
Sepse këtë e kërkonte “standarti ushqimor”?!!
Me dhjetëra tregje kafshësh, minithertore dhe si rrjedhojë edhe shumë stane, vatha por edhe restorante e pika turistike të zonave më të bukura kodrinore malore, u paralizuan.
Delet, dhitë e viçat, barinjtë e blegtorët, stanet në mal e kodër, duhet ti çonin me paratë e mjetet e tyre me rrugë e pa rrugë, me dhjetëra kilometra te “Grosisti” i madh i cili ishte i vetmi që kishte “tagër” të blinte dhe të shiste.
Këta të tjerët jo! Këta ishin argatë!
Por “Bosi” ja u vuri shpejt kufirin “te thana” sepse kishte më shumë leverdi të importonte nga jashtë qingja stalle të pompuar me hormone dhe antibiotikë, sesa të blinte qingjat bio të kullotave të virgjëra, nga barinjtë tanë të cilët dolën jashtë standarteve!!
Çfarë ndodhi pas afër tre viteve, pas standartit të ri ?
Statistikat!
Pakësohet numri i krerëve me 52 përqind në Përmet, me 48 % në Skrapar me 46 % Gramsh, 45 % në Kolonjë.. Rritet çmimi mishit me 59,7 përqind.. 30 përqind e baxhove janë mbyllur
Si të ndalet gremisja?
Ka vetëm një zgjidhje!
Lërini të qetë, të mbarështojnë, therin përpunojnë dhe shesin bagëtinë atje ku jetojnë.
Anulloni këtë vendim absurd, menjëherë.
Lërini të ringrenë tregjet, thertoret dhe ndihmojini barinjtë, fermerët, tregtarët të plotësojnë standartet atje ku rrojnë dhe punojnë.
Hiquni, zgjedhën, pengesat e gjobat!
Për pesë vite që nga ringritja e këtyre bizneseve të mbyllura, të mos duket këmbë taksidari dhe tatimori që tu bjerë më qafë sa të ngrihen më këmbë.
Shkurt..!! Lerini të jetojnë në trojet e tyre siç kanë bërë të parët tanë për qindra vite dhe mos i detyroni ta braktisin dhe ta shkretojnë vëndin!
Sigal