“ALEAT” me Sandrin për të vjedhur qytetarët në kohën e pandemisë

2068
Sigal

Engjëll Musai

Drejtor i “Telegraf”

Covid-19 në Shqipëri ka arritur në kurbën e sheshtë dhe tashmë qytetarët u natyralizuan me virusin dhe po shikojnë t’i rikthehen jetës së përditshme. Por çdo aktivitetet, apo veprim i qytetarëve duhen të kryhet  konform ligjeve, akteve ligjore dhe nënligjore që kanë dalë në zbatim të tyre dhe për këtë kërkohen  dokumentet përkatëse  të identifikimit të personit që kryen veprimin. Dhe ky dokument është Karta e Identitetit si dhe  Pasaporta. Por një numër i konsiderueshëm qytetarësh këtë dokument, tashmë nuk e posedojnë, pasi i ka skaduar afati i përdorimit. Edhe pse qeveria deklaroi se do shtyhet afati i përdorimit  të kartave, një gjë e tillë ka rënë në vesh të shurdhër tek bankat, noteritë, etj. Situata  vazhdon të jetë kaotike, ndërkohë që  kompania ALEAT, që ka fituar PPP e Kartave dhe Pasaportave vazhdon të vjelë paratë e qytetarëve pa kryer shërbime. Me qindra mijëra qytetarë kanë prerë kupona në sportelet e postës  për llogari të kompanisë mashtruese ALEAT, e cila mbush arkën e saj, por shërbim nuk kryen. Përse vazhdon të shes kupona ALEAT në sportelet e postës, kur shërbime nuk kryen? A do paguhen kamatëvonesat për paratë e marra në mënyrë hajdutëçe?

I pyetur në lidhje me këtë babëzi të saj, ALEAT justifikohet se ne i kemi sportelet të hapura dhe vazhdojmë shpërndarjen e kartave, ndërsa kartat e reja janë bllokuar, sepse ministria e Brendshme  nuk na sjellë punonjësin e gjëdjes civile, sipas marveshjes. Por as ALEAT dhe as Sandër Lleshaj nuk flet se përse vazhdojnë të mblidhen prej 2 muajsh paratë e kartave dhe pasaportave në sportelet e shtetit. Dhe grabitja e qytetarëve në bashkëpunim vazhdon…