Dr. Zekri Palushi: Një akt terroristo-socialist, godet Sali Berishën dhe poshtëron të gjithë Shqiptarët

236

“Të dashur bashkatdhetarë, -tashmë është koha për t’u zgjuar, -Ju s’mund të mbështeteni në vende të tjera, për të zgjidhur problemet e shkaktuara nga qeveria juaj, nën sundimin e së cilës, ju s’mund të jeni të sigurt, as në rrugë, as në lokale, as në vendet e punës, e vende publike, dhe as në shtëpitë tuaja.”

Sigal

Dje, me 6 Dhjetor, 2022 -populli ynë, dhe e gjithë bota demokratike, u ballafaquan me një demonstrim të dhunës makabre të hienave të kuqe-socialiste ‘’shqiptare’’, që do t’jua kishin zili edhe fashistët e Musolinit, edhe nazistët e Hitlerit.

Një skenë e mirë-organizuar, (të cilën, dirigjenti me një kujdes të veçantë, dhe budallallëk të pa shoq), kishte vendosur ta hapte me një aktor militant socialist, gangster profesional, të pregatitur nga MAFIA qeveritare në pushtet, që jo vetëm të godiste Berishën, por njëherësh të ishte i vemendshëm, që ta  përdorte krahun e majtë, në mënyrë që të linte një hapësirë të mjaftueshme për kameramanët, për ta filmuar plotësisht këtë akt sadistik.

Edi Rama, –ky armik kombëtar, i pashoq, -me punën e tij anti-shqiptare, në bashkëpunim me rrjetin ndërkombëtar anti-demokratik sorosjan, ka arritur që brenda 10 vjetësh të instalojë pushtetin e tij kriminal, të korruptuar e imoral, -duke filluar me Këshillin e Ministrave (epiqendra e mafies), e deri në nivelet e pushtetit lokal, sistemin legjislativ parlamentar, sistemin e drejtësisë, …, -përfshi këtu edhe inkriminimin e shumë njerëzve të thjeshtë që për ‘pesë para’ kanë shitur shpirtin dhe vlerat e tyre moralo-njerëzore.

Sot për sot, Edi Rama është virusi më i rrezikshëm kombëtar e ndërkombëtar i kultivuar në laboratoret e Georg Sorosit, dhe i përdorur nga George Sorosi, jo vetëm për të infektuar e shkatërruar liritë dhe demokracinë e shqiptarëve, por, nëpërmjet Edi Ramës, -George Sorosi po arrin të infektojë edhe liritë, demokracitë, paqën, dhe stabilitetin Bllkanik dhe atë Europian.

Këtë mund ta konkretizoj edhe me qëndrimin e Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e cila në një mesazh për median në Tiranë, ndër të tjera tha se ‘’kriza ekonomike, dhe energjitike që shkaktoi lufta në Ukrainë e bashkoi më shumë Europën…’’, -Ajo, gati sa s’tha se, për hirë të këtij ‘’bashkimi’’ kjo luftë duhet të mbahet gjallë.

Ndërkohë që ajo krenohej me arritjet e Samitit, nuk gjeti asnjë moment, sado të vogël, për të hedhur poshtë, e denoncuar, aktin kriminal, ndaj liderit të Opozitës Shqiptare!

Pothuajse të njejtën gjë bëri edhe governorja Kim, e cila shpreh jo direkt, por nëpërmjet një zëdhënësi të saj se ‘’U skandalizuam nga sulmi fizik ndaj një antari të parlamentit…’’.

Turp edhe për ju Zj Kim! Ky ‘antar parlamenti’, ka një emër, që ju s’guxoni t’ia shqiptoni.

“Kjo Goditje Politike, kundra Sali Berishës duhet të na bashkojë më shumë se kurrë, e njëherësh, t’na bëjë që të vlerësojmë e nderojmë me një respekt të veçantë, më shumë se kurdoherë, këtë burrë fisnik, që me dijeni të plotë, ka vu në rrezik jetën e Tij.”

Ky ‘antar parlamenti’ është Sali Berisha, udhëheqësi legjitim i PDSH, dhe opozitës shqiptare, i zgjedhur në mënyrë demokratike, me votën e lirë, kundër dëshirës, dhe manipulimeve tuaja djallëzore.

Ky ‘antar parlamenti’, është simboli i përmbysjes së diktaturës komuniste, -dhe ish-president, dhe dy herë, ish- kryeministër i Shqipërisë.

Zj Kim, ju patët një rast ideal, për tu bindur për  rrjetin mafiozo-socialist, mbrojtja e  të cilit, në mënyrë të dukshme nga ana juaj, s’paska qenë një rastësi. Ndaj vazhdimi i sjelljes suaj në të njejtën mënyrë, për sa vite që jeni në Shqipëri, nuk i shkonë për shtat politikës së  SHBA, -këtij vendi të bekuar, frymëzim, shpresë-dhënës, dhe rregullator, i demokracisë botërore. Të çuditëshme ishin edhe ‘’shqetësimet’’ e disa gazetarëve, analistëve, dhe opinionistëve të majtë, që parashikonin se do të ndodhte një gjë e jashtzakonshme, -duke aluduar si protagonist ogurzi, protestuesit demokrat.

‘’Parashikimet’’ e tyre ishin vërtetë shqetësuese, sepse, për mendimin tim, ata ishin në dijeni për ç’farë mafia qeveritare po organizonte.

Të dashur bashkatdhetarë, -tashmë është koha për t’u zgjuar, -Ju s’mund të mbështeteni në vende të tjera, për të zgjidhur problemet e shkaktuara nga qeveria juaj, nën sundimin e së cilës, Ju s’mund të jeni të sigurt, as në rrugë, as në lokale, as në vendet e punës, e vende publike, dhe as në shtëpitë tuaja.

Harrojeni se dikush nga jashtë do t’ju ndihmojë! –Qeveritë e huaja, më së shumti po luajnë me qeverinë e Edi Ramës, po e përdorin, dhe shfrytëzojnë atë, në interesin e tyre, por gjithmonë në kurrizin tuaj.

Po kështu, mos harroni se si: Europa, ashtu edhe Amerika jonë e dashur, po përballohen me shumë probleme, kryesisht të qëllimëshme, dhe të vetë-shkaktuara.

Po kështu, Ju mos harroni se me këtë virus, që jo vetëm ju ka infektuar tash 10 vjet, por siç duket, edhe ka depërtuar në qelizat tuaja, duke marrë peng ADN, dhe bërë modifikimin e saj. Siç dihet, modifikimet e ADN-së janë mjaft të rrezikshme për të gjithë strukturën gjenetike të kombit tonë. Me këto modifikime, mbijetesa jonë kombëtare, s’do të zgjasë shumë.

Po kështu, mos harroni se -një popull që bashkëjeton me krimin, -kriminalizohet edhe vetë. Ju kujtoj se në Kolumbi, dhe Meksikë, ku zotërojnë kartelet mafioze të drogës, populli viktimizohet vazhdimisht, dhe me dhjetra njerëz vriten pa-mëshirë, ç’do ditë, si në rrugë, shtëpi e kudo.

Pra, le t’ju shërbejë kjo goditje vagabondteske, si një mjet trishtues, ndaj të cilit duhet të mbroheni, e të kundërveproni të gjithë të bashkuar, dhe me shpejtësi, tash, sa ndoshta s’është tepër vonë. Qëndrimi indiferent dhe parazitik, me idenë se të tjerët do ta bëjnë atë për ju, nuk ju nderon aspak, e as nuk ju zgjidh asgjë.

Ju kujtoj se të gjitha vrasjet politike nëpër botë, (përfshi edhe vrasjen e kohëve të fundit të ish kryeministrit Japonez, Shinzo Abe, si dhe vrasja e ish presidentit JF Kenedi), janë organizuar dhe ekzekutuar nga të majtit (pra, socialistët).

Po kështu, pritja për zgjedhje të lira, është një naivitet absurd. Një qeveri mafioze, me rrënjë 10 vjeçare, mund të përmbyset vetëm nga një puç ushtarak, (që as që bëhet fjalë, kur dihet se ushtria, policia, drejtësia…, janë në shërbim të Edi Ramës). Atëherë s’ju mbetet tjetër zgjidhje shpëtimi, me përjashtim të protestave determinuese, që duhet të përfundojnë me përmbysjen e shtetit, (nëse doni shembuj, -keni sa të duash), pastaj mund të proçedohet me organizimin e zgjedhjeve të lira.

Të gjithë shqiptarët, -veçanërisht ata që s’ndjehen të korruptuar, apo pjesë e krimit, duhet të jenë thellësisht të shqetësuar për gjendjen ku kjo qeveri mafioze ka katandisur Shqipërinë, ata duhet të distancohen, dhe të dënojnë urgjentisht këtë akt barbar, që ndodhë ditën-për-djellë, dhe bile edhe nën hundën e Samitit të Bashkimit Europian.

Kjo duhet të jetë një thirrje alarmuese edhe për grupin e Alibejajt.

Nëse atyre, tashmë u ka mbetur ndonjë qelizë nderi, apo demokratike në trupin e tyre, -është koha për të pastruar vehten-…

Të dashur bashkatdhetarë, goditja e Sali Berishës, është një goditje e rëndë, dhe tepër e dhimbshme, e poshtruese për sejcilin prej nesh, ose më mirë me thënë, për të gjithë ata që nderohen me emrin ‘shqiptar’. Po kështu, goditja kundër Berishës, është edhe një goditje pothuajse vdekje-prurëse për lirinë, demokracinë, dhe të gjithë kombin Shqiptar.

“Edi Rama, ky armik kombëtar, i pashoq, -me punën e tij anti-shqiptare, në bashkëpunim me rrjetin ndërkombëtar anti-demokratik sorosjan, ka arritur që brenda 10 vjetësh të instalojë pushtetin e tij kriminal e të korruptuar duke filluar me Këshillin e Ministrave e deri në nivelet e pushtetit lokal, sistemin legjislativ parlamentar, sistemin e drejtësisë”


Kjo Goditje Politike, kundra Sali Berishës duhet të na bashkojë më shumë se kurrë, e njëherësh, t’na bëjë që të vlerësojmë e nderojmë me një respekt të veçantë, më shumë se kurdoherë, këtë burrë fisnik, që me dijeni të plotë, ka vu në rrezik jetën e Tij.

Ky burrë, që ve në dispozicion të vendit, dhe popullit të Tij, dashurinë për kombin dhe atdheun, patriotizmin, vendosmërinë dhe guximin e tij të jashtëzakonshëm, -e mbi të gjitha: për hir të interesave kombëtare, pranon edhe të poshërohet, me një qëllim të vetëm: Ç’lirimin tuaj nga kthetrat mafiozo-socialiste shqiptare e ndërkombëtare, kthimin e dinjitetit, moralit e prosperitetit,pa as edhe ma të voglin interes personal, duhet të mbështetet, të ndihmohet, e mbrohet në misionin e vet-ngarkuar patriotik, nga ku do të përfitoni ju, dhe i gjithë kombi ynë.

Shqiptarët e Australisë, përcjellin një respekt të veçantë, dhe mirënjohje të thellë, për përpjekjet mbinjerëzore të Sali Berishës, (një dimension tjetër, në virtytet e Tij), që në ato rrethana të jashtëzakonshme provokuese, kur kishte jetën në rrezik, ai gjeti forca, dhe urtësi, për të qetësuar demokratët, e prevenuar kështu, një luftë të pa-shmangëshme civile, aq të dëshirueshme për të gjithë të korruptuarit socialistë, që me çdo kusht, e mjete të mundshëm, po tentojnë krijimin e një dominantje, qëllimi i vetëm i së cilës, është ruajtja dhe fshehja e pasurive të vjedhura. Ky gjest burrnor, paqësor, e fisnik duhet të vlerësohet edhe nga socialistët e vërtetë shqiptar, që duhet edhe të prononcohen haptazi kundër kësaj deshire të zjarrtë që ka kaplluar udhëheqësit e tyre të pamoral.

Si mjek që jam, nuk mund ta mbyll këtë shkrim, pa komentuar pak rreth ‘’Rraportit Mjekësor’’ të të ‘’sëmurit’’, të paraqitur me aq zell, e shpejtësi. Është e turpëshme për një mjek, që të mos dijë të vejë një diagnozë, e aq më tepër, është e turpëshme, e papranueshme dhe e rrezikshme për pacientin, që t’i jepen ilaçe, jo të bazuara në diagnozë. Për mendimin tim, ky mjek ka shkelur Betimin Hipokratik ‘’Së pari mos dëmto’’, për të cilin duhet të de-rregjistrohet, dhe të ndiqet penalisht.

Megjithatë, ky rraport mjekësor , duhet të ndihmojë organet kompetente, dhe të përdoret si një dokument zyrtar, që verteton korrektësisht datën, (pra 16 Gusht, 2022), kur ky manipulimi mafioz kriminal, ka nisë rrugën e organizimit.