Çfarë budallallëku! Rrëzohet qeveria Kurti

526
Sigal

Nga Arjan Muca  

Hajnit po nuk i tregove që je hajn, të jep leksione ndershmërie!

Lajmi për rrëzimin e qeverisë Kurti ,ashtu siç pritej ka ngjallur reagime në mbarë hapësirat shqiptare. Interesant është fakti që dëgjon të flasin edhe njerëzit që normalisht as që merren me politik e qe më së shumti shprehen “Çfarë budallallëku”.

Nga një ngjarje e tillë nxjerrim disa mësime:

Së pari një lider shqiptar lindi , Albin Kurti nuk u rrëzua.

Parimet kanë kosto, parimorët i paguajnë ato.

Shapi u nda nga sheqeri, vetëm ai që është naiv nuk e kupton se kush punon për interesat e vendit dhe kush jo.

E vërteta është e dinjitetshme, edhe kur bie , bie me dinjitet.

Populli nuk ha bar , herët a vonë do ndëshkojë, sa më e madhe vëtëkënaqësia aq më e madhe dhimbja e dështimit do jetë.

Të këqinjtë gjithmonë bashkohen, mjafton të kenë një kockë për të ndarë.Ligësia qëndron edhe tek dinakëria,mbështetësit në protestë nuk dalin dot, armiku i dukshëm i Kosovës është bashkuar me armikun e padukshëm të botës ( ÇOVID-19 ).

Qëndrimi i Vjosa Osmani, Kryetare e Kuvendit të Republikës së Kosovës,  tregon se ajo ishte Kali i Trojës dhe u përdor nga klika e vjetër e paskrupujt, që për interesat e veta jo vetëm që nuk pyesin për situatën në të cilën po kalon e gjithë shoqëria nga pandemia, por nuk pyesin as për njërëz e parime. Veprimi i tyre nuk është gjë veçse një bumerang, që herët a vonë do godas pikërisht atë që e përdor. Vjosa tregoi që është aty për parimet dhe vendin e saj, e jo për dëshirat mesikine të kryetarëve që se dinë akoma se plakja nga njëherë vjen me pasoja të rënda nga mendja.

Disatancimi i saj tregoi që nuk është vegël, por një njeri që e di çfarë është të marrësh përsipër përgjegjësinë e të qenurit përfaqësuese e atyre që të dhanë votën dhe ta respektosh vendimin e sovranit. Sidoqoftë distancimi dhe qëndrimi i saj do të duhet të provohet nga e ardhmja dhe si do të veproj në atë që do pasojë këtë situatë. Do të duhet të provoj se nuk është fasada e shumëpranuar e LDK dhe se qëndrimi i saj në të vërtet është cështje parimesh dhe jo një truk politik sic rezultoi nga këto zgjedhje, një reklamë e bukur për LDK. Kriter i së vërtetës është koha dhe ajo do na tregoj se kujt i shërben, partisë apo vendit të saj.

Gjithashtu ky votim tregoi se parlamenti i Kosovës kishte 82 dele që ndiqnin ujkun.Sa groteske ! Edhe pa mend edhe pa karakter, e të jenë plotë 82, qofshi ju që jeni.

Dhe në fund edhe diçka:

Hajnit po nuk i tregove që je hajn, të jep leksione ndershmërie! Nga sot shqiptarëve të Kosovës ju lind detyra tu tregojë hajneve se nuk kanë nevojë për leksione ndershmërie.