Bardhyl Berberi/ Bllofi me shifra të manipuluara për shqiptarët në Maqedoni

592
Deno Doncev, Sekretari i Përgjithshëm i VMRO –DPMNE ka bërë një deklaratë bombë para mediave maqedonase mbi nacionalistët ekstremë maqedonas; ai ka deklaruar se një pjesë e analistëve në Maqedoni theksojnë se numuri i shqiptarve shkon mbi 40 % të popullatës në Maqedoni. Kjo deklaratë vjen një kohë kur propogandohet se në Maqedoni nuk ka më shumë se 18% shqiptarë. Jo pa qëllim bëhen këto deklarata në këtë moment, pasi kjo ka kjë prapavijë politike dhe ka si qëllim që sipas Marrëveshjes së Ohrit shqiptarët gëzojnë statusin shtetformues kur janë mbi 20 % të popullatës fitojnë të drejta specifike. Kështu dhe ekstremistët maqedonas mos realizimin e marreveshjes së Ohrit e lidhin me këtë fakt: ata ulin përqindjen e popullsisë nën 20 % … Natyrshëm lind pyetja: Cilat janë manipulimet dhe anomalitë e regjistrimit të popullsisë në Maqedoni që kanë falsifikuar shifrat e vërteta të numrit të shqiptarëve në Maqedoni.
Së pari, më absurdja është se nëse nuk je një vit rresht në Maqedoni, nuk ke të drejtë të regjistrohesh, kur dihet se sipas vetë statistikave zyrtare shtetërore 1/3 e shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni janë në emigracion.
Së dyti, regjistrimi i popullsisë është zhvilluar gjithmone në tetor, muaj që nuk është i përshtatshëm pasi të gjithë emigrantët janë jashtë shtetit dhe ata kthehen në muajt e verës dhe regjistrimi duhet të kryhet gjatë kësaj periudhe dhe jo të vazhdojë 15 ditë sa është caktuar por të paktën 1 muaj.
Po le të sjellim disa argumenta me shifra konkrete rreth argumentit të numrit të vërtetë të shqiptarve që jetojnë në Maqedoni. Nëse shkon në Veleshtë nga 1700 shtëpi që ka fshati 700 janë të mbyllura me kyç pasi janë në emigracion; në Radushë nga 3000 banorë 1500 janë në emigracion; po kështu në qytetin e Strugës ku shqiptarët janë shumicë gati 70 %, mbi 35 % e shqipatrve që banojnë në këtë qyteti janë në emigracion apo në rajonin e Pollogut që janë mbi 50 % e shtëpive të mbyllura pasi janë në emigracion. 
Por le të marrim statistikat zyrtare të vetë entit shtetëror maqedonas. Gjatë vitit të kaluar në Maqedoni kanë lindur 22945 foshnja prej të cilave nga nënat shqipatre janë 57.5 % nga totali i lindjeve. Po ashtu duke iu referuar statistikave zyrtare maqedonase gjatë vitit të kaluar në Maqedoni kanë vdekur 19060 persona prej të cilëve 14032 janë maqedonas, 3023 janë shqiptarë dhe pjesa tjetër janë romë e turçelinj. Pra në Maqedoni, maqedonasit vdesin më shumë dhe lindin më pak! Po le të vazhdojmë analizën tonë me vetë statistikën zyrtare të entit shtetëror. Në Maqedoni në shkollën fillore të totalit të gjithë nxënësve 38% prej tyre janë shqiptarë dhe po tek kjo statistikë thuhet që kjo përqindje e nxënësve shqiptarë vazhdon prej 30 vjet rrjesht. Le të qëndrojmë brenda kësaj logjike të vetë shifrave zyrtre të statistikës shtetërore maqedonase del se fëmijët shqiptarë që para 30 vjetësh kanë qënë nga mosha 7 deri në 15 vjet tani janë 40 -45 vjeç. Për rrjedhojë gjatë vitit 2015 në Maqedoni janë më shumë se 35% shqipatarë. Çdo lojë që mundohet që maqedonasit mundohet të manipulojnë me shifrat për përqindjen e shqiptarëve në Maqedoni është një bllof. Kështu është një shpenzim i kotë i 15 -16 milionë euro që do të shpenzohen për regjistrimin e popullatës vetëm me statistikën e lindjeve dhe atë të vdekjeve dhe sa janë në emigracion dhe gjithçka ëshë e përcaktuar dhe manipulimi nuk ka asnjë bazë pasi shifrat janë kokëfortë. Ndërkohë që regjistrimin e kaluar të popullsisë janë 460 mijë shqiptarë që kanë mbetur pa u regjistruar. Në Maqedoni së shpejti zhvillohen zgjedhjet parlamentare pas krizës së qeverisë Gruevski dhe partitë shqiptare duhet të rritin frymën e bashkëpunimit për të marrë maksimumin e të zgjedhurve në parlament për të qenë aty si deputetë të një nacionaliteti shtet-formues dhe jo të një pakice kombëtare, siç i quajnë maqedonasit. 
Sigal