Badakçinjtë e shëndetësisë, milionerë me vaksinat

558
Sigal

 Një situatë tejet  skandaloze  ka përfshirë mjekësinë shqiptare e shoqëruar me   mungesën e ilaçeve, kushteve higjeno – sanitare, si dhe  babëzinë   për fitime nga personeli me diploma,  si ato të “ Bossit ”, ka detyruar hallexhinjtë të vaksinohen për t’i shpëtuar të keqes së madhe. Qytetarët shqiptarë , mashtrohen nga  profesionistë të veshur me bluzën e bardhë,  të cilët në mënyrë të turpshme gënjejnë  nga mëngjesi në darkë, me qëllimin e vetëm për të mbushur xhepat e bisneseve të tyre.  Sa herë që vjen nëntori në Shqipëri, fillojnë dhe hidhen lloj-lloj teorish,duke nxjerrë në plan të parë, vaksinimin e shqiptarëve, nga viruset e gripit, të cilat janë aq shumë, saqë edhe vetë mjekët, apo tregtarët – mjekë nuk i mbajnë mënd, as vetë se çfarë thonë në mëngjes dhe çfarë thonë, në drekë. Një herë deklarojnë se, “mbrriti  i gripi i derrave,  ndaj vaksinohuni nga gripi i zakonshëm, që të mos ketë komplikacione”, a thua se gripi i derrave rri i fshehur në tunele dhe del në nëntor –dhjetor, pikërisht në kohën që fillon prodhimi dhe shitja e  vaksinës. Nëse vaksina e derrit nuk ua prish mendjen qytetarëve,  badakçinjtë  me bluzën e bardhë, kanë gati gripin e pulave. Nëse edhe gripi i pulave shpërfillet, atëherëdelnë pah, një grip i jashtëzakonshëm me pasoja vdekjeprurëse, tek fëmijët. Pra, kjo e fundit i detyron shqiptarët, që për të ruajtur jetën e fëmijvë,  të blejnë vaksinat, qoftë edhe duke shitur gjak. E pra, këta banditë të pafytyrë dhe të pangopur, nuk lënë mangut asnjë gjë, vetëm e vetëm, të fitojnë. Këtë mënyrë badakçiu i vaksinave e përdor me  tregun e lirë, sikurse quhet rëndomtë në ambjentet dhe lobingun e Ministrisë së Shëndetsisë, pasi për tregun e brendshëm, gjithçka është e garantuar. Dhe në  tregun  e  brendshëm gjërat janë më të thjeshta, pasi  këtu hyjnë në fuqi, ligji i xhunglës ku drejtorët e spitaleve, qendrave shëndetsore, të institucioneve publike, çerdheve, kopshteve, shkollave, lokalet e ushqimit, repartet ushtarake, e plot të tjera,  detyrohen me dhunë apo largim nga puna, nëse nuk blejnë vaksinën. Madje, një pjesë e personelit që nuk duan të indentifikohen deklarojnë se: “ne shënojmë emrin sikur e bëmë dhe paguajmë paratë, se ndryshe fluturojmë nga puna”. Në fund të muajit,  të  gjithë kësaj  armate njerzish  u mbahen paratë  për llogari të badakçiut të  shëndetësisë shqiptare. Sipas një llogarie të thjeshtë,  një vaksinë blihet me nji çmim, prej 6 dollarësh dhe shitet në tregun farmaceutik, me nji çmim prej 13 dollarësh. Ky i fundit e shet 20, apo sa t’i dojë qejfi, pasi nuk i  kërkon  njeri llogari. sepse “kapua”, apo badakçiu e merr KESH, pjesën e vet. Në Shqipëri futen në total,  nga 70 mijë, deri në 80 mijë vaksina, me një fitim prej 7 dollarësh, për copë. Dhe vlera totale e fitimit për dy muaj, është 500 deri në 550 milione lekë. ( 80 000 vaksina x 7 dollarë = 560 mijë dollar). Këto janë fitime maramendëse të atyre, që e shesin sipas gjuhës së badakçinjve, si dora e parë. Por po kaq fiton edhe farmacisti dhe ai që e pëson është qytetari i thjeshtë. Ja kjo është arsyeja e vërtetë, se përse individë të caktuar të veshur me pushtet, çajnë  mikrofonat  e mediave dhe sallave. Këtu nuk diskutohet dhe nuk merret njeri me kushtet e ruajtjes  dhe sigurisë frigoriferike, analizat për efekte anësore, transporti në zona jashtë Tiranës dhe shumë e shumë të tjera. Dhe  qytetarët duhet që ditën e zgjedhjeve të ndëshkojnë me votë, këta maskarenj që po mbushin xhepat e tyre të fëlliqur me paratë  e qytetarëve të varfër, të Shqipërisë. Ndërsa, këta pseudomjekë, apo tregëtarë, kanë nevojë për t’i bërë nga një vaksinë në kokë, që të çlirohen nga ethet e fitimeve në kurriz të shëndetit dhe ekonomisë së njerëzve të thjeshtë.