Sa herë që udhëtoj nëpër Shqipëri më mbërdhen një pyetje që nuk i jap dot përgjigjie.
Çfarë ndodhi në psikologjinë dhe estetikën e shqiptarit? Dikur Mjeshtra të gurit plot finesë në agresorë ndaj të bukurës.
Nga ndërtime plot krenari dhe në harmoni me natyrën, në ndërtues me rrëmujë betoni.
Ky kontrast vrastar bie shumë në sy kur udhëton në pejsazhet e Shqipërisë rurale e cila dikur shquhej për bukuri dhe harmoni të mrekullueshme.
Dhuna e shqiptarit ndaj së bukurës, natyrës, harmonisë dhe ekuilibrit me pejsazhin përreth, e cila rezaton nga Tirana, ndihet edhe në qytezat e vogla, të cilat janë kthyer në kopje të shëmtuara të provincave të humbura të Lindjes.
Fotot më poshtë nga një fshat ku shqiptari i dikurshëm dhe ai i shek të xx kanë ndërtuar vetëm disa metra larg njëri tjetrit.




















