Altin Goxhaj: Qeveria grek “kurth” për shqiptarët në e-albania

180
Sigal

Altin Goxhaj: Qeveria ngre ‘kurth’ për shqiptarët në e-albania që të vriten mes vedit për çadra dhe shezlonge

Proçedura bënë  të pamundur aplikuesve pa lidhje partie të marrin parcelë shezllonash

Konflikti për disa metra territor plazh në Velipojë i cili përfundoi me 4 të vrarë dhe 2 të plagosur, duke tronditur kështu jo vetëm zonën, por të gjithë vendin ka sjellë reagime dhe replika të shumta në media por jo vetëm.Përmes një postimi në rrjetin e tij social “facebook” avokati i njohur, Altin Goxhaj, shpjegon proçedurën e pajisjes me liçensë për të marrë parcelë shezllonash nga subjektet privatë, dhe sipas tij lidhur me ngjarjen qeveria ka kosumuar veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Altin Goxhaj: Pas lajmit të djegies së 50 shezllonave në Dhërmi pas masakrës së Velipojës, u bëra kurioz për të parë proçedurën e pajisjes me liçensë për të marrë parcelë shezllonash nga subjektet privatë.. Më lehtë mund të fitosh tender për të ndërtuar port privat jahtesh, ndërsa për ata që i kapërcejnë të gjithë pengesat psikopatike, afatet për të apliku deri me vendos shezllonin e parë i bje andej nga Shtatori! Në fakt qëllimi i vetëm i kësaj proçedure është me ua bo të pamundur aplikuesve pa lidhje partie dhe me i krasit lekët nën dorë fazë pas faze (mbi 10 faza me nga 10 grupe pune “ndërinstitucionale”) qëja marrin njërit dhe ja japin tjetrit duke ndjek parimin si e si me i fut në konflikt aplikuesit duke ua bo nervat kaçurrel..

Natyrisht që edhe rritja e çmimit të lekëve nën dorë fazë pas faze aplikimi, rrit automatikisht çmimin e çadrave por më shumë nga të gjitha kishte të bëjë me mënyrën se si subjektet ende s’kanë marrë përgjigje për aplikimet mgjths kanë pagu dhe lekët, se edhe me dash me të dhënë kuh përgjigje është e pamundur për hkak të psikopatisë burokratike që kanë krijuar. Kjo digë burokratike e pakalueshme ka prodhu një xhungël sherri dhe shamate poshtë që solli edhe masakrën e Velipojës që e pagoi edhe në mënyrë përfqësuese një djalë jetim 20 vjeçar në ditën e parë të punës! Por të gjithë ata që e kanë gatuar këtë çorbë shkatërrimtare për turizmin dmth për bukën e gojës të qindra mijë njerëzve që shpresat i kanë në sezonin turistik, nga Edi Rama dhe Erion Braçe, te Blebdi Klosi dhe Ledion Lako (Agjencia e Bregdetit), dhe gjithë ushtria e burokratëve të angazhuar për ta çmëndur dhe më shumë proçesin, kanë kosumuar veprën penale të shpërdorimit të detyrës!

Neni 248

Shpërdorimi i detyrës

Kryerja ose moskryerja me dashje e veprimeve a e mosveprimeve në kundërshtim me ligjin, që përbën mospërmbushje të rregullt të detyrës, nga personi që ushtron funksione publike, kur i kanë sjellë atij ose personave të tjerë përfitime materiale ose jomateriale të padrejta a kanë dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit, të shtetasve dhe të personave të tjerë juridikë, nëse nuk përbën vepër tjetër penale, dënohet me burgim deri në shtatë vjet.

Pas ngjarjes së rëndë në Velipojë, ku pronarët e dy hoteleve u përplasën me armë për territorin e plazhit dhe ku mbetën 4 të vdekur e disa të plagosur, u kuptua se sherri mes tyre kishte nisur pasi ata nuk kishin marrë përgjigje nga e-Albania.

Sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave të dhjetorit 2020, aplikimet në e-Albania duhet të dorëzoheshin nga 17 maji deri 5 qershor 2021. Shumë prej operatorëve turistikë i kanë dorëzuar aplikimet e tyre, me qëllim që të nisin aktivitetin tregtar, pas një situate shumë të vështirë me pandeminë gjatë vitit të kaluar.

Por, siç raportohet nga terreni, një pjesë e këtyre operatorëve ende nuk kanë marrë përgjigje për aplikimet e tyre, duke u detyruar që ose të mos nisin punën, ose të vijojnë atë nën frikën e ndërhyrjes policore. Në këtë situatë ishin edhe bizneset, të cilët u përfshinë në përplasje me armë në Velipojë.

Në mungesë të lejeve, pronarët e hotel “Fantazia” dhe “Gocaj” në bregdetin e Shkodrës, u munduan të zgjidhin vetë situatën, duke përfunduar në përdorimin e armëve dhe përfundimin tragjik.