Bujar Leskaj: Nuk i keni parë të gjitha të ligat akoma…

273
Sigal

Nga Bujar Leskaj, ish- kreu i KLSH

“Politika që inkurajuan hemorragjinë masive të qytetarëve nga Shqipëria. Në nëntë vitet e fundit janë larguar rreth 600 mijë vetë.”


Njëzetë e dy të liga në nëntë vjet të sektit Rama:

— Kanabizimi masiv i vendit. Sipas Raportit të vitit 2022 për tregun e drogës në vendet e BE-së, të Qendrës Europiane për Monitorimin e Drogave dhe Varësisë nga Droga, ” Shqipëria për disa vite ka qenë një prodhues kryesor i kanabisit bimor të destinuar për tregun europian”.

— PPP-të. Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, në Shqipëri, kontratat koncesionare të tipit partneritet publik-privat(PPP), jo vetëm kapin mbi 16.5% të prodhimit kombëtar, shifra më e lartë në krahasim me GDP-në në të gjithë Evropën, por janë të përgatitura pa konsideruar raportin kosto-përfitime dhe në shumicën e tyre, përmbajnë risqe, të cilat i përballon Buxheti i Shtetit.

— Ligjet e qepura me dorë. Sipas organizatës prestigjoze Transparency International dhe Departamentit Amerikan të Shtetit që e ka cituar në raportet e tij, Shqipëria “shkëlqen” në ligje të përgatitura mbi bazën eskluzive të interesave të një lobi biznesi, madje edhe të një biznesi apo oligarku të caktuar. Mjafton të përmendim Ligjin për Teatrin Kombëtar, masakrën e tokave sipas Ligjit 2020, si dhe abuzimet masive me Ligjin e Investitorit Strategjik .

— Dorëzimi i interesave kombëtare. duke rrënuar perspektivën e konkurrueshmërisë së ekonomisë kombëtare, me pjesëmarrjen në nismën “Ballkani i Hapur” të Presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

–Dyfishimi i Borxhit Publik. Në nëntë vjet 2013-2022, borxhi publik i Shqipërisë (ai zyrtari dhe borxhi i fshehur i detyrimeve PPP dhe detyrimeve të TVSH, etj.) ka kërcyer nga 68% në 116%!

— Shpërdorimet galopante të invesimve publike. Të gjitha të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave dhe nga ajo e Infrastrukturës flasin për kosto të rritura për ndërtimin e një km rrugë. Ato kanë një diferencë të lartë në rrugët e ndërtuara me para nga Buxheti i Shtetit, në krahasim me financimet dhe hua të buta nga donatorët.

— Politika e fasadave. Shpenzime në nivele mbi 650 milionë euro në vit, jo sipas 3 E-ve(Efektivitet, Efiçiencë dhe Ekonomicitet) dhe parimeve të OECD/SIGMA të administrimit të përgjegjshëm të financave publike, si dhe dëm ekonomik mbi 200 milionë euro.

— politika që inkurajon hemorragjinë masive të qytetarëve nga Shqipëria. Në nëntë vitet e fundit janë larguar rreth 600 mijë vetë, ose sikur të boshatiseshin qarku i Fierit, Vlorës dhe Kukësit bashkë! 345 mijë të larguar janë të rinj të grupmoshave 19-27 vjeç.

— Gropat e zeza financiare në naftë dhe në energjitikë. Politikë qeveritare që lejoi dhe nxiti abuzimet masive me koncesionet në naftën shqiptare dhe me blerjet dhe shitjet skandaloze të energjisë elektrike nga KESH.

–konsiderimi i opozitës si armike. Fjalori denigrues, sulmet verbale dhe tentativat për blerje të përfaqësuesve të opozitës janë kthyer në dukuri të përhershme e të zakonshme të sektit në qeverisje, të motivuar dhe duke dhënë shembullin personal në këto sulme vetë Lideri Global.

goditja ndaj mediave. Nuk mjaftojnë vetëm insinuatat dhe sulmet verbale të mediave pranë qeverisë. Sa herë mediat e pavarura të vendit sulmojnë dhe denoncojnë aferat qeveritare, nga organet tatimore dhe doganore nisin kontrollet selektive dhe gjobat ndaj kompanive që i financojnë këto media.

— Inkurajimi i grupeve kriminale dhe pastaj “tw hanw kokat”. Përdorimi i elementëve me të kaluar kriminale dhe i grupeve kriminale gjatë fushatave zgjedhore është tashmë një dukuri e zakonshme gjatë nëntë viteve të fundit, e denoncuar dhe nga raportet e OSBE/ODHIR.

“Gropat e zeza financiare në naftë dhe energjitikë. Politikë qeveritare që lejoi dhe nxiti abuzimet masive.”

Uzurpimi i të gjitha institucioneve të pavaraura dhe (keq)përdorimi i tyre. Rasti i fundit flagrant ishte ai i përdorimit të Autoritetit të Dosjeve në sulmin e paprecedentë dhe të turpshëm ndaj ish-Presidentit të Republikës Ilir Meta.

–Shkatërrimi i bujqësisë. Realizimi i politikave fiskale inkoherente dhe bllokuese të prodhimit të brendshëm. U zerua rimbursimi i TVSH 6 përqind në blerje për fermerët dhe u vu një taksë e re 10 përqind TVSH për lëndët e para. Pragu i rimbursimit të TVSH për investimet kapitale në bujqësi (blerje makinerish, linjash prodhimi, etj.) u dhjetëfishua! Buxheti i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për vitin 2022 ishte më i ulët se ai i vitit 2021, ndërsa mungojnë për këtë vit investimet për kanalet vaditëse dhe kulluese nga fondet e Buxhetit të Shtetit.

–Mungesë e thekshme e mbrojtjes ndaj shtresave të varfra. Rimbursimi ndaj inflacionit i 348 mijë pensionistëve kryefamiljarë, pensionistëve me pension më të vogël nga gjysma e pagës minimale dhe familjeve në nevojë me 3 mijë lekë në muaj, edhe pse një fond shumë i vogël, nuk u rinovua pas skadimit të afatit tremujor të Paketës së Rezistencës (Mjerimit) Sociale, megjithë të ardhurat rekord me shtesë mbi 440 milionë euro në buxhetin e shtetit, gjatë gjashtëmujorit të parë janar-qershor 2022.

–Mungesë e mbrojtjes ndaj biznesit dhe gjoba selektive ndaj tij. Janë me dhjetëra biznese të rrënuara nga kontrollet selektive dhe gjobat ndaj aktivitetit të tyre, ndërkohë që bizneset “mavi”, favorite të Ramës dhe sektit të tij, nuk kontrollohen asnjëherë dhe fitojnë tendera pafund nga buxheti i Shtetit.

–Propagandë arrogante dhe manipuluese gebelsiane. Çdo ditë, që nga orët e para të mëngjezit, mendja e qytetarit të thjeshtë bombardohet nga mijëra mesazhe dhe statuse, si dhe qindra shkrime, intervista dhe video në faqet në internet të institucioneve qeveritare, në mediat sociale dhe në mediat tradicionale. Çdo ditë deformohet realiteti, për të sprucuar vetëm bojën rozë të pseduo-“arritjeve” të sektit.

–Grabitja e Butrintit përmes dhënies me koncension. Kjo formë krejtësisht e pazakontë dhe e paprecedentë në Evropë, e dhënies me koncesion privatit të thesareve arkeologjike të vendit, si Parku Kombëtar i Butrintit, përbën një goditje mizore dhe shkatërruese ndaj trashëgimisë sonë kulturore, ruajtjes dhe zhvillimit të saj.

–Gllabërimi i Sheshit të Flamurit në Vlorë dhe përgjysmimi i sipërfaqes së tij, gjoja duke “rikualifikuar” Ndërhyrjet në Shesh përbëjnë një goditje të rëndë të simbolit dhe vetëdijes kombëtare për vlerat tona historike.

–Dhënia me koncension e Porteve të Durrësit dhe të Vlorës. Procedurat koncesionare po realizohen përmes kontratave dhe marrëveshjeve okulte, duke dëmtuar rëndë interesat e ekonomisë kombëtare dhe mundësitë e zhvillimit në të ardhmen të këtyre dy portave kryesore të vendit.  Në fillim e nisa këtë postim si dekalog të të këqijave të sektit Rama, por minimalisht dolën 22 të liga dhe ka me dhjetëra të tjera si këto.