Bardhyl Berberi: Politikanët, mjeshtra në korrupsion

750
Sigal

Gazeta Telegraf/

Politikanët shqiptarë  amatorë në politikë mjeshtër në korrupsion

Bardhyl Berberi


Sipas londinezes Edith Durham, për të cilën lexoja dje dhe kuptova që ka qenë
një grua, e cila do të na mbronte e ndihmonte në periudha shumë të vështira
përgjatë odisesë tonë shtetformuese, ne, shqiptarët jemi “Fëmijët e Ballkanit”! Ky përcaktim duket se është nga më të saktët
deri sot, në këtë muaj, ditë e orë që shkruaj! Pikë çuditësja (!) m’i mbyll fjalitë
vetvetiu, pasi në rreshtat e mi ka revoltë përzier me habi, çudi, hutim që
shprehin një gjendje që të befason logjikën plus dhe imagjinatën!
Kushtet tona aktuale janë kështu:
1. Kemi një parti shqiptare në pushtet që na
katandisur të kemi frikë për fëmijët;

2. Kemi një parti shqiptare në pushtet që CV e ka
shndërruar në WC;

3. Kemi një parti shqiptare në pushtet që po
boshatis përditë rrugët e këtij shteti nga shqiptarët;

4. Kemi një parti shqiptare në pushtet që sipas
përgjimeve telefonike del e lyer e përlyer deri në fyt me krim;

5. Dhe kemi një parti shqiptare në pushtet dhe një
parti “si opozitare” që, Vini Re: “nuk i duan shqiptarët!!!

Nga ana tjetër kemi disa parti, të cilat quhen
Opozitë, të cilat do të thotë janë: Kundër/
Anti/ Opposed /Adversus
.

Tani këto parti të cilat si bazë formuese kanë
pasur Ndryshimin e Pushtetit të deritanishëm, kanë marrë tjetër çështje madhore
mbi supet e tyre!!! : kanë marrë përsipër të studiojnë, sqarojnë, evidentojnë,
peshojnë çdo imtësi nga njëra tjetra, që të vendosin do bashkohen apo jo!!!

Ndërkohë që mundësia e vetme që kemi është: o të
bashkohemi dhe të mundim Bishën që është në pushtet, ose të rrimë të ndarë, e
Bisha të na gëlltisë kokë e këmbë!

Besoj që në këtë rast është krejt infantile dilema:
“të bashkohemi apo jo…?!

Nuk kemi njëqind vjet kohë për të vendosur, se
rrezikojmë 100 vjet krime e luftë, nëse lejojmë që kjo punë të vazhdojë kështu!

Ju lutem, le të tregohemi të mençur e të rritur,
dhe të bashkohemi!

Le të bëjmë një rezolutë paraprake ku të vendosë
çdo parti kushtet e veta, ta firmosim e të fillojmë garën.

Nuk dua të besoj që në opozitë ka ndonjë parti që
do të bëjë karrierë me çdo kusht, deri edhe me Mosbashkim!

Ne “ Hercules
quidem adversus duos!”
As Herkuli nuk mund të luftojë kundër dyve ose ndryshe
të ulim kokat e të pëshpëritim me turp e njëzëri se Neve: “Vestigium quidem ullum est reliquum nobis dignitatis…” nuk na ka
mbetur asnjë gjurmë Dinjiteti!