Dr. Zekri Palushi: 21 Maj 1973, një ditë prelud, drejt përmbysjes së komunizmit, me origjinë nga burgu-ferr, i Spaçit të Mirditës 

201

Mos harroni, se këta komunistë, jo vetëm që kurrë s’u penduan dhe kurrë s’kërkuan falje për krimet e tyre, por me një krenari, detyrim dhe fodullëk të veçantë, vazhdojnë të na përdorin e sundojnë me një neveritje e poshtërim demonstrues.

Sigal

Në përkujtim të kësaj date, miku im i nderuar, -ish Drejtori i Zërit të Amerikës, -patrioti atdhetar, shqiptaro-amerikani- Frank Shkreli, pak ditë më parë, ka botuar në gazetën ‘Telegraf’ një shkrim me titull: ‘’Revolta antikomuniste në gulakun shqiptar të Spaçit, -50 vjet më parë’’ , në të cilin, Ai, me një dhimbje të thellë shpirtrore, dhe mjeshtri profesionale, -përdor kujtimet kronologjike të At Zef Pllumbit, për të sjellë në vëmendje të lexuesit, atë ngjarje, sa epike, aq edhe tragjike, që ndodhi 50 vjet më parë në këtë skëterrë të koncentrimit të së keqes, dhe makabritetit komunist, -pra në Spaç të Mirditës. Jo pa qëllim, Zoti Shkreli, në shtjellimin e kësaj ngjarje, citon shpesh, thirrjen burrnore të kreshnikut anti-komunist, Pal Zefi: ‘’A ka mbetë ndonji shqiptar gjallë, që të mbrojë nderin e shqiptarit’’? Kësaj thirrje pyetëse, që shpreh, jo vetëm zhgënjimin dhe dëshpërimin e thellë, në një moment dramatik ku ndodhej Pal Zefi në atë kohë, – fatkeqësisht, edhe sot pas 50 vitesh, -nuk i është përgjigjur askush, dhe unë për ta ngushëlluar Pal Zefin aty ku asht, si dhe 700 ish të burgosurit e atëhershëm të këtij burgu, ku përfshihen të pushkatuarit e asaj dite: Skënder Daja, Dervish Bejko e Hajri Pasha. Po citoj një shprehje, që pukjanët e urtë e përsëritnin shumë shpesh, por nën zë: ‘’Burrat janë me hundë përpjetë, të varrosur në varret e kishave’’!  Kjo shprehje metaforike e malësorëve pukjanë, çuditërisht, edhe në ditët e sotme, -jo vetëm që është aktuale, por edhe merr një kuptim tepër të veçantë,  dhe direkt. Kjo, sigurisht që duhet të rëndojë në ndërgjegjen tonë personale dhe kolektive, e mbi të gjitha, duhet të lëndojë, e rëndojë në vlerat tona morale dhe kombëtare . Si ka mundësi që populli ynë, edhe pas 30 vitesh në liri, demokraci, e pluralizëm, s’mund të bëjnë atë çfarë Pal Zefët, e bënë, jo vetëm në kohën më të egër të diktaturës komuniste, por e bënë atë, në një nga ‘’furrat’’ e koncentrimit të kësaj diktature, siç ishte burgu i Spaçit, Burrelit, Qafë-Barit, Bulqizës, pa përmendur edhe 35 burgje të tjera. Ne kishim 39 burgje të tilla, që i ‘shërbyen’ një popullsie, që në vitin 1944, ishte më pak se 1.3 milion, e që gradualisht, në vitin 1990, rrezultojnë të rregjistruar rreth 3.3 milion? Bashkatdhetar të nderuar, në çdo ditë, duhet t’i kujtojmë vehtes, fëmijëve tanë, dhe të gjithë botës perëndimore, sidomos Amerikës ‘’sukseset’’ e komunistëve tanë, që nga viti 1941:

*Shkatërrimin e çdo opozite, dhe opozitari, -jo vetëm të partive politike të asaj kohe, por edhe shokët e tij të armëve, Bahri Omarin…., *Sekuestrimin me forcë të të gjithë pasurive,…dhe pushkatimin e pronarëve. *Pushkatuan me mijra vetë, nga këta, mbi 6000-ve s’ju gjinden varret.! Ndër ta, përfshihen edhe gjyshi im, Myslim Çejku, që se pashë kurrë, dhe gjyshi i gruas time, martiri i demokracisë, -Fran Miraka.

*70 kampe përqendrimi/koncentrimi/pune, ku mbyllën jetën e tyre mbi 70.000, kryesisht gra e fëmijë, (sepse burrat ose ishin pushkatuar, ose ishin ndër burgjet e lart-përmendura). Shumë fëmijë u dergjën, e vdiqën në këto kampe për mungesë ushqimi, e higjene, por kush pyeste për to? Në fund të-fundit, ata ishin fëmijë ‘’armiqsh’’. Një ‘’sukses’’ i madh i tyre, ishte edhe ndërtimi i rreth 1.000.000 bunkerëve, në atë kohë kur populli vuante për kafshatën e bukës, dhe asnjëherë mos harroni se, vetëm gjatë vitit 1982, 22.4% e popullsisë ishin në burgje!

* Mos harroni rrekordmenin botëror, të burgjeve politike, -Sami Daglliun, me 41vitet e burgut të tij, dhe mos harroni edhe qindra-mijëra vite burgu të shqiptarëve të tjerë, që po të ktheheshin në tulla, do të ishin të mjaftueshme për të ndërtuar një nga qytetet më të mëdha në botë!

* Mos harroni milionat e dollarëve, që komunistët gjetën për të sponsorizuar grupe të ndryshme terroristësh komunist, si në vendet e tyre, po ashtu, duke sjellë shumë prej tyre edhe në Shqipëri, ndërkohë që ne, populli, s’kishim bukë për t’u ngopur. Më kujtohet Nanë-Shefia eme, që mbushte një sahan alumini me ujë, i hidhte pak uthull e sheqer dhe na e vinte përpara që të përcillnim bukën në fyt!

*Mos harroni lidhjet e komunistëve tanë, me MAFIEN Italiane, Zvicerjane, etj, ndërkohë që me krenari flisnin për vlerat e tyre të larta të idealit komunist! Dhe mbi të gjitha:

*Mos harroni, se këta komunistë, jo vetëm që kurrë s’u penduan dhe kurrë s’kërkuan falje për krimet e tyre, por me një krenari, detyrim dhe fodullëk të veçantë, vazhdojnë të na përdorin e sundojnë me një neveritje e poshtërim demonstrues. Neveritjen dhe poshtërimin e tyre, po e ilustroj edhe me Zgjedhjet Lokale, që sapo përfunduan, ku ‘Fitorja’ e Socialistëve, (në fakt, nuk është një fitore e popullit, por është një fitore triumfuese sorosjane në dëm të popullit dhe interesave të afërta e të largëta kombëtare), nuk u arrit, vetëm me manipulime, bullizime, intimidime, përdorim grupesh kriminale dhe mbështetjen korruptive të ndërkombëtarëve, por mbi të gjitha, fitorja e tyre, kishte filluar të pregatitej prej kohësh, me punën e tyre këmbëngulse, për t’ja quar popullit varfërinë deri në fyt, -duke qenë të sigurt se kjo metodë do t’jua bënte krejt të lehtë blerjen e votës, apo neutralizimin e saj, në shkëmbim të një qesje ushqimesh të skaduara apo, me çdo gjë, dhe mjet tjetër të pandershëm. Por kulmin e poshtërimit, do ta gjejmë në fjalimin e fitores së Edi Ramës, i cili, me një veshje të zezë, alla-fashiste, (me të cilën ka drejtuar shumicën e takimeve të tij tallaviane dhe është prezantuar në rrjetet e ndryshme televizive), me një fodullëk dhe arrogancë gangstereske, bën analizën e “fitores’’, duke falenderuar, të gjithë ata   “të djathtë’’ që ju përgjigjen thirrjes së tij për të mos votuar!

E keqja më e madhe nuk ishte fitorja e socialistëve, por, për herë të dytë, pas Enver Hoxhës -Edi Rama -vrau shpresën e shqiptarëve.

Bashkatdhetarë të nderuar: qëndrimet dhe veprimet tona, të deritanishme, ndaj komunistëve, janë një turp i madh dhe tepër i dhimbshëm, për të gjithë ne, përfshirë edhe vetë, komunistët, e socialistët e ndershëm, dhe njëherësh, një shprehje flagrante mosmirënjohëse, ofendimi, dhe dissrespekti ndaj të gjithë atyre që u sakrifikuan për të zgjuar tek ne, sensin e lirisë, demokracisë dhe dinjitetit njerëzor. Sjellja jonë e deritanishme është tepër ofenduese dhe zhgënjyese, për të gjithë ata, që me sinqeritet, luftuan për liri, demokraci, e pluralizëm, dhe mbi të gjitha: sjellja jonë e deritanishme, s’ka sesi të mos jetë zhgënjyese dhe ofenduese për Zotin Shkreli, Elez Biberin dhe të gjithë stafin e tyre në Zërin e Amerikës, kur rreth 33 vite më parë intensifikuan luftën e tyre në ndihmë të përmbysjes së komunizmit, që u kurorëzua me krijimin e PDSH, më 11 Dhjetor, 1990. Mbi të gjitha, është tepër e çuditshme, e pakuptueshme, e pajustifikueshme dhe tepër shqetësuese, ç’vendosja e vemendjes nga vuajtjet tuaja, pasigurinë që keni për të sotmen dhe të nesërmen, poshtërimet e përditshme që ju bëhen, sjelljet, korrupsioni dhe ekonomia kriminale, të papara ndonjë herë, që po ju marrin frymën dhe po venë në rrezik jetën tuaj, jetën e fëmijëve tuaj, dhe gjithçka tjetër njerëzore, dhe përqendrimi i saj i plotë, në Big Brather, apo tele-novela Turke, dhe Indiane, ndërkohë, shumë prej jush, s’gjejnë pak kohë, sa për të votuar! Kjo është shumë alarmante dhe s’ndodh në asnjë prej vendeve të cilivizuara të botës perëndimore dhe tregon se agjenda sorosjane, në drejtim të shkatërrimit të vlerave moralo-njerëzore, po punon me sukses aty. Prandaj, në emër të komunitetit shqiptaro-australian, i përcjell një lutje-thirrje tejet miqësore, liderit historik të PD, dhe simbolit të demokracisë shqiptare, dhe simbol i luftës, dhe rrëzimit të komunizmit, -Profesor Sali Berishës, -që të mos tërhiqet nga kjo luftë, duke e siguruar atë se: “non-grata’’ s’do të kishte ndodhur kurrë, nëse Ai, s’do të ishte deputet: Një pozicion, sigurisht i rëndësishëm, që u pa si rrezik për marrëdhënjet e fshehta, Rama-Basha në funksion të agjendës anti-shqiptare të Sorosit. Ky shqetësim serioz, që u zgjidh me lehtësi e shpejtësi, nga një aktivist tjetër sorosian, – Antoni Blinkën nuk ka qenë e vështirë për këdo, që të merrte me mend këtë makinacion, të stilit mafioz. Megjithatë, pas zbulimit të çeshtjes McGonigsal,  preteksti ‘’Amerikan’’ për këtë vendim, bëhet krejtësish qesharak, e aq më tepër, kur ne të gjithë, dhe e gjithë bota, jemi në dijeni për korrupsionin masiv shtetëror të Edi Ramës, e mbi të gjitha, kur e gjithë bota, çdo ditë e më tepër, po njihet me fakte të reja, multikorruptive, të Familjes Baiden, pa ndihmën, dhe bekimin e të cilit, (dhe Blinkën-Soros), -Shqipëria e Edi Ramës, nuk mund të shndërrohej në një narko-shtet, aq të fuqishëm, sa të përdoret me aq lehtësi, dhe aq haptas, në favor të Mafies Politike Globaliste Botërore. Fatkeqësisht, populli shqiptar, nuk ka arritur të kuptojë, ose nuk i intereson që ta kuptojë, se Amerika e Joe Biden, dhe Yri Kim, nuk është e njëjta Amerikë me atë të George Bushit dhe Rajersonit, që rreth 33 vjet më parë, ndihmuan për sjelljen e demokracisë shqiptare.  Sot, Joe Bideni, me politikën e tij globaliste, sorosiane, të korruptuar deri në grykë, në realizim dhe funksion të agjendës së Forumit Ekonomik Botëror, po mundohet me çdo kusht, që të shkatërrojë Amerikën, dhe Cilivizimin Perëndimor në përgjithësi, duke u munduar të mbajë në pushtet mafien socialiste, jo vetëm në Amerikë e Shqipëri, por në të gjitha vendet demokratike, deri në atë kohë, kur sipas Klaus Schëap, -‘’njerëzit s’do të gëzojnë asnjë pronë private, por do të jenë të kënaqur. Kjo ka bërë që amerikanët dhe të gjithë popujt që aspirojnë për liri, demokraci, pavarësi, identitet, integritet e vlera të tjera moralo-njerëzore, të kthejnë shpresën, dhe sytë, tek Zgjedhjet Presidenciale, 2024, ku pritet që të fitojë, Donald Trump. Prandaj, gjithmonë kam këmbëngulur në shkrimet e mia se: qëllimi i të gjithë atyre, që filluan luftën kundra Sali Berishës në Shqipëri, dhe po e vazhdojnë këtë luftë, nuk ka qenë dhe as nuk është, një luftë për të shprehur solidaritetin e tyre, me vendimin amerikan, ‘’non-grata’’, apo për të shprehur   “pro-amerikanizmin’’ e tyre, por është kryekëput, në funksion të një mbështetje të orkestruar ndaj Edi Ramës, në disfavor flagrant me moralin, vlerat, dhe interesat tona kombëtare. Në këtë kontekst, –sot, më shumë se kurrë, Sali Berisha, me vlerat e Tij njerëzore e patriotike, intelektuale dhe guximin e jashtzakonshëm që e karakterizojnë, i duhet popullit dhe Kombit shqiptar, në një rrezik, kurrë të parë, herë të tjera. Shqiptar të ndershëm! -Shqetësohuni, zgjohuni, dhe veproni, sa nuk është tepër vonë! Shumica e armiqve tanë, janë të bredshëm dhe mjaft të rrezikshëm, nëse lihen jashtë vemendjes,dhe nuk sfidohen nga sejcili prej jush! Bashkatdhetar të nderuar: po e mbyll këtë shkrim me një lajm të mirë. Këto ditë, Papa Francis, -në vazhdimësi të përkushtimit të Tij për Martirët e vendit tonë, i ka dhuruar Shqipërisë, memorialin e një prej tre krye-engjujve të Zotit, Mikelin, që do të vendoset pranë Katedrales së Shën Palit, në Tiranë, më 18 Maj, 2023, –si simbol i triumfit të vdekjes së komunizmit! (Tingëllon disi cinike, apo jo?)Atëhere, në këtë situatë tejet dëshpëruese, s’na mbetet gjë tjetër, veçse t’i thërrasim mendjes, dhe t’i lutemi Shën Mikelit: ‘’O Shën Mikeli, Krye-ëngjëll, na mbro dhe bëhu mbrojtja jonë kundër ligësirave dhe kurtheve të djallit, …., Po të lutemi me përvujtësi, …. që Ti o princ i ushtrive qiellore, me fuqinë e Hyjit, hidhe në ferr Satanin dhe të gjithë shpirtrat, që sillen nëpër botë për të dëmtuar shpirtrat e njerëzve. Amen!