Dy ditë në 1 ditë, 9 Maj

306
Sigal

Nga Majlinda Keta 

Në se i referohemi festave që i huazuam Europës na bie që të qasemi e të edukohemi se si “festohet” edhe në shtete të tjera europiane 9 Maji, Dita e Europës së Bashkuar.
Ma ha mendja(kjo gugëllohet lehtësisht) që askush brenda dhe jashtë 27- tshes nuk i bëhet tapet puthadorjeve të ambasadorëve të BE në vendet e tyre. Thjeshtë, respektojnë dhe duan të theksojnë kontributet e mëmëdheut të tyre për Europën e Bashkuar, në paqe e kohezion.
Si Shqiptarë duhet t’i ngremë kryet lart për këtë binom( paqe dhe kohezion), nuk i kemi shpalluar askujt luftë por veç kemi pësuar e nuk jemi shpaguar nga luftrat dhe grabitjet territoriale nga vende të tjera.
As ndjesë nuk kërkuan kurrë dhe as kërkojnë se ku po gabojnë këto 30 vite që po janë mentorët e progresit të shqiptarëve në shtetbërje ( ku mbetemi anarshi nga pushtete okulte);
demokraci( ku na cilësojnë model hibrid) dhe mirëqënie ( ku vetëm si të emigrojmë masivisht drejt shteteve të tyre u aftësuam mrekullisht).
PO integrohemi duke emigruar masivisht çdo ditë e më shumë. I çuditshëm dhe që duhet dialoguar mirë ky fakt edhe me vetë BE.
Me qëndrimin dhe kontributin antifashist meritojmë medalje , ndonëse nuk na e përmendin këtë.
………..
Në se i referohemi ShBA, për 9 Majin, na duhet të edukohemi me sjellje kujdesi, mirënjohje, falenderuese, përkujdesje vlerësuese dhe përkëdhelëse por edhe përkushtimi për “ Dita e NËNËS”.
Ta gëzojmë të gjithë POR kur shoh lumturinë e gjithë atyre shqiptarëve që sapo ju ka dalë fitues aplikimi për Green Card…… them kushedi sa nëna SOT nuk dijnë në se duhet ta gëzojnë këtë fakt apo duhet të besojnë se më mirë të qajnë për mallin se hallin nga varfëria….. them që sa veçansi marrin këto data për nënat shqiptare. Mos harrojmë që NËNËs së Madhe, Shqipërisë, po i thahet “ barku” në numër lindjesh dhe ato që ka po i rrjedhin rrugëve të botës.
…………
EDHE në ditë të mëdha na DUHET të reflektojmë, debatojmë për VETEN më shumë se përtej….. këtë kanë bërë të gjithë popujt që duan realisht të progresojnë denjësisht.
Gjithsesi, tani i kemi prezent këto dy data në kalendaret tona.
Sa shumë nevojë kemi ti qasemi refleksionit për VETËDINJITETIN dhe të largohemi nga idealizimet dhe “ fluturimet” larg shumë të vërtetave.
Shumë, them unë që deri në fund dua ta mbyll jetën këtu, në mëmëdhe duke bërë detyrën e duke pritur të bëhet shtet funksional shteti im.