Çlirim HOXHA, Arta KOLONJA / Kanina nderon birin e saj, Ismail Qemalin

1105
Sigal

Në Kaninën e djepit të qytetërimit perëndimor, nga e ka origjinën arkitekti i Shpalljes së Pavarësisë, që ngriti Flamurin Kuq e Zi më 28 Nëntor 1912, kishte festë. Kanina nderonte birin e saj me lavdi të përjetshme “Prapa më vjen historia”. Që në orët e para të mëngjesit kaninjotët, që jetojnë e punojnë jashtë saj, vlonjatët nga qyteti i Vlorës, shqiptarë nga Kosova, Maqedonia, Presheva, Bujanovci, Medvegja, Mali i Zi, diaspora kudo në botë ku ka shqiptarë, nxitonin për të marr pjesë, për të nderuar Ismail Bej Qemal Vlorën e Kaninës dhe të Shqipërisë për 100 Vjetorin e Pavarësisë.Porta e Kaninës së lashtë me histori të madhe, që i ka dhënë botës së qytetëruar 4 perandorë të Bizantit,18 vezirë të lartë Perandorisë Osmane dhe ka bërë për 1000 vjet historinë e Ballkanit, tek “Bishti i Kalldrëmit” u hap për të pritur gjithë shqiptarët. Ka 70 vjet që kjo portë hyrëse me rrugën e “Bishtit Kalldrëmit” nuk ishte mbushur asnjëherë përveçse më 12-2-1919, kur populli i Vlorës dhe trevave të tjera mbarëshqiptare përcolli për në banesën e fundit trupin e pajetë të birit të Kaninës, Heroit Kombëtar, Ismail Bej Qemal Vlorës, i cili la amanet që të varrosej në Kaninë, përbri fisit të tij Sinan Pashës, Mehmet Pashës, Ferit Pashës etj., etj., thotë Kastriot Hoxha!

Festuesit kuq e zi,veturat e shumta parakalojnë para kodrave të veshura me ulli dhe gjelbërimit të përjetshëm. Kolona Kuq e Zi me detin e kaltër nën këmbë përshkon rrugën e gjarpëruar, me kthesa të shumta, mbas 3 kilometrash udhëtimi mbërrin në Sheshin e Teqesë, 400 metra lartësi mbi nivelin e detit. Të bie në sy që mbas viteve 1990 në të 2 anët e rrugës gjarpërore janë ndërtuar banesa të reja nga komuniteti kaninjot, të krijohet bindja se Kanina ka lidhje organine, strukturore tradicionale me qytetin e Vlorës. Detit të gjatë të festuesve me flamujt Kuq e Zi u shfaqet përpara Kalaja hijerëndë e Gjergj Golemit, ku i bënë shoqëri lapidari i bardhë i Heroit Legjendar të shqiptarëve,Gjergj Kastriot-Skënderbeut, me lartësi 17 metro, ndërtuar më 17-01- me rastin e 500 vjetorit të vdekjes. Në këto ditë me shumë diell gëzimi e festuesve është i ligjshëm, feston nga lindja mali i Tomorrit dhe gjithë krahina e Mallakastrës, Narta, Dukati, Ishulli i Sazanit dhe Gadishulli i Karaburunit deri në Orikum, gjithë Labëria. Në këtë rrugë para 500 vjetëve kaluan dasmorët krutan, ku morën Donikën, të bijën e Gjergj Arianitit. Në Kishën e Bardhë çifti i ri Skënderbe-Donika mori bekimin për kurorëzim që solli aleancën shpirtërore-politike Jug e Veri. Busti i Ismail Bej Qemal Vlorës mbuluar me Flamurin  Kuq e Zi, është vendosur në Sheshin e Teqesë me pamje nga deti. Për këtë eveniment nderojnë me pjesëmarrje deputetët: Arben Malaj, Arben Isaraj, Eltar Deda, Arben Imami, Dashamir Tahiri, Kreshnik Çipi, Kosta Barka, deputeti austriak Josef Hajden i shoqëruar nga shqiptaro-austriaku Fatmir Velaj, Prefekti i  Vlorë-Sarandë-Delvinë Eduart Veçani, Kryetari i Bashkisë Vlorë Shpëtim Gjika, Kryetari i Komunës Qëndër Fredo Berberi, të ftuar nga familja e Ismaili Bej Qemalit- pasardhësit e tij, Darling Ismail Vlora, Qamil Ismail Vlora dhe Ariana Ismail Vlora, unikisht të gjithë përshëndetën në këtë festë të madhe të 100 Vjetorit të Pavarësisë. Personalitetet pjesëmarrëse e quajtën  birin e Kaninës, Ismail Bej Qemalin me epitetet:

-“Me Ismail Qemalin nderojmë Gjergj Arianitin dhe Gjergj Kastriotin”!

-“Maja e shtizës së Flamurit Kuq e Zi prek rrufet”!

-“Mbi Flamurin e Ismail Qemalit është dhe Flamuri  Evropian”!

-“Bustin e Ismail Qemalit do ta bëjmë monument dhe do ta vendosim në Kaninë e Prishtinë”!

Bustin e përuroi Ministri i Mbrojtjes z. Arben Imami. Një grup intelektualësh dhe biznesmenësh kaninjot kishin vendosur që më 23-Tetor-2012 që për nder të 100 Vjetorit të Pavarësisë të plotësonin amanetin e patriotit kaninjot Ismail bej Qemalit, i cili si në kontekstin e mësipërm dha porosinë të prehej në Kaninë. Ai do të prehet përjetësisht i derdhur në bronz në qendër të Kaninës. Ndihmuan me fonde Artur Shehu, Besim Bedini, Gazmir Begaj, Astrit Aliaj, Platon Shabani, Lefter Llanaj, Genc Mustafaraj, Altin Hyseni, Qederi Kapllani, Genti Hamzaraj, Luan Metushi, Çerçiz Lushaj, Dulo Sadiraj, Bernard Caushaj, Qamil Agaj, Fatmir Aliaj, Berti Bocaj, Skënder Brati, etj. Me këto fonde përballuan ndërtimin e monumentit, zbukurimin e ambientit dhe pritjen e të pranishëmve. Bustin e punoi skulptori Sali Kondo. Shoqata “Sh.D.Kanina” u kujdes, ishte e vëmendshme që intelektualëve, personaliteteve, miqve më të nderuar tu dhuronte “Flamurin e Kaninës”.

Në aktivitetin e nderimit të Ismail Bej Qemalit, ranë sy se ky është aktiviteti më i parë, më i madh tek “Ballkoni i Vlorës”, në serinë e aktiviteteve që po bëhen në Vlorë me rastin e 100 Vjetorit të Pavarësisë. Pamë të këndojnë të bashkuar grupi i vjetër dhe grupi i të rinjve, që kishte kënduar në teatrin “Petro Marko” me rastin e vlerësimit të disa figurave patriotike të Vlorës. Midis tyre dhe nga Kanina si atë Isuf Luzit, Zako Mustafarajt, shkrimtares Vilhelme Vranari për krijimtarinë e saj të pasur letrare. Për këto aktivitete kanë ndihmuar Kryetari i Shoqatës Ymer Yzeiri, Miriam Dederi, Dr.Neki Dredha, Petrit Velaj dhe Platon Shabani. Gjatë takimit këndoi dhe grupi i të rinjve i drejtuar nga Bareq Sadiraj. Ndihmoi dhe grupi polifonik “Ismal Qemali” Me titull:- Cili je ti more burrë?- mbështetur nga historian Bardhosh Gaçe, Kastroit Hoxha, Dr.Neki Dredha, Bylybash Zyberi, Meleq Kapllani, të cilët mbajtën dhe referatet me karakter historik, z.Piro Bregu realizoi kërkesën e kohës për të shkuar dorë për dorë dhe për të nderuar përjetësisht e për çdo vit veprën e Ismail Bej Qemal Vlorës.