Bardhyl Berberi/ Nga ngacmimet seksuale një grua braktisi punën

551
Ngjarja e disa kohëve më parë, kur një efektivi policie që vrau taksistin në Tiranë, pasi i ngacmonte nënë e tij seksualisht, shërbeu si një shpërthim i një gruaje 30 vjeçare, e cila ishte duke pirë kafe së bashku me një shoqen e saj përbri tavolinës sime në një lokal, e cila e ngriti zërin sa tërhoqi vëmendjen e të tjerëve përreth “sa mirë ja ka bërë ata që ngacmojnë seksualisht duan plumbin”, dukej që gruaja e re kishte një mllef të madh dhe diçka duhej të kishte hequr mbi kurrizin e saj. Në tavolinë ajo ishte me një komshien time, mësuese matematike. I bëra shenjë komshies, po ajo çfarë pati … Eja o gazetar eja me tha fqinja, se mbase të shërben për gazetë. E përlotur A. L. pranoj të na tregojë ngjarjen, vetëm të shkruhej me iniciale, pasi ishte e martuar dhe me një vajzë katër vjeçare, dhe nëse i shoqi do të merrte vesh të vërtetën … patjetër do të kryente ndonjë akt të ngjashëm me atë të oficerit që mbrojti nderin e nënës. 

Para pese muajsh ajo kishte konkuruar dhe kishte fituar postin e ekonomistes në një institucion të rëndësishëm në qarkun e Korçës .Në muajin e parë dukej se po kalonte mirë. Ajo respektonte orarin dhe kryente detyrën më së miri. Një kërkesë për një kafe e drejtorit në fillim ju duk normale, madje ajo e përgëzoj përzemërsinë e tij. Sapo u futa në zyrë, një shoqe e zyrës, e moshuar më tha: “në vend të nënës po ta them se duhet të kesh kujdes nga drejtori, se rreth tij kishte shumë legjenda, troç ishte gjuetar fustanesh … Pas disa ditësh më erdhi dhe një kërkesë tjetër për kafe dhe kur më ftoj herën e tretë më tha tek shkallët, tek po hyja në zyrë se i pëlqeja shumë dhe më tërhoqi pas vetes me forcë për të më puthur. Nuk e di si mbajta gjakftohtësinë dhe pasi u tërhoqa vrullshëm, i thashë se isha një grua e martuar dhe se e doja shumë familjen time dhe nuk isha nga ato që mendonte ai. Ai nënqeshi dhe u largua duke tundur kokën mendueshëm. 

U futa në zyrë, duke menduar se e keqja kishte kaluar dhe unë i kisha dhënë përgjigjen e duhur dhe nuk gjeja ndonjë arsye se pse mund të largohesha nga puna mbase kjo ishte gjëja më normale, në fund të fundit një provokim mund t`i ndodhë kujtdo. Pas rrjedhës që po merrte ngjarja. Ajo po mallkonte bukurinë që i kishte falur natyra. Por ajo që po më bënte përshtypje në ditët që po rridhnin sa herë ndeshesha me shefin, ai më shihte në beben e syrit dhe më thoshte madje dhe në prani të tjerëve se “ne të dy kemi lënë diçka bashkë”, më çudiste fakti që nuk i bënte përshtypje nëse kishte njerëz nëpër koridore. Me një fodullëk absurdi, vazhdonte të ngulmonte këmbë deri sa ma plasi bombën. Hyri vrulltas në zyrë dhe më tha se më kishte fiksim dhe se e donte një flirt patjetër me mua. Aty mblodha mendjen dhe bisedova me shoqen e zyrës, duke i thënë se duhej ta lija punën. E doja familjen time dhe nuk desha që ta rrezikoj. E kjo ndodh në vendin tonë, ku femra shihet si një objekt e jo si një personalitet. Duke mbledhur sendet e mija nga sirtarët, më lindi ideja që ta denoncoja në prokurori. – Mirë më tha shoqja e zyrës, ti e denoncon, por është e vështirë për ta vërtetuar para trupit gjykues, se ai të kërkon fakte që të njihen me ligj, pastaj me tha shoqja e zyrës, rasti do të bëjë bujë në të gjithë qytetin dhe ti do të rrezikosh familjen tënde. Kështu vazhdon të rritet dukuria edhe pse miratohen ligje për ngacmimet seksuale është e vështirë që të zbatohen. Gratë vazhdojnë të mbeten edhe për shumë kohë si krijesa të dobëta, që kanë pak mundësi zgjedhje, megjithatë shpresa vdes e fundit.

– Jo të gjithë drejtuesit janë të këtij rangu, ja unë kam ndërruar shumë drejtorë, pasi jam në prag të pensionit, por ky drejtori i fundit është i rrezikshëm, pasi ka imunitet në rangjet e larta. ai pi kafe dhe shëtit nëpër rrugët e Korçës me ministra apo deputetë … Është një mungesë kulture nga drejtues partiakë, shpesh herë dhe pa arsimin përkatës (të vendosur në poste drejtuese për militantizëm partiak), për atë post që mendojnë të ushtrojnë pushtetin e tyre, deri në raporte shpirtërore e seksuale, të cilën e lidhin me fuqinë e karriges. E përlotur 30 vjeçarja A. L e përfundoj rrëfimin e dhimbshëm se ende nuk dinte se si do të gjente një arsye për ta gënjyer burrin e saj për largimin nga puna … Rrëfenja ishte vërtet e dhimbshme, po kujt t`i thuash, tu thuash atyre që emërojnë alabakë me plot vese dhe të deformuar …vetëm se kanë një teserë partie dhe janë besnikë të tyre!
Sigal