Dritёrofsh o Dritёro Agolli!

1344
Sigal

      Gazeta Telegraf/


       Pandeli Bardhi


      Apo Rrofsh o dritё, Dritёro, ёshtё e njёjta gjë. Nuk
ёshtё vetёm koincidencё kjo fjalё qё u del nga zemra tё gjithёve. Kёshtu e kanё
uruar gjithmonё shkrimtarin e madh e nё mёnyrё tё veçantё sa herё vjen Tetori
muaji i tij i “rilindjes”! Ёshtё bёrё rregull tashmё nga pёrfaqësuesja e
Devollit, Shoqatёs me tё njёjtin emёr, qё nё pёrvjetorёt e “rilindjes” sё tij,
i gjithё viti tё quhet “Viti i Dritёroit”! Kёshtu ndodhi edhe nё kёtё vit, tё
ditlindjes sё tij tё 85-tё, ku aktivitetet kanё filluar qysh nё fillim tё vitit
e vazhdojnё edhe tani nё ditёt e fundit tё tij. Nuk ёshtё aktiviteti i fundit i
kёtij viti, ai qё u organizua kёto ditё nga Dega e Shoqatёs Atdhetare “Devolli”
pёr Qarkun e Elbasanit. Ёshtё urimi mё i “goditur”, ёshtё
urimi mё domethёnёs pёr Dritёroin e Madh. Tre janё tashmё simbolet e Devollit,
Lumi Devoll, vallja devolliçe dhe Dritёro “devolliu”! Edhe vetё Devolli, nuk
mund tё kuptohet pa kёta tre “pjesё pёrbёrës” tё tij.  Urimi “Dritёrofsh o Dritёro” ёshtё qё kёta
tre simbole, tё mos shterrin kurrё, as lumi “Devoll”, as “drita” e Dritёroit tё
mos venitet kurrё, as kёnga “devolliçe” tё mos pushojё kurrё”. Me “Dritёn”
Dritёro, ёshtё e lidhur  dija, dituria,
kёnga, puna. Kёtё urim, morёn me vete devollinjtё e “Devollёve” tё shumtё nga
Elbasani, nga Tirana, nga Durrёsi, ngado. E morёn dhe e sollёn nё “kёrthizёn” e
Shqipёrisё nё Elbasan. Nuk ёshtё pa domethёnie ajo çka thotё Lavdi Gjoza,
kryetari i shoqatёs “Devolli” pёr Qarkun e Elbasanit, i cili u shpreh: “Kur
ёshtё fjala pёr Dritёroin, nuk rri njeri pa ardhur qё nga fshatrat mё tё thellё
tё Devollit e deri kёtu nё Elbasan, ku pothuaj ka nga tё gjithё fshatrat e
Devollit, pa pёrjashtim”. Dhe ashtu ndodhi. Pjesëmarrёs tё shumtё erdhёn nё
vazhdёn e takimeve dhe aktiviteteve kushtuar “Vitit tё Dritёroit” pёr
85-vjetorin e lindjes sё tij. Edhe Qazim Sejdini, Kryetari i Bashkisё së
Elbasanit, ka tё drejtё qё tё “zёmёrohet” e “tё mos i vijё mirё” qё i heqin nga
bashkia e tij një numër të madh banorёsh me prejardhje nga Devolli. Me tё
drejtё ai “revoltohet” e thotё: “Nuk mund tё quhen tё gjithё devollinj, sepse
shumё prej tyre, kanё lindur nё Elbasan dhe kёta, quhen elbasanllinj dhe jo
devollinj.”. Ka edhe tё “drejtё”, sepse nё tё kundёrt, do tё jetё Kryetar vetёm
i gjysmёs sё banorёve!.. Edhe “revolta” e tij, ёshtё e drejtё! Por, nuk ёshtё i
kёtij mendimi Aurel Bylykbashi, i cili megjithëse bashkёshorten, nuk e ka nga
Devolli, i pёlqen tё thotё, “Jemi tё gjithё devollinj”! Mё poshtё, sikur e
“zbut” pak, kur thotё: “Komuniteti i devollinjve ёshtё Komuniteti mё i madh nga
tё gjithё tё tjerёt nё Elbasan”. Kanё ardhur devollinjtё kёtu, nga etja pёr
punё, etja pёr tё dhёnё kontributin e tyre, mjeshtёrinё e tyre nё punё.  Erdhёn pёr tё sjellё eksperiencёn e tyre e
pёr tё marrё eksperiencё nga tё tjerёt, nё çdo punё, edhe nё industri, edhe nё
bujqёsi, kudo. Jo vetёm qysh kur kanё ardhur nё Elbasan, por qysh me kohё iu ka
dalё “nami” si ,“meraklinj” pёr punё, “tё sajdisur”,”mukaetçinj” e tё
papёrtuar,  tё kёngёs e tё valles. Ashtu
si nё takimet e tjera nё Tiranё e Durrёs edhe Kryesia e shoqatёs pёr Elbasanin,
nuk mund tё qёndronte pa e shprehur edhe ata dashurinё pёr Legjendёn” e
Devollit. Guri Seferit, si Kryetar i Shoqatёs “mёmё” tё Devollit, nuk ka pse i
mbetet “hatri” pёr kёtё organizim kaq mbresёlёnёs, pёrkundrazi, entusiazmohet
dhe e pёrshёndet, duke i bёrё thirrje edhe tё shoqatave “bijёza” tё tjera, tё
marrin shёmbull nga Elbasani. Pёrshёndesin kёtё takim mbresёlёnёs tё
devollinjve, tё ftuarit e shumtё, Servet Pёllumbi, Deputeti Namik Dokle,
Kryetari i Bashkisё Qazim Sejdini, Kryetari i Partisё Demokratike tё  Elbasanit Aurel Bylykbashi. Tё gjithё kanё
shumё pёr tё thёnё. Midis tё tjerave, Namik Dokle thotë se kur inaguruam dikur
njё ujёsjellёs nё fshatin e Dritёroit. Njё nga pёrfaqësuesit e Bankёs Botёrore,
mё thotё.: “A nuk ёshtё investim i madh pёr njё fshat kaq tё vogёl?”

     “Jo i them,-
vazhdon z. Dokle, pёrkundrazi, -ёshtё shumё pak, krahasuar me njё njeri tё
madh, me njё shkrimtar tё madh qё ka nxjerrё ky fshat. Dhe mё dhanё shumё tё
drejtё” dhe z. Dokle, vazhdon me Dritёroin…“Ata qё nё sheshe u mblodhёn/ Nuk u futёn as nё lista/ Ata nё sheshe
vёshtronin/ U bёnё ministra!
” Sa aktuale, janё fjalёt e tё madhit Dritёro!
E shprehin  urimin tyre devollinjtё, pёr
Dritёroin e Madh. Tё gjithё kanё shumё pёr tё thёnё, njё tregim, a njё ngjarje
nga jeta e tij, njё recitim  nga poezitё
e Shkrimtarit tё Madh. Tё gjithёve Dritёroi u ka futur nё gjak. “muzёn” e
poetit, “muzёn” e kёngёtarit, tё vjershёtorit, tёvalltarit,  tё dashurisё, tё punёs. I kanё kёto si
“mezetё” nё “sofrёn” e punёs, si çlodhje! Koha ёshtё e pamjaftueshme, prandaj i
shprehin urrimet e tyre nёpёrmjet “pёrfaqqsuesve” qё kanёzgjedhur! I shprehin
nёpёrmjet aktorit tё madh Dhimitraq Orgocka, i cili me aq pathos reciton poemёn
“Devoll  Devoll”. E reciton ashtu si ua
ka dёshira tё gjithёve, qё tё ngrerё peshё tё gjithё. E  shprehin nёpёrmjet kёngёs e valles devolliçe,
tё grupit tё valltarёve tё vegjёl, tё pёrgatituir me aq mjeshtёri nga Agron
Kordalli. Vallja ёshtё edhe kjo, njё “simbol” i Devollit.  E kёrcejnё atё, ashtu siç ia ka ёnda
Dritёroit: “Ndaj kam qejf tё shtrёmbёrroj
turrinjtё/ Nga rakia e fortё nё filxhan/ Vallen, ta bёj tym me devollinjtё/ Tё
mё zёrё koka nё tavan
!”  E vallja,
nuk “shterr” kurrё. Ajo merr “vlagё” nga toka, aty ku e merr edhe Poeti i Madh.
E vallja vazhdon edhe kur valltarёt bёhen njёsh me tokёn, edhe kur “fluturojnё”
nё qiell, kur koka, u zё nё tavan! E shprehin kёtё urrim, nёpёrmjet
“pёrfaqёsuesit” tjetёr, “bilbilit” tё kёngёs devollite, Endri Fifo, Edhe Endri,
ёshtё pjesё e Devollit. Ai flet kudo, vetёm me kёngё. Ku ёshtё Endri, ёshtё Devolli.
Urimet  i shprehin me kёngёt e bukura tё
Englantina Toskёs. Por pёrsёri, nuk i “fle” mendja devollinjve. Sa e sa tё
tjerё, kёtej e pёrtej Oqeanit i kanё shprehur urrimet e tyre pёr Dritёroin e
Madh. I shprehin Kadri Kadi, Luan Lalana, Fuat Memeli  nga pёrtej Oqeanit, i shprehin Kosta Nake,
Oliver Topçiu, Pullumb Agolli, Fatos Hoxha, Skёnder Rusi, Skёnder
Demolliee  sa e sa  “Dritёro” tё tjerё! “Tё tre kёta simbole tё
Devollit, thotё Endri, Lumi, vallja dhe
Dritёroi
, nuk do tё ndahen kurrë. Ata do tё mbeten tё pёrjetshёm”. Tё tre
kёta simbole, janё tё pёrjetshёm, sepse “burojnё” nga ata qё janё tё
pёrjetshёm, toka dhe populli. Edhe poeti i Madh, aty e ka burimin, prandaj
ёshtё aq i pёlqyer nga tё gjithё, nga tё rinj, tё reja e tё moshuar. E kush nuk
di pёrmёndёsh pjesё nga poezitё e tij aq tё dashura. Cili ёshtё ai fёmijё qё
nuk di pёrmёndёsh pjesё nga poezitё e tij. Cili ёshtё ai aktor e artist, i ri
apo i moshuar  qё nё provim tё mos ketё
apo tё mos ketё patur edhe njё recitim nga poezitё e tё madhit Dritёro! “Nuk e di se ç’dreq poet mё bёri/ Balta jote
e ёmbёl/ Barri yt i dёndur. Unё jam njё 
plis i yt i tёrё/ Dhe njё copё shkёmb i “pagdhёndur!
. . E di poeti,
e di mirё. Tek toka merr fuqinё ai, si Anteu, prandaj mbetet i madh, prandaj
mbetet simbol! Ai ёshtё njё pjesё e Devollit i lidhur pazgjidhmёrisht, aq sa
nuk mund tё kuptohet njё pjesё, pa pjesёn tjetёr. Por, nuk ёshtё vetёm Dritёroi
njё pjesё e Devollit, Çdo devolli, ai e ka bёrё tё jetё pjesё e tё tёrёs,
Devoll!. I ka bёrё me “vlagёn” qё i ka dhёnё, me frymёzimin, me thjeshtёsinё,
me dashurinё pёr tokёn, pёr njerzit. …! Dritёroi, ёshtё e do tё jetё
kurdoherё i pranishёm ne çdo shtёpi devollite, nё çdo shtёpi shqiptare, nё çdo
festё, nё çdo takim, nё çdo pёrvjetor, nё çdo “sebep”! Tё gjithё duan qё ky
takim, tё zgjatё sa mё shumё. Sikur, nuk i iket nga kёnga e vallja, Ёshtё fund
vjeshte dhe janё mё tё shkujdesur. Nuk kanё atё ngarkesё pune si nё muajt e
tjerё tё vitit. Mё shumё lezet i jep kёtij takimi, edhe aroma e mollëve po edhe
aroma e “shishkave” nga e tyrja, qё  e
kanё zier kёto ditё. Kanё marrё “ballё kazani”, i ka fundvjeshta nё Devoll kёto
prodhime. Kёshtu e kanё patur devollinjtё gjithmonё, me ç’t’u ndodhet. Largohen
bashkё me urimet  “Dritёrofsh o Dritёro!”
Tё tjera takime do tё bёhen, tё shumta urime do t’i dёrgohen “Legjendёs” sё
Devollit, Dritёro Agolli.