Dr. Zekri Palushi: Përgatituni! Oportuniteti nuk pret për ata që s’janë gati

212
Sigal

Dr. Zekri Palushi, ish-këshilltar i Kryeministrit Aleksandër Meksi 

Falë zotit, revolucioni MAGA është gjallë dhe mirë kudo, -jo vetëm në Amerikë, por në shumë vende te tjera të botës, -përfshi edhe Shqipërinë, -ku Sali Berisha, me një kurajo e patriotizëm të paparë, shfaq qartë e pa frikë, dashurinë e thellë për popullin, atdheun, e kombin tonë, e njëherësh, nuk është e vështirë që të lexosh në fytyrën e tij dhimbjet që i shkakton gjendja katastrofike në të cilën gjendet vendi ynë.

Fitorja e ish-gazetares Georgia Meloni, -udhëheqëse e Partisë Nacional-Konservatore, –Vëllëzerit e Italisë, -ka qenë një fitore e jashtëzakonshme, jo vetëm për popullin italian, por për të gjithë botën konservatore, që beson në lirinë, demokracinë, traditat, moralin, patriotizmin, pavarësine dhe vlerat e gjithanshme njerëzore, e kombëtare.

Ndërkohë, sipas shefit të Byrosë Politike të Shtëpisë së Bardhë, Jonathan Lemire, kjo fitore paska shkaktuar një shqetësim të thellë në administratën e Joe Biden. Ata e shohin këtë fitore si pjesë të një lëvizje shqetësuese “concerning trend” të së djathtës në Europë!

Nëse fitorja e partisë së një vendi, që vjen në pushtet me votat e lira të vetë popullit, shqetëson Shtëpinë e Bardhë, atëherë, vetë Shtëpia e Bardhë, duhet të jetë një shqetësim tepër i thellë, për të gjithë ato vende dhe popuj që besojnë në votën e vullnetshme, lirinë, demokracinë, dhe pavarësinë kombëtare.

Ky shqetësim, thellohet edhe më shumë, -bile kthehet edhe në një rrezikshmëri të madhe, nga mediat, të cilat mjaft shpesh, kohët e fundit po përsërisin fjalën “fashizëm”.

Një artikull tjetër, po në Politico, -ndër të tjera shkruan: “Meloni me vëllezërit post-fashistë të Italisë! Ndërsa shumë media të tjera, arrijnë deri aty, sa ta krahasojë Qeverinë e Melonit, me regjimin fashist të Musolinit.

Gazeta Guardian në një kryeartikull të saj shkruan se: “Zgjedhja e fashistes së Italisë, Giorgia Melonit, duhet t’i kujtojë publikut se gratë mund të jenë po aq të këqija sa edhe burrat!”


Për të Majtit, (përfshi Demokratët Amerikanë, dhe median), fashizmi është pothuajse i njëjtë me atë që vitet e fundit ata e quajnë “rracizëm”, apo një prej “fobive”. Psh.: nqs ju si doni vrasjet në masë, apo bombardimet që bëhen në emër të Xhihadit, etiketoheni si “Islamofobë.” Nëse ju besoni se djemtë dhe vajzat duhet të konkurojnë veçmas në aktivitetet e ndryshme sportive, -ju etiketoheni si “transfobë”. Mund të vazhdoj edhe me shumë shembuj të tjerë, -por ajo çfarë doja të ilustroja, është pikëpyetja, nëse të majtit e kuptojnë se çfarë është fashizmi i vërtetë, apo qëllimisht s’duan ta kuptojnë!

Tashmë dihet prej të gjithëve se Fashizmi ishte një lëvizje politike e majtë, (dhe JO e djathtë). Musolini, fillimisht ishte një revolucionar socialist, editor i disa gazetave socialiste të Italisë, që pastaj në 1919, krijoi Lëvizjen Fashiste…

Ndërsa Partia Naziste e Hitlerit, s’ishte gjë tjetër, veçse një Parti Nacional-Socialiste Punëtore e Gjermanisë.

Pra si Musolini, ashtu edhe Hitleri ishin puro të Majtë.

Kjo pra është një histori tepër e thjeshtë, që injorohet qëllimisht nga media, dhe nga elita globaliste. Për ta, “fashist” është çdo njeri që s’pajtohet me mendimin e tyre, -këtu përfshinë të gjithë ata që votuan për Donald Trump, pra mbi 75 milion Amerikanë. Për to, janë “fashist” të gjithë ata që kanë guxuar, dhe guxojnë të bëjnë pyetje rreth shkencës që u përdor, e po përdoret rreth COVID-it, vaksinave kundra COVID-it, dhe ndryshimit të klimës.

Globalistët, dhe Këshilli për Marrëdhënie të Jashtme (Council for Foreign Relations), -me prirje nga e Majta, -termin “fashizëm” e përkufizojnë afërsisht në këtë mënyrë: “Një lëvizje politike e masave, me përqëndrim në një nacionalizëm ekstrem, militarizëm dhe supermaci të kombit dhe individit.

Nga ky përkufizim, lehtësisht mund të themi se MAGA i përmbledh më së miri, si nacionalizmin dhe militarizmin. Do të ishte një mrekulli, që të gjitha qeveritë e vendeve të ndryshme të botës, të ishin nacionalistike, -pra, të shohin interesat e vendit, dhe popullit të tyre.

Çfarë vendi do të ishte ai që s’do të donte një qeveri nacionaliste të fuqishme dhe një ushtri të fortë, sidomos për këto kohë të rrezikshme që bota po përjeton? Në këtë kontekst, -Georgia Meloni, (në kontrast me shumë udhëheqës perëndimor, që qëllimisht po shkatërrojnë vendet dhe vlerat kulturale të tyre, është një udhëheqëse që do ta bëjë Italinë prap të fortë, dhe të pavarur.


Bravo i qoftë kësaj gruaje patriote italiane, që mbi të gjitha ve interesin e popullit, dhe vendit të saj.

Por le të kthehemi tek “fashizmi” i Georgia Melonit: dhe për ilustrim, po krahasojmë shkurtimisht fjalimin e saj, me atë të Joe Biden. Fillimisht le të kujtojmë fjalimin e Joe Biden, të mbajtur me 1 Shtator, 2022, në Philadelphia, -ku prapa tij, ishte vendosur (jo pa qëllim), një sfond i kuq si gjaku, dhe dy ushtarë Marinas. Aty, me një stil Musolinjan, Biden tha: Donald Trampi, me Republikanët e MAGA, (Make America Great Again), përfaqësojnë një ekstremizëm që kërcënon themelet e republikës tonë. “Donald Trump and MAGA Republicans represent an extremism that threatens the very foundations of our republic”.

Ndërsa Meloni, në fjalimin e saj tha se: “Unë jam Giorgia, jam një grua, jam një nënë, jam italiane, jam kristiane. Jam për familjen natyrale, s’jam për lobime LGBT. Jam për identitet seksual, por jo për ideologji gjinore!” Armiku ynë kryesor sot është rrëshqitja në globalizëm, e atyre që shohin identitetin dhe të gjithë format e tij, si një e keqe për t’u kapërcyer, (an evil to overcome). Ata, (Globalistët), mundohen vazhdimisht që të marrin fuqinë e vërtetë prej popullit, për t’ja dhënë entiteteve supernacionale, të udhëhequr nga Elita e “ndriçuar”. Dhe më tej, ajo vazhdon: “Duhet ta kemi të gjithë të qartë në mendjen tonë, se ne nuk luftuam kundra komunizmit për ta mundur, dhe zëvendësuar atë me një regjim te ri internacional, por për të lejuar shtetet e pavarura nacionale, që edhe një herë të mbrojnë lirinë, identitetin dhe sovranitetin e popujve të tyre”.

Pra të dashur lexues; -është mjaft thjeshtë për të gjithë, që pas leximit të këtyre rreshtave, dhe krahasimit të gjykojmë se cili fjalim, anon më shumë nga fashizmi. Një fashist i vërtetë nuk do t’i çmonte vlerat Kristiane. Musolini që ishte një fashist i vërtetë, ka pas thënë: “ Zoti nuk ekziston! -Religjioni në shkencë është një absurditet, në praktikë një imoralitet dhe në njerëz, një sëmundje”

Pra duket qartë se Georgia Meloni, është shume larg për të qenë një fashiste, -(apo siç u pëlqen ta quajnë të majtëve/global socialist, një ‘kërcënim ekzistencial’). Ajo tingëllon më tepër si një nga Republikanët e MAGA.

Falë zotit, revolucioni MAGA është gjallë dhe mirë kudo, -jo vetëm në Amerikë, por në shumë vende të tjera të botës, -përfshi edhe Shqipërinë, -ku Sali Berisha, me një kurajo e patriotizëm të paparë, shfaq qartë e pa frikë, dashurinë e thellë për popullin, atdheun, e kombin tonë, e njëherësh, nuk është e vështirë që të lexosh në fytyrën e tij dhimbjet, që i shkakton gjendja katastrofike në të cilën gjendet vendi ynë.

Megjithatë, jetojmë në kohë shumë të çuditshme, -kur patriotizmi dhe atdhe-dashuria quhen tipare fashiste!

Jetojmë në kohët kur një mashkull, jo vetëm që mund të “kthehet” kur të dojë në “femër,” por ne, që të gjithë duhet që t’i respektojmë ata, dhe në krahasim me të drejtat për femrat e vërteta, -atyre duhet t’ju japim prioritet! Turpësisht, -jetojmë në një kohë kur femrat s’guxojnë ta përzënë nga banjot e femrave një burre që thotë jam grua!

Jo vetëm kaq, por e gjithë bota fizike, sociale dhe shkencore, duhen sakrifikuar për nevojat e tyre terapeutike, -pra, për ata burra që mendojnë se janë gra.

Çuditërisht jetojmë në një kohë kur PK e Kinës është duke hapur departamente policie, jashtë Kinës, -përfshi NY, -gjoja për të monitoruar qytetarët kinezë, që jetojnë jashtë.

Jetojmë në një kohë kur raportet mjekësore të autopsisë së të vdekurve pas marrjes së vaksinave të covidit fshihen prej FDA, dhe përpos kësaj, nëpërmjet disa Email-ve të kohëve të fundit, mësojmë se CDC (Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve), ka bërë deklarata të rreme rreth monitorizimit të sigurisë së vaksinave. Jetojmë në kohën kur historia e vërtetë e 6 janarit, në Amerikë, mbahet e fshehur. Jetojmë në një kohë kur Ndryshimi i klimës, -një proces krejt normal, që udhëhiqet nga Ligjet e Natyrës, paraqitet si një katastrofë në ndodhje e sipër. Në lidhje me këtë, ata fajësojnë CO2, (Dioksidin e Carbonit), ndaj të cilit kanë ndërmarrë një luftë të ashpër, -ndërkohë që edhe vetë ato e dinë mjaft mirë se CO2, është një gaz vital për fotosintezën, dhe çdo gjë të gjallë që ekziston në rruzullin tokësor, përfshi njerëzit, kafshët, dhe bimësinë, (faunën, dhe florën). E mbi të gjitha, në kundërshtim me çfarë na serviret nga “shkencëtarët” politikanë, -CO2 kurrë s’mund ta ndryshojë klimën e tokës. Ky tashmë është një fakt i vërtetë shkencor.

Pra, të gjithe po jetojmë në një kohë kur qeveritë dhe media, -jo vetëm që po na ushqejnë me një dietë gënjeshtrash, por janë edhe mjaft të vendosur që t’na mbyllin gojën, që të heshtim për gjërat që nuk ju interesojnë atyre.

Arrihet deri aty sa kryeministrja e Zelandës së Re, -Jacinda Arden, një socialiste e thekur, -kohët e fundit, në një fjalim të mbajtur në OKB, shprehu dëshirën për krijimin e një Shërbimi të Propagandës Globale. Keq-informohemi rreth luftës Ukrainë-Rusi. Keq-informimi me “krizën” histerike të vet-shkaktuar COVID-janë. Keq-informimi rreth sigurisë së vaksinave, dhe dhënja e tyre me detyrim, etj. etj. Por gënjestrat dhe mashtrimet po dalin gradualisht sheshit. Psh. në shtetin NSË, (Australi), me kryeqytet Sydnein, -qeveria lokale kishte pas krijuar një grup me ekspertë manipulative, detyra e të cilëve ishte që të krijonin mesazhe frikësuese për të maksimizuar bindjen e popullit.

Në mbyllje të këtij shkrimi, nuk mund ta le pa një vrejtje (tepër miqësore) Zj. Evi Kokalari, rreth komenteve të saj, të publikuara në gazetën Tema, të datës 28 shtator 2022, gjatë kohës që unë isha në Shqipni.

Sigurisht që komentet e saj ishin qëllim-mira, -dhe unë pajtohem plotësisht me atë që të Djathtit duhet të jenë thjesht konservator, -(epitetet si, konservator i majtë, i qendrës, i moderuar, apo ekstrem, -janë vetëm pretekste për të justifikuar devijimet).

Pra, s’do më shqetësonte aspak, nëse Zj. Kokalari, do t’i diskutonte shqetësimet e saj, brenda për-brenda Këshillit Kombëtar, apo Kryesisë së PD, -por vërejtjen time po e përdor si një fakt që tregon se sa të aftë jemi ne të djathtit/konservator për të luftue kundra njeri-tjetrit, ndërsa e kundërta karakterizon të majtit “progressive”. Ata jane mjaft të bashkuar me njeri-tjetrin, dhe shumë të aftë për të luftuar të Djathtit/konservator, dhe këtë e bëjnë me një zell të madh, dhe në unison. Pra, e dashur Evi: -Të Majtit/Socialist, s’kanë aspak nevojë për ndihmën tonë në këtë drejtim. Përkundrazi, -ne konservatoret duhet të kopjojmë unitetin dhe eksperiencën e tyre në marrëdhënjet që ata mbajnë në mes të njeri-tjetrit, -ata qeshin, edhe kur kazani i tyre vlon nga brenda. Në këtë rast, dhe vetëm në këtë rast, ne duhet t’i kopjojmë ata.